Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Politikat ballkanike historikisht vijnë nga Beogradi

Procesi i Berlinit, është rruga e gjatë por e sigurt e integrimit në BE të gjashtëshes ballkanike (WB6), që e ka BE-në brenda si orientim e garancë, kurse ‘Open Balkan’ jo që nuk e ka BE-në në qendër, por sikur e sfidon!?

Poashtu, mekanizma të BE-së janë CEFTA e MSA.

Sëkëndejmi, Kosova duhet t’u shmanget politikave ballkanike, të cilat i inicon dhe dominon historikisht Serbia.

Nëse mbështetemi tek historia, ajo na mëson se interesi i menjëhershëm i strategjisë serbe është nxjerrja e shqiptarëve nga politikat e ndërkombëtarizimit dhe rikthimin e saj, si çështje serbe.

Shtetet (siguria e tyre nacionale) varen nga gjeopolitika, para se nga ekonomia! Nuk ka ‘Open Balkan’ pa njohje të Kosovës shtet sovran nga Serbia, përndryshe, Kosova bëhet shtet jofunksional dhe hyn në rrugën e zgjidhjeve jokushtetuese, territoriale. Finalja e këtyre politikave është humbja e veriut të vendit dhe nënshtrimi neokolonialist i tregut të saj, ‘boshtit’ të supozuar.

E fundit politikë ballkanike, si ofertë për paqe e bashkëpunim rajonal është  Open Balkan, vallja serbe me një koreografi të sofistikuar të ngjashme me midelin e Procesit të Berlinit, por si mutacion i tij, në të cilën valle i është pikë të vallëzojë edhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama!?

Me e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” sërish është aktual. “Bota serbe” është kamuflim për një bashkim të serbëve, përkatësisht të bërjes së shtetit serb, që konceptohet që nga 1878 si shtet i papërfunduar dhe përmes politikave ballkanike, që historikisht ideohen në Beograd dhe gëlltitën në rajon, si ide përparimtare, mësyn zgjerimin e territoreve dhe pikëtimin e interesave strategjike të veta, në kurriz të fqinjve.

Kryeministri shqiptar, jo rrallë përmend ‘botën shqiptare’ e cila, duke përjashtuar BE-në mund të shndërrojë gjeografinë shqiptare (me leje të Serbisë?) në një “vilajet” shqiptar, njëherësh ndjekje e shembullit serbian, që mund të kundrohet si një nismë e një boshti serbo-shqiptar!?

Sipas Ivo Goldstein, historian kroat i prejardhjës hebraike, nëse serbëve në vendet fqinje u sugjerohet që të jenë në radhë të parë serbë dhe jo qytetarë, ky është skenar i ngjashëm me atë të fundviteve 80-të dhe fillimviteve 90-të. Goldstein thotë se koncepti i “botës serbe” që po e promovon Beogradi është sfidë e rrezikshme për Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.

“Ideja e “botës serbe” bazohet në konceptin rus të “ruski mir”.

Ky koncept në formën e vet ideologjike përdoret për të legjitimuar ndikimin rus në hapësirën postsovjetike. Edhe koncepti i “botës serbe” ka këtë qëllim: dominimin e Serbisë në hapësirën postjugosllave, mundësisht duke zgjeruar ndikimin e Beogradit edhe në Shqipëri.

Që nga rënia e komunizmit në Europën Juglindore (1989-91) Ballkani ka qenë më shumë prioritet gjeopolitik europian dhe botëror, sesa në çdo kohë tjetër, që nga Lufta e Parë Botërore. Për këtë arsye, evolucioni i politikës ballkanike është përcaktuar nën influencën e Perëndimit.

Rajoni i Ballkanit ka përjetuar sfida por edhe rilindje e vetafirmim: Vendosjën e parë parandaluese të forcave të OKB -së përgjatë kufijve maqedonas në 1992; përdorimin e parë të paqeruajtësve të OKB -së në Evropën kontinentale; aksioni i parë ushtarak nga NATO në 1994 (kundër serbëve të Bosnjës) dhe lufta e parë sulmuese e NATO -s, më 1999 (kundër RFJ-së), kjo e fundit ishte gjithashtu lufta e parë ekskluzive ajrore dhe përkujdesje për komb-krijim.

Më 1878 shqiptarët u mblodhën në Prizren për Lidhjën e tyre, si reaksion ndaj pushtimit osman, ndërkohë që Serbia nisi zbatimin e planeve të spastrimit etnik në Toplicë, ngase arbanasët llogariteshin si ‘element turk’ sëkëndejmi pengesë të shtetit e sapo pavarësuar serb dhe prosperitetit të tij.

