Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Prishtinë: A jeni për…truAktiv?

Illustration: Big Eye

Çka është truAktiv?

Sbunker rikthehet me organizimin e vitit të tretë të programit truAktiv. Këtë rradhë truAktiv-i po vjen edhe në komuna të tjera.TruAktiv është program i ligjëratave/diskutimeve tematike dhe punëtorive që synojnë të nxisin mendimin kritik të rinisë aktive rreth temave politike dhe sociale.Kush mund të aplikojë?Të gjithë të rinjtë e moshave 17-22 vjet me vendbanim në rajonin e Prishtinës (përfshi komunat e Kastriotit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Artanës dhe Drenasit).Ku dhe kur?Programi truAktiv zbarkon në Prishtinë në datat 25-28 qershor. Në ditën e parë (25 qershor) në orët e vona të pasdites mbahet vetëm një organizim social, ndërsa në datat 26-28 qershor ligjeratat / disuktimet mbahen prej orës 13:00 deri në ora 18:00.Bashkëbiseduesit dhe temat:Bashkëbiseduesit e programit janë njohës të fushës, studiues dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë. Diskutimet dhe punëtoritë do të udhëhiqen nga Adem Beha, Adelina Berisha, Shkodran Ramadani, Eurisa Rukovci, Zgjim Hyseni, Flutura Kusari, kolektivi HaveIt, Nora Ahmetaj, Samir Shahini dhe shumë të tjerë.Diskutimet do të ndahen në tre ditë tematike:Dita 1: Kritikë në politikë, ku do të flitet për shoqërinë politike, klasat, mobilizimin klasor dhe identetet sociale.Dita 2: Kritikë në shoqëri, ku do të diskutohet për sfidat konkrete të pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë në shoqërinë tonë.Dita 3: Kritikë në aktivizëm, ku do të flitet për ndikimin e aktivizmit në sferën publike dhe format e ndryshme të aktivizmit.Në fund të thirrjes mund t’i gjeni biografitë e ligjëruesve dhe bashkëbiseduesve.Çka përfitoni nga programi?– Mundësi për të bërë punë praktike në sbunker ose në njërën nga organizatat bashkëpunuese.- Mundësi për të marrë pjesë në nivele të tjera të programit truAktiv, përfshirë:- “TruAktiv Summit” që do të mbahet në fund të vitit në Prishtinë me pjesëmarrës të programit truAktiv nga e gjithë Kosova.- Programin e thelluar tre-mujor “Shoqëria dhe Politika”- Modulin “Produksioni Multimedial” dhe “Aktivizmi në Komunitet”- Mundësi për të përfituar mbështetje financiare dhe mentorim për nisma të vogla në komunitetet tuaja.
– Mundësi për t’u shoqëruar dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit të gjerë të qindra pjesëmarrësve truAktiv.
Aplikoni duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara këtu, më së largu deri më 22 qershor në ora 16:00. Vetëm 40 pjesëmarrësit e pranuar do të njoftohen deri më 23 qershor.Inkurajohen të aplikojnë të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve etnike pakicë.
——-TruAktiv është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).Kush janë folësit në truAktiv:Adem Beha është ligjërues në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.  Ai përfundoi studimet në Shkencë Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomuar në master në programin Shoqëria Civile dhe Zhvillim Lokal nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Kombëtar i Irlandës në Galway.  Momentalisht, Beha është në përfundim të studimeve të  doktoratës në shkencën politike në  SEEU.  Interesimet e tij kërkimore përfshijnë: transformimi i konflikteve, siguria njerëzore, shtet-ndërtimi dhe ndërtimi i paqes, të drejtat e pakicave dhe zhvillimi i qëndrueshëm.Eurisa Rukovci studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës – Departamentin e Psikologjisë. Eurisa është drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Social Lab” dhe është ideatore e aplikacionit të parë për shëndetin seksual “Shnet”. Eurisa, që nga viti 2015, shkruan si kolumniste nga Kosova për media regjionale, kurse njëherazi punon edhe si përkthyese librash. Eurisa është marrë vazhdimisht me aktivizëm, posaçërisht në lidhje me të drejtat e grave, si dhe ka bërë një sërë hulumtimesh shkencore nga fusha e psikologjisë sociale dhe kulturore. Fushat e vokacionit të saj janë psikologjia sociale, shëndeti seksual, historiku i lëvizjeve feministe në botë dhe kritika e kulturës.Shkodran Ramadani është hulumtues  në Institutin “Compass” në Prishtinë. