Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Pushteti dhe qytetarët në Mal të Zi: Të shurdhër ndaj paralajmërimeve, masave dhe përgjegjësisë

Vendimet e marra nga qeveria e mëparshme ishin, siç doli, të këqija. Përgjegjësia e qeverisë së re ilustrohet më së miri nga fakti se përfaqësuesit e saj nuk kujdesen për rekomandimet që bëjnë vetë. Si zakonisht, më së shumti vuajnë qytetarët.

Mali i Zi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve të rinj me virusin COVID-19 për 100 mijë banorë nga 52 vendet në Evropë. Kjo u tregua kohët e fundit nga të dhënat e qendrave të ndryshme statistikore evropiane. Sipas një hulumtimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me deri në 186 vdekje për 100.000 banorë, Mali i Zi renditet i shtati në botë, ndërsa i dyti në rajon. Ndërsa epidemiologët paralajmërojnë se situata është serioze dhe se ka të gjitha shanset që ajo të përkeqësohet, autoritetet nuk po bëjnë sa duhet për të zgjidhur problemet e shumta që janë grumbulluar.

Pikërisht për këtë kohët e fundit paralajmëroi epidemiologia Milena Popović Samarxhiç: “Unë nuk di si të llogaris në na respektimin e masave nga qytetarët, nëse kemi neglizhencë të përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi ndaj masave që ata sjellin vetë.” Ajo vlerësoi se situata në lidhje me pandeminë e koronavirusit në Mal të Zi është shumë shqetësuese.

Neglizhenca si e autoriteteve ashtu edhe e qytetarëve konfirmohet nga fotot e ngjarjeve të fundit shoqërore-politike në vend – protests në Cetinje me rastin e kurorëzimit të Mitropolitit Joanikije të Malit të Zi dhe pritjen e Patriarkut Porfir të Kishës Ortodokse Serbe para Kishës së Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë. Ata që iu përmbajtën masave të fundit të përshkruara nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (IShPMZ) në këto tubime ishin në pakicë.

Në prag të këtyre tubimeve masive, asnjë nga autoritetet nuk e pa të nevojshme t’i drejtohej qytetarëve dhe t’i ftonte ata të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat. Përkundrazi, disa prej tyre u “zhvilluan” nga prania e zyrtarëve më të mëdhenj shtetërorë – Presidenti Milo Gjukanović dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Masat më të reja kundër përhapjes së virusit

Masat e reja në luftën kundër koronavirusit, të miratuara nga Qeveria e Malit të Zi, janë të vlefshme deri më 22 tetor.

Lejohet performimi i muzikës live brenda ambienteve të gastronomisë me detyrimin që të gjithë punonjësit, muzikantët dhe mysafirët të kenë një Certifikatë kombëtare digjitale.

Certifikata kombëtare digjitale e COVID është e vlefshme vetëm nëse personi plotëson një nga kushtet e përcaktuara: që ai/ajo të jetë plotësisht i/e vaksinuar, pavarësisht se sa ditë kanë kaluar nga rivaksinimi, se ai/ajo ka një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë, ose të ketë një test të shpejtë të antigjenit negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Në të gjitha festimet/ahengjet private, si dhe ngjarjet sportive që mbahen në ambiente të mbyllura, lejohet prania e maksimalisht 50 personave, me kusht që ata të plotësojnë të paktën një nga kushtet e përcaktuara të Certifikatës kombëtare digjitale për KOVID. I njëjti numër i pranishëm në ngjarje të tilla lejohet edhe në tarraca dhe kopshte të objekteve të gastronomisë, por të gjithë duhet të plotësojnë një nga kushtet e përmendura më lart.

Performimi muzikës live në brendësi të objekteve gastronomike është i lejuar, kurse organizatorët e të gjitha këtyre ngjarjeve janë të detyruar të caktojnë dikë që do të kontrollojë dhe do të jetë përgjegjës për respektimin e masave.

Nga 9 tetori, Certifikata kombëtare digjitale për KOVID do të kërkohet për të hyrë edhe në objektet e destinuara për shitjen e produkteve ushqimore, të cilët kanë një sipërfaqe prej një mijë metra katrorë dhe më shumë.

Vaksinimi po vijon me ritëm të ngadaltë

Ndërsa disa vende evropiane pothuajse kanë përfunduar me vaksinimin, si Danimarka ose Irlanda, statistikat në Mal të Zi nuk japin arsye për optimizëm se diçka e tillë do të ndodhë në vendin tonë në të ardhmen e afërt.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiç, në një konferencë shtypi të kohëve të fundit mbi masat e reja njoftoi se më shumë se një e treta e të sëmurëve aktualisht janë qytetarë të moshës 20 deri në 39 vjeç . “Fatkeqësisht, ata që janë bartësit më të zakonshëm të virusit janë më pak të vaksinuar – pjesëmarrja është 20 deri në 30 përqind në këto kategori, kështu që njerëzit e moshuar vuajnë prej tyre – në familje, në ambientet e punës”.