520 fshtra arbabase u shkretëruan. Kush nuk pati fatin të ikte u ngul në bajonetat e ushtrisë serbe. Ndërkohë që Mali i Zi u njoh shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit (1878), duke fituar krahu pro pavarësisë nën sundimin e Krajl Nikollës. Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 1912 pa kufij të qartë dhe pa mbrojtje të tyre. Serbia tashmë kishte zaptuar Kosovën (shtator, 1912) dhe po marshonte për Shkup.

Kruma e Luma u dogjën me zjarr e hekur.

Me politikat aktive ballkanike (Mbretëria shqiptare u josh nga Nikola Pašić që të mos bënte zë për Kosovën që Serbia të mos e ngucte në kufijtë e mbrojtur ligsht), përderisa shteti malazez u zhduk (1918) duke u bërë pjesë e Serbisë dhe Nikolla i kaloi vitet e fundit të jetës në mërgim.

Derisa shteti shqiptar po konsolidohej nën një Mbret (Zogu) që po bëhej gjithnjë ma properëndimor, ideja për formimin e një federate ose Konfederate ballkanike u shfaq si politikë fillimisht social-demokrate (Dimitrije Tucović, 1909) në truallin ballkanik. Ishte ashiqare politikë përparimtare ballkanike kundër ndërhyrjës së Fuqive të Mëdha në rajon, e pastaj u u bë doktrinare, si politikë komuniste ballkanike, sërish e orientuar kundër Perëndimit (Georgi Dimitrov  e  Luben Karavellov (bullgarë) nga Internacionalja e Tretë, e themeluar në Moskë, 1919 dhe e njohur si Kominterna (nga rusishtja: internacionalja komuniste);

Kominterna shpejt u dominua nga partia Komuniste Jugosllave dhe në mes të viteve 1920 u shmang qasha unitariste jugosllave duke pranuar kombin slloven, kroat dhe serb, dhe kjo shënoi rikthimin e politikave ballkanike që dmth dominioni serb, që më 1918 krijoi burgun e popujve, Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene, duke ua nepërkëmbur të drejtat popujve tjerë, veçanërisht shqiptarëve, bosniakëve, malazezëve e maqedonëve.

Unioni Doganor Jugosllavi- Shqipëri shënon hapin e parë të realuzuar të politikave ballkanike serbiane. Shqipëria e “çliruar” nga nazifashizmi u bë shpejt synim i Jugosllavisë së dominuar nga Serbia. Mali i Zi pas vitit 1945 ndonëse një Republikë federale, ra nën ndikimin serb.

Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia poashtu. Kosova mbahej nën administrim ushtarak kyrse Shqipëria u josh nga politika ballkanike e komunistëve jugosllav që të hynte në një union doganor, nën kontrollin e rrept serbian!?

Monedha shqiptare, Lek u zhvlerësua në raport me Dinarin jugosllav dhe tregu shqiptar (me rregullat e kliringut) iu nënshtrua politikave ekonomike kolonialiste të Beogradit. Nacionalistë shqiptarë brenda partisë komuniste nisën kryengritjën deri në bojkot të plotë të kësaj çude serbe, të shitur si politika bashkëpunimi vëllazëror.

Pas vitit 1989, kur Serbia ne tankse hoqi autonominë e Kosovës, sllovenët e kroatët u lidhën me Perëndimin dhe bëheshin gati për rikonfirmim të pavarësisë kurse Serbia bëhej gati për luftë hegjemoniste.

Serbia iu rikthy politikave ballkanike kinse në mbrojtje të Jugosllavisë federale kurse Kosova e ripushtuar nuk iu bind për herë të parë në histori, politikave ballkanike. Ibrahim Rugova me Alternativën kosovare udhëtoi në Washington (1990), një vit më pas edhe Sali Berisha, takoi George Bush, senior, i cili po atë vit bëri “Kercënimin e Kërshëndellave” për Jugosllavinë e cunguar, sidoqoftë ishte vit ky i rreshtimit perëndimor të shqiptarëve, që po i shmangëshin politikave ballkanike.

Më 1993 – 94, Adem Demaçi si kundërvënie politikave ndërkombëtarizuese të Rugovës, u rikthy tek tezat e vjetra për Ballkaninë, një projekt ky për të cilin, në mes të luftërave shkatrrimtare të Serbisë kundër të gjithë joserbëve, askush nuk kishte mirëkuptim.

