Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Si mundet kohezioni social të forcojë mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare?

Manastiri Ortodoks i vendosur afër qytetit të Deçanit në Kosovë ka qenë subjekt i polemikave të shumta në javët e fundit. Megjithatë, kjo nuk është e hera e parë që Manastiri arrin të shkaktojë goxha trazirë. Dallimi është se kësaj here diskursi publik rreth tij ka mbërritur nivele të ndryshme të shoqërisë në Kosovë dhe më gjerë.Kjo mosmarrëveshje e polarizuar, e cila lehtë mund të përshkallëzohet, ka rrënjë të thella. Mirëpo, shkaktar kësaj rradhe ishte vendimi i Europa Nostres për t shtuar manastirin në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

E themeluar më shumë se 50 vjet më parë, kjo organizatë përfaqësuese e trashëgimisë ka mbi 40 vende anëtare. Pjesë e misionit të tyre është që ‘të jenë mbrojtës të fuqishëm të trashëgimisë – me përfitimet e tyre të shumta për ekonominë, shoqërinë, kulturën dhe mjedisin tonë  – ndaj politikbërësve në të gjitha nivelet e qeverisjes: lokale, rajonale, kombëtare, Evropiane dhe në një shkallë globale.

‘Mes vlerave të Europa Nostra-s, mund të gjesh formulime të tilla si: “Trashëgimia Kulturore nuk është një relikë e së kaluarës; është një pjesë e rëndësishme, e dobishme dhe e arritshme e së sotmes dhe e nesërmës” dhe “Trashëgimia Kulturore është komplekse dhe shumështresore dhe për këtë arsye nuk i përket një grup ikulturor ose kombi, por përkundrazi i përket të gjithë Evropianëve.” Të gjitha vlera shumë të vërteta, që duhen të respektohen plotësisht nga të gjithë palët e interesuara, brenda dhe jashtë.

Vendimi i Europa Nostrës për ta shtuar Manastirin e Deçanit në listën e tyre të shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë ka shkaktuar reagim të ashpër nga institucionet kosovare dhe shoqëria civile, qendrore dhe lokale. Presidentja e Kosovës dhe Kryeministri, së bashku lëshuan një letër drejtuar udhëheqëve së organizatës duke ofruar argumente se përse Manastiri nuk është i rrezikuar. Ata argumentojnë se janë gjetur shumë pasaktësi ne kriteret e nominimit dhe se çështja është thellësisht e politizuar dhe e instrumentalizuar nga qeveria e Serbisë si pjesë e përpjekjeve të tyre për të sabotuar shtetësinë e Kosovës jo vetëm nga brenda por edhe në forumet ndërkombëtare.

Ata gjithashtu “akuzojnë”  Serbinë për maskimin e qëllimit të saj kryesor, atë të përpjekjes për të sjellë çështjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në agjendën e fazës tjetër të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, çështje kjo e cila sipas institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile tashmë është trajtuar në pakon e Ahtisaarit dhe që është futur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës – një element i shtetësisë që Kisha Ortodokse Serbe (pjesë e së cilës është Manastiri i Deçanit) nuk e njeh.

Në dy javët e kaluara,  institucionet e Kosovës kanë dërguar letra shtesë tek udhëheqësit  e Europa Nostra-s dhe UNESCO-s. Ministrja e Jashtme e Kosovës dhe Ministri i Kulturës kërkojnë që Europa Nostra të bëjë një vizitë në vendndodhje, të flasë me të gjitha palët e interesuara dhe të rishikojë vendimin e saj që është bazuar në një ‘tekst tendencioz dhe joprofesional nga organizata nominuese.’ Për më tepër, institucionet e Kosovës kërkojnë nga Europa Nostra që të paguajnë dëmin e shkaktuar në reputacionin e Kosovës.

Në të njëjtën mënyrë, tre udhëheqësit më të lartë institucionalë së bashku nënshkruan një letër drejtuar udhëheqjes së UNESCO-s duke kërkuar që monumentet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Kosovë me përkatësi të trashëgimisë ortodokse Serbe të kalojnë nën patronazh te Republikës së Kosovës, nga ai i Serbisë siç është rasti aktualisht.Një letër shtesë e shkruar nga Ministri i Kulturës i’u drejtua gjithashtu organizatës nominuese, Ardhmëria për Trashëgiminë Fetare, për të kërkuar informacion në lidhje me origjinën e nominimit.

40 organizata të shoqëris civile në Kosovë, kryesisht të drejtuara nga shqiptarët e Kosovës, lëshuan një letër publike duke shprehur ‘shqetësim të thellë’ për përfshirjen e Manastirit në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë. OSHC argumenton se vendimi është marrë në bazë të informacioneve paragjykuese të siguruara vetëm nga një palë. Ata më tej përcaktojnë që kjo bëhet qëllimisht për të politizuar çështjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë për ta vendosur atë si pjesë e procesit të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që KOS-i të fitojë statusin ekstraterritorial që kërkon prej vitesh.

Ashtu si institucionet e Kosovës, OShC-të gjithashtu ftojnë Europa Nostra-n të vizitojë Kosovën dhe të vërtetojë faktet në terren dhe të vlerësojë nivelin e sigurisë përreth Manastirit, duke përfshirë konsultimet me institucionet lokale dhe ndërkombëtare të sigurisë të cilët kanë qenë përgjegjëse për mbrojtjen e kulturore dhe fetare Kosovë. OSHC me të drejtë argumenton që organizata të ngjashme si Europa Nostra duhet të ‘përkushtohen në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në mënyrë që ajo të shërbejë si një urë pajtimi në Kosovë’ – një proces që mbetet seriozisht pas, përkundër faktit se kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga përfundimi i luftës.