Sipas të dhënave që instituti mori nga spitalet, 86.5 përqind e atyre që vdiqën nga koronavirusi nga data 4 maj deri më tani ishin pacientë të pavaksinuar.

Ndërsa Bashkimi Evropian (BE) përmbushi qëllimin e vendosur dhe vaksinoi 70 përqind të të rriturve deri më 1 shtator, në Mal të Zi kjo përqindje është vetëm 47.6 përqind. Të rinjtë janë më pak të vaksinuar – vetëm 20 përqind. Deri më tani, janë siguruar 762,340,000 doza vaksinash – vaksina Pfizer, Sputnik V, Astra Zeneca si dhe ajo kineze.

Sipas informacioneve nga disa të moshuar, për një vaksinim patronazhi pritet me ditë. Disa prej tyre kanë aplikuar për të disa javë më parë, dhe janë ende në listën e pritjes.

Pothuajse tre të katërtat e qytetarëve besojnë se vaksinimi kundër koronavirusit duhet të jetë një përparësi. Këto janë rezultatet e hulumtimit të fundit të kryer në Mal të Zi në fund të korrikut nga agjencia Ipsos, të cilat rezultate i shpalli së fundmi UNICEF në Mal të Zi.

Vlasta i graganite vo Crna Gora Ogluseni na predupreduvanjata merkite i odgovornostaBurimi: shutterstock.com

Numri i qytetarëve që nuk duan të vaksinohen, sipas këtij hulumtimi, kishte rënë nga 44 në 35 përqind nga janari në korrik të këtij viti. Në mesin e të pavendosurve ka më shumë njerëz që thonë se nuk janë të informuar sa duhet për këtë çështje, ndërsa mes atyre që nuk duan të vaksinohen ka më shumë njerëz që nuk u besojnë institucioneve shëndetësore dhe që nuk shqetësohen nga infektimi me koronavirus, si dhe ata që kanë dyshime për të gjitha vaksinat dhe besojnë se në përgjithësi ato duhet të shmangen.

Koronavirusi dhe sistemi arsimor: Shumica e të infektuarve në shkollat ​​fillore, prandaj mund të kalohet në mësim online

Sipas informacionit nga faqja e internetit Kovid dhe arsimi, shumica e të së,murëve janë në shkollat ​​fillore – 330 nxënës dhe 68 mësues, ndërsa në shkollat e mesme të infektuar janë 308 nxënës dhe 53 profesorë.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galiç tha se situata në shkollat ​​malazeze – nuk është alarmante – duke pasur parasysh faktin se në Malin e Zi, në shkollat ​​fillore dhe të mesme ndjekin gati 96 mijë nxënës dhe rreth nëntë mijë pesëqind mësues.

Para fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit njoftoi se kishin siguruar termometra, mjete për dezinfektimin e duarve, hapësirës dhe sipërfaqeve, si dhe preparate të tjera higjienike. Mësuesit pohojnë se problemi në lidhje me prokurimin e pajisjeve mbrojtëse është ende i pazgjidhur dhe se ata janë të detyruar të blejnë vetë maska ​​dhe dezinfektues në mënyrë që të jenë në gjendje të mbajnë orët e mësimit.

Rikthimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në variantin e mësimit online do të jetë me shumë gjasë i sigurt. Kjo u njoftua nga kryetari i bordit të Podgoricës të Sindikatës së Arsimit, Sllobodan Savoviq. U organizuan gjithashtu edhe protesta civile me rastin e vendimit që fëmijët duhet të mbajnë maska ​​gjatë orëve të mësimit.

Ngritje kallëzimesh penale për dyshimin e falsifikimit të certifikatave

Ka edhe qytetarë të paskrupullt. Ministria e Shëndetësisë kohët e fundit paraqiti një raport në Administratën e Policisë (AP) nën dyshimin e falsifikimit të certifikatave të vaksinimit. “Është hapur edhe një faqe interneti në bazë të të cilit janë keqpërdorur edhe vërtetimet. Presim veprim të shpejtë të policisë”, tha ministrja Boroviniç-Bojoviç.

Siç tha ajo, ata gjithashtu kishin një raportim anonim se ishin lëshuar teste të rreme negative PCR, të cilat gjithashtu u raportuan në polici. Pritet ende për zbardhjen e këtyre rasteve.

Drejtoria për Çështjet e Inspektimit, siç konfirmohet nga një burim i ResPublica, deri më tani nuk ka marrë asnjë raportim në lidhje me falsifikimin e certifikatave. Nga ai institucion, në bashkëpunim me Administratën e Policisë, ata po intensifikojnë kontrollet e Certifikatës së re kombëtare digjitale. Nën mbikëqyrjen e tyre janë veçanërisht qendrat tregtare dhe objektet e gastronomisë.

Më të prekurit nga kriza janë gastronomikët dhe biznesmenët e vegjël

Masat e reja epidemiologjike do të ndikojnë negativisht në biznesin e gastronomisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë i propozohet të marrë parasysh mundësinë e ndryshimit të tyre, u njoftua në seancën e fundit të grupit të gastronomikëve pranë Dhomës së Tregtisë (DhTMZ).