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë dhe studimet Master në Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Shkodrani është aktiv në fushën e hulumtimeve të sigurisë, drejtësisë tranzicionale, marrëdhënieve ndërkombëtare, populizmit, sekularizmit, demokracisë konsociacionale dhe autonomisë.Flutura Kusari është aktiviste e të drejtave të njeriut e fokusuar në ligjin e medias. Flutura ka punuar për dhjetë vjet në organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë duke përfshirë Rrjetin Ballkanik të Raportimit Hetimor dhe Iniciativën Kosovare për Stabilitet duke u fokusuar në projekte që lidhen me të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, mediat, sundimin e ligjit dhe sistemin gjyqësor. Për disa vite, Flutura ka përpunuar ligjërisht artikuj kompleksë hetues dhe programe televizive dhe ka punuar ngushtë me gazetarët kosovarë në drejtim të kontrollit të fakteve, mbrojtjes së burimeve, sinjalizuesve, qasjes në dokumente publike dhe të drejtave të autorit.Nora Ahmetaj themeloi Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP) në vitin 2010, dhe deri në vitin 2016 shërbeu si drejtore e saj. Gjatë luftës në Kosovë, ajo zhvilloi hetimet për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit për Qendrën për të Drejtën Humanitare. Ahmetaj ka specializuar gjatë gjithë karrierës së saj në të drejtat e njeriut, transformimin e paqes dhe konfliktit dhe drejtësinë tranzicionale. Para se të punonte në CRDP, Ahmetaj ishte këshilltare e Komisionit Evropian dhe punoi për një sërë organizatash ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Nga viti 2010 deri në 2012, ajo ishte anëtare e Këshillit Koordinues Rajonal të Koalicioneve për themelimin e Komisionit Rajonal të së Vërtetës (KOMRA). Ajo u trajnua për të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Qendrën Carr për Politikat e të Drejtave të Njeriut në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy të Harvardit, në të cilën ajo mori pjesë në vitet 1999-2000.Zgjim Hyseni ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Zgjim Hyseni është ish-drejtues i Sekretariatit për Formim Ideo-politik i Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa tash është anëtar i kryesisë i Partisë Socialdemokrate. Zgjimi ka interes në studimin e ideologjisë, barazisë sociale dhe  mobilizimit klasor.HaveIt (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) është një kolektiv prej katër grave që tentojnë të shkojnë përtej kënaqësisë së përditshme, rregullave moraliste dhe refuzojnë të pajtohen me rrjedhën kryesore. HaveIt përmes performancave rrugore e përdorin fuqinë e artit për përçimin e mesazheve për barazi sociale, thyerjen e stereotipeve dhe sfidimin e stigmave shoqërore dhe kodeve morale të një vendi.Adelina Berisha është aktiviste feministe. Që nga viti 2007 ajo është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës. Puna e saj përfshin barazinë gjinore me fokus të veçantë në dhunën në baza gjinore. Gjatë kësaj kohe, ajo ka kontribuar si hulumtuese në shumë studime për dhunën gjinore, ngacmimet seksuale dhe shëndetin riprodhues. Aktualisht ajo është koordinatore per avokim kunder dhunes me baza gjinore në RrGGK. Me motrat e tjera feministe, Adelina ka organizuar protesta të ndryshme dhe aksione në rrugë lidhur me çështjet gjinore.Samir Shahini ka përfunduar fakultetin e Gjuhës Angleze në nivelin bachelor, dhe tani është duke ndjekur studimet master në drejtimin Integrime Evropiane dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës. Samiri është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë për një kohë të gjatë. Ai ka punuar në Lets Shine Together si koordinator i aktiviteteve dhe në The Ideas Partnership si menaxher i programeve. Aktualisht punon në Balkan Sunflowers Kosova në pozitën e koordinatorit të programeve. Samiri ka interes të veçantë për të drejtat e njeriut, me theks në të drejtat e komuniteteve etnike pakicë në Kosovë, çështjet që lidhen me ambientin, si dhe ndërmarrësinë sociale.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.