Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Rusia është në Mesdhe dhe s’e ka mendjen të largohet (III)

Aftësia është ajo që vlen

Pas konsolidimit të pranisë detare në Mesdhe më 2012 dhe themelimit zyrtar të task forcës së saj detare më 2014, Ruisa ka pasur pak sukses në zgjerimin e qasjes së saj në aranzhime të besueshme e konsistenste për task forcën e saj përtej Sirisë. Kjo ngjan për shkak të faktorëve të njëjtë si gjithnjë – gjeografisë dhe politikës.

Task forca përbëhet prej 10 deri në 15 anije luftarake dhe nëndetëse të mbështetura nga baza detare e Tartusit. Shumica e tyre dislokohen në Mesdhe prej Flotës së Detit të Zi, por disa dislokohen prej Flotave Veriore dhe të Baltikut dhe shfrytëzojnë bazat e tyre të mirëmbajtjes dhe riparimit. Një bazë e mirëmbajtjes në Tartus pritet të lehtësojë ngarkesën e operacioneve detare në rajon. Rusia ka nënshkruar marrëveshje me Qipron dhe Maltën për qasje të kufizuar në porte. Sidoqoftë, të dy vendet janë anëtare të BE-së, kanë bashkëpunim të fuqishëm në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n dhe e kanë mbikëqyrur Rusinë nga afër.

Task forca ruse vështirë të krahasohet me Flotën e Gjashtë të SHBA-së, Forcën e Mesdheut të NATO-s (STANAVFORMED), e as me forcat ajrore e detare të anëtarëve jugorë të aleancës. Ndonëse janë vetëm katër shkatërrues (të ankoruar në Rona, Spanjë) dhe një anije komanduese e caktuar përherë për Flotën e Gjashtë, rendi i betejës ndryshon përgjatë vitit, atëherë kur ndërmerr kontrollin operacional të grupeve të aeroplanmbajtësve, grupeve amfibe të gatishmërisë dhe luftarake të pavarura përderisa kalojnë nëpër zonën e saj të përgjegjësisë ose janë të vendosura aty për periudha të shkurtëra për stërvitje dhe operacione.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, anijet nën komandën e Flotës së Gjashtë kanë bërë vizita rutinore përgajtë Mesdheut dhe Detit të Zi, si në Algjeri, Bullgari, Qipro, Gjeorgji, Greqi, Izrael, Francë, Rumani dhe Spanjë. Ato kanë qenë shumë më aktive në angazhimin me flotat rajonale se sa homologet e tyre ruse. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë asetë të mëdha ajrore në Itali dhe Turqi. Në rast të ndonjë krize të madhe në teatrin europian, flota do të rritej me përforcime prej rajoneve të tjera.

Aftësitë detare dhe ajrore të anëtarëve të aleancës në krahun jugor duhet të përfshihen gjithashtu në ekuilibrin ushtarak mes NATO-s dhe Rusisë në Mesdhe. STANAVFORMED-i i NATO-s përbëhet zakonisht nga tetë shkatërrues dhe fregata prej Shteteve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Gjermania dhe disa aleatë të tjerë në krahun jugor.

Ç’është më e rëndësishme, gjashtë anëtarët jugorë të NATO-s posedojnë afërisht 90 luftarake dhe mbi 1300 avionë ushtarakë, duke përfshirë edhe aviacionin detar. Asetet ajrore ruse në Mesdhe janë modeste në krahasim me këto forca. Rusia nuk bazë ajrore jashtë Sirisë dhe fuqia e saj ajrore në rajon përbëhet prej më pak se 50 avionë luftarakë dhe bombardues.

