Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Sa më e rëndë gjendja në shëndetësi, aq edhe më keq në ekonomi

Shёndeti publik dhe ekonomia kanё lidhshmёri edhe nё kohё tё pandemisё, dhe pёr atё arsye mёnyra mё e mirё qё ti ndihmohet ekonomisё nё kёtё krizё ёshtё qё tё vendosen restrikcione adekuate qё pandemia tё vihet nёn kontroll.

KOVID-19 pandemia shkaktoi krizёn ekonomike mё tё madhe qysh nga koha pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Ekonomia botёrore pritet qё tё ketё rrёnie pёr 5% kёtё vit, qё ёshtё rrёnie mё e madhe nё 75 vitet e fundit, dhe nuk ka asnjё shtet qё nuk ёshtё prekur nga kriza.

Por kjo krizё nuk dallon nga tjerat vetёm pёr atё arsye. Dallon pёr arsye se ajo buroi nga sferё jashtё ekonomisё, gjegjёsisht, buroi nga perhapja e njё virusi. Kjo parashtron edhe pyetjen- nga aspekti ekonomik, a ёshtё mё mirё tё vihen restrikcione qё tё ndalohet pёrhapja e virusit, ose ёshtё mё mirё mos tё miren aspak masa? Suedia dhe Maqedonia nё kohё tё pandemisё e japin pёrgjigjen.

Eksperimenti i Suedisё

Suedia kishte reakcion jotipik nё pandeminё e KOVID-19. Pёrderisa tё gjitha shtetet tjera europjane vendosёn restrikcione dhe i “mbyllnin” ekonomitё qё ta ndalojnё pёrhapjen e virusit, ajo vendosi mos tё bёn asgjё. Me kёtё dha eksperimentin mё tё madh natyral nё historinё mё tё re.

Rezultatet afatshkurta nga eksperimenti suedez janё mё evidente dhe mё sё miri mund tё shihen nёse ajo krahasohet me shtetet fqinje skandinave tё saj- Danimarkёn, Norvegjinё dhe Finlandёn.

Rezultatet shёndetsore bindshёm janё mё tё kёqia nё Suedi. Numri i viktimave nga KOVID-19 ёshtё pes herё mё i madh se nё Danimarkё, dhjetё herё mё i madh se nё Finlandё dhe dymbёdhjetё herё mё i madh se nё Norvegji.

Nuk ёshtё çudi. Pa masa restriktive, kjo ishte e pritur. Por, cilat janё rezultatet ekonomike? Edhe ato janё mё tё kёqija nё Suedi. PBB nё Suedi nё kuartalin e dytё ra pёr 8.3%, nё Danimarkё pёr 6.9%, ndёrsa nё Norvegji dhe Finlandё pёr 5.1% dhe 4.5%.

Kolku poloso zdravstvo tolku polosa ekonomija 1Kolku poloso zdravstvo tolku polosa ekonomija 2

Burim: Worldometers и Евростат

Pse Suedia ka rezultate ekonomike mё tё dobёta se fqinjёt, edhe pse nuk e “mbylli” ekonominё, pёr dallim nga ato?

Edhe pse Suedia nuk e mbylli ekonominё ajo gjё aspak nuk e kurseu nga shok-u ekonomik. Tё gjithё partnerёt e saj ekonomik u “mbyllёn”, dhe pёr atё arsye kёrkesat e jashtme pёr prodhime suedeze kishin rrёnie, pёrkatёsisht, eksporti suedez shёnoi rrёnie, njёlloj sikur edhe ajo tё kishte vёnё masa restriktive.

Por, fakti qё Suedia nuk aplikoi masa restriktive, shkaktoi njё dёm shtesё te ato. Atje numri i personave tё infektuar dhe viktimave ishte shumё mё i madh se nё shtetet tjera, dhe kjo shkaktoi qё njerёzit dhe kompanitё tё pёrmbahen nga shpenzimi dhe investimi, shumё mё tepёr se nё shtetet tjera. Ashtu, nё prill, kur nё Norvegji numri i rasteve tё reja shёnoi rritje nga 4.8% nё krahasim me muajin paraprak, nё Suedi nё muajin e njejtё numri i rasteve rritej, por edhe tregu shёnoi rrёnie nga 1.5%.

Rezultatet nga eksperimenti suedez janё tё padyshimta. Ajo qё Suedia nuk solli masa restriktive nё kohё tё pandemisё nuk solli asgjё tё mirё, vetёm e zgjёroi pandeminё, i kёqёsoi rezultatet shёndetsore dhe bashkё me ato dhe ato ekonomike.