Sekretarja e atij grupi, Sanja Markoviç, tha se përfaqësuesit e bizneseve nuk ishin konsultuar sa duhet gjatë miratimit të masave. “Gastronomikët diskriminohen edhe në lidhje me aktivitetet e tjera në Malin e Zi dhe bizneset janë sjellë në pasiguri dhe paqëndrueshmëri ekstreme, sepse vetëm punonjësve në industrinë e gastronomisë u kërkohet të kenë një certifikatë digjitale për KOVID, një test negativ PCR ose BAT ose një certifikatë që jeni kuruar nga virusi”.

Sipas biznesmenëve, vendimmarrësit në periudhën e ardhshme duhet të marrin parasysh mundësinë e zvogëlimit të barrës në bazë të punës (kontributeve) dhe të prezantojnë aplikimin e një norme të reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) prej shtatë përqind për të gjithë shërbimet e gastronomisë (ushqim dhe pije), pavarësisht nga regjistrimi i objektit. “Në atë mënyrë, ne do të zgjeronim bazën tatimore dhe do ta bënim mjedisin e biznesit më të pranueshëm për ekonominë dhe do të ndikonim në zvogëlimin e ekonomisë gri,” konstatuan gastronomikët që morën pjesë në mbledhje.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Politikat Zhvillimore në Turizëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Aleksandra Gardaševiç Slavuljica, sezoni turistik veror ishte i suksesshëm. “Para nesh është një qëllim i ri – një passezon i suksesshëm, i cili është përgatitur plotësisht, dhe realizimi i të cilit varet nga sjellja e përgjegjshme e të gjithëve ne

Të dhënat nga Administrata e Policisë tregojnë se nga 1 maji deri më 30 gusht, 2.3 milionë të huaj hynë në Mal të Zi, kryesisht nga rajoni. Trafiku turistik, vetëm në korrik dhe gusht ishte në nivelin 95 përqind në vitin 2019, sipas një hulumtimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Organizatës Kombëtare të Turizmit.

Ka edhe nga ata që besojnë se kishte munguar edhe reagimi i shtetit gjatë valës së fundit të pandemisë. “Ne prisnim më shumë informacion në lidhje me koronavirusin dhe më shumë kërkime shkencore, sepse virusi ka qenë këtu për një vit e gjysmë. Në këmbim, morëm urdhra, burgime jokushtetuese, kufizim të lëvizjes dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së zgjedhjes. Ngadalë, por me siguri, po vijmë në një situatë të shkatërrimit total ekonomik të shkaktuar nga zgjedhjet e këqija”, thotë për Res Publica Zarija Paviçeviç, coordinator i Alternativës së Malit të Zi, një parti qytetare që në fillim të shtatorit organizoi protesta para Ministrisë së Shëndetësisë kundër disa prej masave të përcaktuara epidemiologjike.

Sipas tij, masat më së shumti preknin gastronomikët dhe biznesmenët e vegjël të cilët nuk kishin shpatulla për të mbajtur barrën që u imponohej nga shteti. “Çdo gjë që u ndalua vitin e kaluar tani lejohet në një situatë shumë më të vështirë epidemiologjike. Nuk ndihmojnë as masat kontradiktore të Këshillit për zbatimin e aktiviteteve për heqjen dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të shkaktuara nga koronavirusi i ri, sipas të cilit mund të shkosh pa maskë në një tavernë, ndërsa është e detyrueshme në shkolla. Ata i bëjnë qytetarët që të rishqyrtojnë çdo vendim të mëvonshëm të autoriteteve, dhe ndoshta të bëjnë një vesh të shurdhër ndaj tyre, sepse një qasje e tillë krijon vetëm pakënaqësi tek njerëzit e lodhur tashmë”, deklaroi Paviçeviç.

Në vendin tonë, masat janë kryesisht shkronja të vdekura në letër. Për t’u bindur për këtë, mjafton të ecësh nëpër rrugët e Podgoricës, ku numri më i madh i njerëzve janë të infektuar. Pak njerëz mbajnë maska ​​ose distancë. Vetëm në periudhën e ardhshme do të shihen efektet e vërteta epidemiologjike të tubimeve masive për shkak të ngjarjeve të trazuara politike. Sepse, përsëri, politika e ka errësuar arsyen.

Vendimet e marra nga qeveria e mëparshme ishin, siç doli, të këqija. Përgjegjësia e qeverisë së re ilustrohet më së miri nga fakti se përfaqësuesit e saj nuk kujdesen për rekomandimet që bëjnë vetë. Si zakonisht, më së shumti vuajnë qytetarët.

 

The blog was created as part of the "Tales from the Region”initiative led by Res Publica and Institute of Communication Studies, in cooperation with partners from Montenegro (PCNEN),), Kroacia (Lupiga, Kosova,Sbunker, Serbia,, (Autonomija)), Slloveni (DKIS), Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba) dhe Greqia (Macropolis), në kuadër të projektit “Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare ” me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.