Vëmendje mjaft e madhe i është kushtuar në vitet e fundit për dislokimin e sistemit raketor kundërajror rus A2/AD përgjatë Krimesë dhe në Siri. Këto aftësi përfshijnë sistemet më të përparuara për mbrojtje ajrore dhe raketore S-400 me rreze të gjatë veprimi prej 400 kilometrash, si dhe sistemi mbrojtëse raketore të rrezs së shkurtë dhe bregdetare. Ushtria ruse ka përdorur raketa balistike Iskander me rreze të shkurtër dhe familjen Kalibr të raketave subsonike në luftën e Sirisë, duke demonstruar aftësitë goditëse kundër caqeve tokësore dhe detare.

Kalibr mund të mbartin mbushje bërthamore dhe mund të paraqesin kërcënim serioz për asetet tokësore dhe detare amerikane dhe të aleatëve. Megjithëkëtë, kur merret në kontekstin e përgjithshëm të aftësie ruse në Mesdhe, misioni i tyre është që të paraqesë rrezik për anijet e NATO-s në rast të një pasigurie në teatri europian, ose të frenojë çdo përpjekje për të sfiduar praninë ruse në Siri.

Pavarësisht shqetësimeve për A2/AD ruse, disa studime sugjerojnë se aftësitë e tyre dhe sfida që mund të paraqesin për NATO-n mund të jenë shumë më pak të rrezikshme se sa që druhej fillimisht. Sado mbresëlënëse që të jenë, këto asete detare, ajrore dhe tokësore përbëjnë një aftësi relativisht mesatare për të treguar fuqinë në Mesdhe; ato mund të ndërlikojnë aftësinë e flotave dhe forcave ajrore të NATO-s për të operuar përbrenda sferës së tyre dhe kështu të ofrojnë një masë mbrojtjeje për bazat ajrore ruse në Krime dhe Siri.

Megjithatë, në mungesë të aseteve serioze ajrore dhe detare përtej këtyre hapësirave të vogla, Rusia duket se tejkalohet nga prania shumë më superior detare dhe ajrore e NATO-s përgjatë rajonit. Marrë parasysh aftësitë dhe mundësitë e kundërmasave që posedon NATO, pyetja kryesore nuk është se a mundet, por se si do të tejkalojë aleanca sistemet A2/AD të Rusisë.

Konkluzioni dhe implikimet për interesat dhe politikat e SHBA-së

Është shkruar mjaft për ambiciet ekspansive të Rusisë dhe “ushtrimin e fuqisë së madhe” në Mesdhe. Megjithëkëtë, aftësitë dhe shtrirja e saj e kufizuar në rajon lënë të kuptohet se sado që Rusia mundtë dëshirojë të bëhet prani mbizotëruese gjeopolitike dhe ushtarake atje, ajo nuk i posedon mjetet për ta arritur këtë. Këto aftësi tregojnë për një qëllim tjetër më të kufizuar: në vend se të orvatet ta mbizotërojë atë, më shumë ka të bëjë me të mos lejuarit e mundësisë që NATO të mbizotërojë Mesdheun, ashtu siç bëri pas tërheqjes së Rusisë në fund të Luftës së Ftohtë.

Marrë parasysh mjetet e pakta në dispozicion, rikthimi i Rusisë në Mesdhe duhet të shihet si sukses. Kremlini ka qenë i vendosur, i duruar, i aftë dhe oportunist në kërkimin dhe kapjen e mundësive të krijuara nga zhvillimet e brendshme në rajon, sikurse kryengritjet e nxitura nga Pranvera Arabe, si dhe nga politikat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, në veçanti dëshira për të reduktuar zotimet në rajon dhe për të shmangur ngatërresa më të mëdha në Siri apo Libi. Rusia ka ndërmarrë risqe të llogaritura mirë, por ka shmangur investimin e resurseve, prestigjit dhe besueshmërisë në ndjekje të qëllimeve jorealiste si dhe provokimin e ballafaqimit të hapur me Shtetet e Bashkuara.