Maqedonia nё fillim ishte shembull pozitiv

Ne ishim shembull pozitiv kur filloi pandemia. Nё proekcionet tё prillit, Fondi Nderkombёtar Monetar, parashikoi se ekonomia jonё kёtё vit do tё ketё rrёnie vetёm 4%. Vetёm Sёrbia, Moldavia dhe Malta nga shtetet europjane pritej tё jenё me tё mirё nga ne.

Pse pritjet ishin aq pozitive? Faktori i parё ishte se ekonomia jonё shquhet si relativisht e mbyllur, shumё mё pak e integruar nё rjedhat globale ekonomike nga ekonomitё tjera europjane, shumё mё tepёr e mvarur nga faktorё tё mbrendshёm. Pёr atё edhe relativisht mirё kalonim gjatё krizave ekonimike globale, si pёr shembull gjatё viteve 2008-2009, kur ishim njё nga shtetet mё pak tё prekura nё Europё.

Kolku poloso zdravstvo tolku polosa ekonomija 3Burim: balkaninsight.com

Faktori i dytё ishte se, kur bёheshin kёto proekcione, nё fund tё marsit dhe fillim tё prillit, ne ishim nje nga shtetet qё ishin mё pak tё prekura nё Europё nga koronavirusi. Kishim restrikcione nё kohё tё duhur, masat aplikoheshin, pёrhapja e virusit ishte e ngadalёsuar dhe pritej qё gjithsej tё kemi rreth 2000 raste tё personave tё infektuar.

Kur sё fundmi u shpallёn tё dhёnat ekonomike pёr kuartalin e dytё, u pa se nё tё vertetё jemi nga mё tё kёqinjtё nё Europё. Rrёnia e PBB nё kuartalin e dytё ёshtё 12.7% (nё krahasim me periudhёn e njejtё tё vitit 2019), gjё qё ёshtё mё mirё se disa dhjetra shtete tjera europjane dhe mё keq se njёzet. Pse kaluam aq keq edhe pёrkrah pritjeve pozitive qё kishim nё fillim.

Gabimet me masat ekonomike

Padyshim, kanё ndikim edhe gabimet me masat qeveritare ekonomike. Ata vonuan, paketi kryesor u soll nё 31 mars, 20 ditё pas mbylljes sё shkollave, çerdheve, restoranteve dhe qendrave tregtare. Vetё masat ishin tё orientuara para se gjithash kah kompanitё e mёdhaja -ndihmё mё tё madhe shtetёrore fituan kompani te mёdhaja qё realizojnё fitime nga miliona euro, si spitalet private, kazinot, bastoret ose kompanitё e huaja nga zonat ku nuk pagohen tatime. Kompanitё e vogla ishin tё anashkaluara. Kishim vetёm njё masё tё veçantё pёr biznese mikro, tё vogla dhe tё mesme-kredite pa interes me shumё totale prej 14 milion euro, tё cilat menjёheri u shfrytёzuan. Shumё nga shtetet e zhvilluara kishin pako speciale vetёm pёr ndёrmarjet e vogla, pёr arsye se ato ishin mё tё prekura nga kriza. Gjermania, pёr shembull, siguroi subvencione direkte nga 10 miliard euro vetёm pёr tё vetёpunёsuarit dhe pёr mikro bizneset(deri 10 tё punёsuar).

Ndihma ishte e realizuar edhe nё menyrё te gabuar, dhe pjesё e tё hollave tё cilat duhej tё mbarojnё te punёtorёt, mbaruan te pronarёt e kompanive. Kishte dhe raste suspekte tё korrupcionit, ku ndihmё nga shteti fituan kompani tё menaxhuar nga funkcionarё shtetёror.

Qytetarёt ishin thuajse tё gjithё tё anashkaluar nga masat e aplikuara. Masat qё u pёrkisnin atyre (kartelat pagesore) u sollёn nё pakon e tretё te masave, nё fillim tё muajit qershor, dhe ishin mjaft modeste. Shuma e pёrgjithshme e paralajmёruar e mjeteve ishte 28 milion euro, qё ёshtё vetёm 0.25% nga PBB dhe vetёm 1/6 nga mjetet e pёrgjithshme tё cilat shteti i shpenzoi pёr menaxhimin me KOVID -19 krizёn. Kjo ёshtё shumё pak qё tё zbuten efektet e dёmshme nga kriza qe i pёsuan qytetarёt dhe qё tё “restartohet” ekonomia.

Por, edhe pse u bёnё shumё gabime nё masat ekonomike, ajo nuk ёshtё arsye kryesore pёr rezultatet e kёqia ekonomike.