Pas luftrave të RFJ kundër sllovenëve, kroatëve e bosniakëve, në Dayton (Ohio) më 1996 u thirr Konferenca e Paqes, pasi që avionë luftarak amerikanë hodhën bomba mbi caqet ushtarake të serbëve në Bosnjë.

Më 1998 Serbia hyri në luftë të hapur në Kosovë, kurse më 24 mars 1999 nisi sulmi ajror i NATO-s kundër Serbisë (RFJ) dhe më 10 qërshor Serbia nënshkruajti kapitullimin që njihej si Marrëveshja Teknike-ushtarake ndërmjet RFJ dhe NATO-s.

Kosova u çlirua duke nusur rrugëtimin e saj drejt pavarësisë kombëtare si Protektorat Ndërkombëtar (UNMIK) dhe jashtë politikave ballkanike.

Mali i Zi e rikonfirmoi pavarësinë kombëtare më 2006, (Maqedonia si FYROM e kishte bërë këtë tashmë pa luftë (?) më 1991) kurse Kosova më 17 shkurt, 2008, shpalli Deklaratën e pavarësisë.

Me këtë konsiderohej se pësuan disfatë politikat ballkanike, sepse pavarësia e Kosovës po e paqtonte Ballkanin Perëndimor, porse, rritja e ndikimit rus në përmasa globale dhe shtrirja e këtij ndikimi në rajonin tonë, e shtyu Çështjen e Kosovës drejt një konflikti të ngrirë dhe njëkohësisht forcoi linjat ndarëse në Bosnjë, duke fuqizuar forcat kundër pavarësisë në Malin e Zi.

Doktrinës ruse i dha mbështetje eurocentrizmi (idetë kundër zgjërimit të BE-së) në një anë dhe hezitimi i Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë e Qipros për ta njohur shtetin e ri, gjë që e bllokoi trajektoren e pakthyeshme perëndimire të Kosovës, sëpaku përkohësisht.

Ndërkohë, si vazhdimësi e politikës pas Milošević-iane të Kryeministrit të vrarë, Zoran Djindjić, Presudenti i atëhershëm serb, Boris Tadić u përpoq ta rikthente vëmendjën ndërkombëtare kah politikat ballkanike me idenë e tij “Razgranićenje s’Albanijom” (Ripërkufizim me Shqipërinë) më 2010-2012, që mësynte negociim me Tiranën duke anashkaluar Prishtinën zyrtare, por atëbotë nuk ia doli të hamendësojë Tiranën zyrtare!?

Serbia, së fundi, duke e joshur Shqipërinë e Edi Ramës u rikthy në politikat ballkanike përmes projektit të Open Balkan.

Kjo ide e një boshti serbo-shqiptar, në dukje pro hapjës dhe bashkëpunimit, në thelb është projekt anti shtetit të Kosovës!?

Dhe në afate më të gjata, krijon kundërpeshë gjeostrategjije ndaj ShBA-së.

Nëse në Open Balkan rigrupohen serbët në një ‘botë serbe’ dhe shqiptarët në një ‘botë shqiptare’, humbëse nuk janë Sllovenia e jo sidomos Kroacia (anëtare të BE-së dhe NATO-s) por në rend të parë bosniakët myslimanë dhe entiteti juridik-politik, shteti i Kosovës!?

Nëse lëvizjet çlirimtare (si kjo e Kosovës) për rreth një shekull luftojnë për mëvetësi e shtet kombëtar, atëherë ç’kuptim ka kjo mëvetësi pa shtetin kombëtar!?

Serbia i ka shpallur luftë anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtar, kurse pranon të ulet me të në tavolinën e ‘Open Balkan’, si strategjia më joshëse për ta larguar Kosovën nga forumet ndërkombëtare e për ta trajtuar si problem serb, përkatësisht ballkanik, sipas parimit hegjemonist “Ballkani – ballkanasve”!?

Projekti Open Balkan në rend të parë, është kurth i Aleksandar Vučić-it për ta neglizhuar njohjën e Kosovës (duke pritur situata të ngjashme me Afganistanin!???) dhe fiksion i Edi Ramës për ta zbutur Serbinë (eventualisht joshjën e ndoshta  miliona turistëve serbë në resortet shqiptare) dhe pengimin e rrugës së pakthyeshme austriake VS rrugës gjermane, për kosovarët, të cilët megjithë rrengjet dhe rreziqet kanë marrë kursin e Karl Renner, drejt riafirmimit të pavarësisë së rifituar!

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.