Rusia është rishfaqur sip rani ushtarake serioze në Mesdheun Lindor. Ajo ka ndërlikuar planifikimet dhe operacionet e SHBA-së dhe NATO-s, ka shfaqur pretendimin e fuqishëm për të rikthyer pozicionin e saj në Detin e Zi, është konsoliduar sip rani madhore në Siri dhe Libi, ka ndërtuar marrëdhënie të mira me Izraelin dhe marrëdhënie të arsyeshme, ndonëse të ngathta me Turqinë, është rilidhur me Algjerinë dhe Egjiptin dhe ka lustruar kredencialet e saj të fuqisë së madhe. Këto janë fitore të rëndësishme ruse.

Sido që të jetë, kërcënimi që paraqet rikthimi i Rusisë në Mesdhe për interesat themelore të SHBA-së nuk duhet të ekzagjerohet. Shtetet e Bashkuara janë ende në pozitë unike në rajon për të parandaluar sulmet terroriste kundër atdheut; marrëdhëniet ruso-izraelite nuk dëmtojnë përkushtimin amerikan ndaj sigurisë së Izraelit; ndërsa prania detare e Rusisë nuk ka paraqitur ndonjë kërcënim për lirinë e navigimit në Mesdhe. Rëndësia e sistemit A2/AD të Rusisë për Sirinë me raste është ekzagjeruar – këto asete janë të kufizuara dhe në rast të një konflikti me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, ato do të ishin të cënueshme ndaj armëve të rrezeve të gjata të hedhura prej platformave tokësore, ajrore e detare.

Rusia përballet me mjaft shtrëngesa afatgjate për të mbajtur ndikimin dhe kapacitetin e saj për të treguar fuqi në Mesdhe. Ajo nuk ka interes apo aftës për t’u bërë partnere me ato vende për të zgjidhur lloj-lloj sfidash qëpër sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e tyre, të cilat do të kërkonin zotime të mëdha të resurseve dhe përfshirje më të madhe në konfliktet e rajonit, me të gjitha rreziqet që do të përmbanin ato. Nu ka shenja që Rusia po përgatitet të bëjë kësolloj investimesh. Qasja e saj transaksionale ndaj marrëdhënieve me vendet tjera njëkohësisht ndihmon dhe kufizon shtrirjen dhe fuqinë e saj. Në fund, megjithë retorikën rreth asaj se si Rusia është e guximshme dhe moskokëçarëse, ajo ka vepruar me kujdes dhe përmbajtje të shtuar në rajon, si dhe ka treguar jotolerancë të konsiderueshme ndaj rrezikut.

Ky vlerësim i Rusisë në Mesdhe ka nxjerrë tre konkluzione qendrore: së pari, aftësitë e Rusisë në rajon janë modeste dhe ajo përballet me pengesa të vështira në arritjen e ambicieve të saj. Së dyti, arsyetimi kryesor për rikthimin e Rusisë në Mesdhe ka qenë prospekti i një ballafaqimi ushtarak në teatrin europian, e jo dëshira për të rifituar statusin e fuqisë së madhe; prandaj rajoni është një arenë nënrenditëse ndaj ballafaqimit kryesor mes Rusisë dhe Perëndimit. Fare në fund, rikthimi i Rusisë në Mesdhe ka për qëllim të shtie në dorë, sado me resurse të vogla, një pikëmbështetje të tilë që ka pasur gjatë Luftës së Ftohtë, të nxitur nga qëllimet e kahershme të ballafaqimit të saj me Perëndimin.

Rikthimi i Rusisënë Mesdhe vazhdon një trashëgimi të gjatë të përfshirjes në atë rajon, të shtyrë nga ambiciet, interesat dhe përceptimet e kërcënimin që kanë mbijetuar me shekuj. Nuk ka arsye të pritet që ky qendrim të ndryshojë në të ardhmen e afërt ose të largët. Rusia s’e ka mendjen të largohet nga Mesdheu dhe vendosmëria e saj për të zgjeruar praninën e saj detare, ajrore dhe tokësore në atë hapësirë do të vazhdojë.

***

Hulumtimi origjinal nga Eugene Rumer dhe Richard Sokolsky i botuar nga Carnegie Endowment, më 27 maj 2021.

***

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.