Bilanci katastrofal shёndetёsor

Arsye kryesore pёr rezultatet e kёqija ekonomike ishtё se, kah fundi i prillit, bilanci ynё shёndetsor u pёrkeqёsua shumё. Fillluan tё bёhen lёshime pёr grupe tё ndryshme shoqёrore ndikuese, siç janё komunitetet fetare dhe disa biznes grupacione. Nuk kishte pёrgjegjёsi pёr organizimin e liturgjive nё kushte kur kishte ndalesё pёr mbledhje tё njerёzve, i’u lejua kishave qё tё punojnё gjatё Pashkёve, nuk u reagua kur bёheshin tubimet pёr shkak tё iftareve, i’u lejua xhamive tё mbajnё lutjet e Ramazanit. I’u lejua restoranteve dhe bastoreve qё tё hapin bizneset, edhe pse eventimentet kulturore ishin tё ndaluara. Ministri i punёve tё brendshme nuk i sanksionoi ato qё i thyenin masat ndaluese, me pretekst se ashtu do ta pёrkeqёson gjendjen ekonomike edhe ashtu tё rёndё. Nё fund masat krejtёsisht u relaksuan, shumё herёt ndoshta, nё kushte kur rezultatet shёndetsore nё realitet perkeqёsoheshin.

Ashtu, nga pritjet e para pёr 2000 tё infektuar, erdhёm ne situatё ku kemi 1000 raste tё reja tё infektimit nё javё dhe kemi 700 viktima. Me kёtё, rezultatet tona shёndetsore janё mes mё tё rёndave nё botё dhe vetёm njёzet shtete nё tё gjithё botёn kanё mё shumё viktima nё numёr nga 1 milion banorё.

Me shembull e ilustruam mёsimin mё tё rёndёsishёm ekonomik nga rrjedhja e deritanishme e krizёs- se sa mё tё kёqia janё bilancet shёndetsore, aq mё tё kёqia do tё jenё rezultatet ekonomike. Shtetet tё cilat kishin rezultate mё tё kёqia shёndetsore gjatё pandemisё si Italia, Spanja, Britania e Madhe, Franca dhe Belgjika, kishin dhe rrёnien mё tё madhe tё PBB nё kuartalin e dytё. Ne, pёr fat tё keq u gjindёm nё ketё grupё tё shteteve.

Kolku poloso zdravstvo tolku polosa ekonomija 4Burim: China Data Lab и Евростат

Arsyja ёshtё njёlloj si e Suedisё, dhe shumё e njohur nё shkencat ekonomike- pritjet. Rezultatet e kёqia shёndetёsore i pёrkeqёsojnё pritjet e shoqёrisё, gjenerojnё josiguri pёr tё ardhmen, dhe pёr kёtё arsye qytetarёt dhe kompanitё pёrmbahen nga shpenzimi dhe investimi, gjё qё me tej krijon ulje tё kёrkesave agregate dhe e ngadalёson aktivitetin ekonomik. Rolin i pritjeve nё ekonomi e ka theksuar Kejnz, nё vitin 1936, dhe sot mes ekonomistёve ёshtё i njohur mendimi se tejkalimi i Depresionit tё madh gjatё viteve 30-ta arrihet pёr shkak tё pritjeve tё pёrmirsura. Por, kratorёt tanё tё politikave shihet se me tepёr duan ti besojnё pronarёve tё restoranteve dhe bastoreve lokale se shkencёtarёve tё ekonomisё.

Tani si do t’ia bёjmё?

Pse duhet tё dihet e gjithё kjo? Qёllimi i kёtij artikuli nuk ёshtё vetёm tё tregojmё se ёshtё gabuar nё tё kaluarёn. Qёllimi ёshtё tё udhёzohemi çka duhet tё bёhet nё tё ardhmen.

Nё situatё kur shumё shtete tё Europes fillojnё tё ballafaqohen me valё tё dytё tё pandemisё dhe kur shumica e tyre konsiderojnё rikthimin e masave restriktive, dhe ne do tё duhet tё fillojmё tё mendojmё pёr tё njejtёn gjё. Po, masat restriktive nuk duhet tё jenё tё rrepta si ato qё i kishim nё mars-prill, mund tё jenё mё tё buta dhe mё selektive, dhe se duhet tё fillohet nё ate mёnyrё gjithsesi. Por, nёse shtetet tjera europjane sidoqoftё vendosin tё sjellin masa me tё rrepta restriktive dhe pёrsёri tё mbyllin ekonomitё, dhe ne do tё duhet tё bejmё tё njejtёn gjё. Nuk mund t’ia lejojmё vehtes tё bёhemi Suedia. Ajo do tё shkaktojё dёme tё mёdha, shёndetёsore dhe ekonomike, dhe kjo duhet tё jetё shumё e qartё pёr tё gjithё.

Nё kёtё pikpamje edhe nuk duhet tё shkojme shumё larg, mjaftueshёm ёshtё tё shohim fqinjёt. Greqia ёshtё shembull i shkёlqyeshёm pёr menaxhim tё suksesshёm me krizёn-ka dhjetё herё mё pak viktima nga KOVID-19 nё 1 milion banorё, edhe pse janё vend turistik. Edhe rrёnia e PBB nё kuartalin e dytё nuk ёshtё shumё mё e lartё se rrёnia jonё 15.3% vs. 12.7% edhe pse turizmi i tyre ka rrёnie tё madhe. Ata mё filluan me masa tё reja restriktive, edhe pse ditёve tё fundit kanё rreth 300 tё infektuar nё bazё ditore(sikur te ne tё ketё 60).

Nuk duhet ti pёrsёritim gabimet e tё kaluarёs dhe tё bёjme lёshime dhe tё nёnshtrohemi nёn shtypjet, siç bёhej muajt e fundit me komunitetet fetare, restorantet, bastoret dhe grupet tjera ndikuese. Masat duhet nё mёnyrё tё regullt tё respektohen nga ana e tё gjithёve, dhe nё qoftё se dikush nuk e bёn atё, organet pёrkatёse duhet tё sanksionojnё. Arsyetime tё llojit se nё atё mёnyrё ju bёhet dёm qytetarёve, absolutisht nuk kanё peshё. Dёmi bёhet me josanskionimin, se nё atё menyrё pёrhapet virusi, dhe mё tej rezikohet shёndeti i tyre dhe ekonomia.

Pёr periudhёn e re tё masave restriktive, do tё duhet tё pregaditen masa tё reja ekonomike, qё tё perkrahen ata qё do tё preken nga restrikcionet. Masat nuk duhet nё esencё tё dallojnё shumё nga ato masa qё ishin tё sjellura deri tani, por duhet tё jenё mё mirё tё dizajnuara dhe tё eliminohen mangёsitё e tyre. Duhet tё jenё mё tё targetuara. Pёrkatesisht, tё mbarojnё tek ata qё mё sё tepёrmi kanё nevojё pёr ndihmё, siç janё kompanitё e vogla, punёtorёt, ata qё kanё mbetur pa punё dhe tё varfёrit.

Duhet tё ketё pako tё veçantё tё masave vetёm pёr kompanitё e vogla, me shembullin e shteteve mё tё zhvilluara. Ajo pako, pёrveç pёrkrahje pёr tejkalimin e problemeve tё likuiditetit dhe pёr pagat e punёtorёve, duhet tё siguron dhe pёrkrahje pёr transformim digjital tё kompanive tё vogla, pёrkatёsisht orientim kan puna on-line, shitje elektronike dhe tё ngjashme. Kjo ёshtё dhe rekomandimi i parё i ОЕCD pёr ndihmёn e kompanive tё vogla nё kёtё pandemi.

Masat e reja ekonomike duhet tju kushtojnё mё tepёr vёmendje edhe qytetarёve. Pёrkrahja e tyre nuk duhet tё jetё me kartela pagesore nga 3000 ose 9000 denarё. Kjo ёshtё njё ofendim pёr qytetarёt. Nё shtet me dallime mё tё medhaja sociale nё Europё, janё tё nevojshme ndryshime sistemore pёr menaxhimin me varfёrinё, nevoitet sistem social qё do tё marrё nga ata qё kanё dhe t‘ju jepet atyre qё nuk kanё, dhe kёto kriza janё moment mё i mirё pёr ashtu lloj ndryshime kruciale.

Pёrfundimisht- duhet tё gjithё tё kuptojmё se shёndeti publik dhe ekonomia shkojnё sё bashku, dorё pёr dore. Nёse shёndeti publik ёshtё nё gjendje tё mirё, nuk do tё jetё as ekonomia. Edhe nё ketё pandemi, edhe nё kohёra tё “qeta”. Pёr atё, duhet tё fillojmё tё kujdesemi mё teper pёr tё.

Iniciativa Tregime nga rajoni #2 zbatohet nga Res Publica and Institute of Communication Studies, – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Analizo.ba (BeH), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi), ABCnews.al (Shqipëri), Prlija (Kroacia), SEGA (Bullgaria) dhe PCNEN), (Mali i Zi).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.