Historianët e Lidhjes së Kosovës ‘Ali Hadri’, dega e Deçanit, kanë reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjet e pronës përreth manastirit duke e quajtur vendimin si “skandaloz”. Lidhja e Historianëve tha se vendimi i përmendur do të pohonte një vendim në përputhje me ligjet serbe të viteve ’90 (që për shumicën e shqiptarëve të Kosovës konsiderohen si shumë diskriminuese) – ky ishte një vendimi për kthimin e pjesëve të tokës të shtetëzuara më parë nga autoritetet komuniste në 1946.Ata shtetëzuan 700 hektarë tokë në vitin 1946 dhe më pas i kthyen 24 hektarë Kishës Ortodokse Serbe më 1997 – dhe kërkuan që të mos implementohet.

Ata gjithashtu u bëjnë thirrje shteteve të Kuintit që të mos kërkojnë zbatimin e tij – duke iu referuar deklaratës së fundit që kanë lëshuar këto vende në lidhje me zbatimin e plotë të vendimit të gjykatës të marrë në vitin 2016, për të cilën kleri i manastirit është duke argumentuar me vite. Kreu i Lidhjes historiane tha se zbatimi i këtij vendimi mund të sjellë përkeqësimin e situatës në terren dhe të nxisë ‘akte radikalizimi’ përmes protestave në kundërshtim të drejtpërdrejtë me zbatimin e vendimit të gjykatës. Deklarata të tilla nga vendet e Kuintit dhe Lidhjes së Historianëve ’’Ali Hadri’’ janë bërë një dukuri vjetore të paktën që prej 2019-tes.

Europa Nostra dhe e Ardhmja për Trashëgiminë Fetare dërguan një përgjigje të përbashkët institucioneve të Kosovës javën e kaluar, duke njoftuar se do të vizitonin Kosovën dhe manastirin. Ata vunë në dukje se informacioni për nominimin ishte mbledhur “në përputhje me standardet më të larta profesionale që kërkohen për nominimet sipas këtij programi.”

Padyshim, statusi i trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë është trajtuar thellësisht gjatë bisedimeve të statusit të mbajtura nën kujdesin e OKB dhe të udhëhequra nga ish Presidenti Ahtisaari gjatë viteve 2005-2007. Një kapitull i tërë i pakos së Ahtisaarit i kushtohet mbrojtjes së kishave në Kosovë. Dispozitat e sigurisë për të ruajtur dhe mbrojtur Kishën Ortodokse janë të hollësishme, siç janë planet për krijimin e zonave mbrojtëse që do të rrethonin më shumë se 40 vende kryesore fetare, përfshirë qendrën historike të Prizrenit, për të siguruar dinjitetin dhe zhvillimin e tyre.

Sipas Planit të Ahtisaarit, Kisha Ortodokse Serbe ka të drejtë pronësie dhe përjashtohet nga taksat dhe te vjelat tjera doganore. Për më tepër, dega e kishës në Kosovë është e lirë të mbajë lidhje me atë në Beograd. Propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisaarit është futur në Kushtetutën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Klerikët e manastirit në Deçan janë ankuar për mungesë të sigurisë dhe vullnetit politik për të zbatuar sundimin e ligjit, veçanërisht në lidhje me akomodimin e pronës së kishës në Kosovë. Ata vazhdimisht bëjnë thirrje për shtrirjen dhe zgjerimin e mbrojtjes ndërkombëtare. Udhëheqja kosovare ka argumentuar se kisha ka status të privilegjuar dhe është e interesuar vetëm të zgjedhë ato parakushte që u përshtaten atyre pa e njohur realitetin në terren dhe si rrjedhojë edhe shtetësinë e Kosovës.

Polemikat e fundit rreth Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë tregojnë se si sigurimi dhe politizimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në vend e kanë përkeqësuar situatën dhe kanë ndarë më tej manastiret dhe klerikët e tyre nga jeta kryesore politike dhe shoqërore në Kosovë. Nuk ka hapësira për dialog të sinqertë midis kishës dhe komunitetit të saj, pavarësisht përpjekjeve për ta ndryshuar këtë. Dialogu i vetëm i këtij lloji është ai i ndërmjetësuar nga komuniteti ndërkombëtar, i cili përcjell mesazhe nga palët. Mungesa e një hapësire të sigurt dhe të qëndrueshme për bashkëveprim midis dy komuniteteve ka dëmtuar rëndë përpjekjet për të ndërtuar besim të ndërsjellë midis komuniteteve të Kosovës.

Ndërsa kisha dhe kleri ndihen ‘të pasigurt’ në Kosovë, komunitetet e tyre përreth ndjehen të përjashtuara nga trashëgimia që ata e konsiderojnë si pjesë e së drejtës së tyre kulturore. Deklarata të tilla si ato nga kleri që ‘kosovarët po përpiqen të pretendojnë trashëgiminë tonë sepse u mungon e tyre’ dhe ato nga Lidhja e historianëve që ‘veprimet e radikalizuara do të ndjekin në formë proteste’ nuk do të ndihmojnë në rregullimin e marrëdhënieve. Përkundrazi, ato do të hapin rrugë të reja për konflikt. Kanalet e duhura dhe të hapura të komunikimit midis klerikëve ortodoks dhe komuniteteve është i domosdoshëm për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme nga të gjithë.

Politika dhe sigurimi i problemit nuk do të zëvendësojë komunikimin e hapur dhe të shëndetshëm për të kuptuar së bashku pozicionet dhe nevojat e ndryshme. Që klerikët dhe komunitetet të angazhohen në një komunikim të hapur dhe të shëndetshëm që i ndihmon ata të kuptojnë pozicionet dhe nevojat e njëri-tjetrit ata do të duhet të shprehin dëshirë të flasin me njëri-tjetrin në vend se të merren me retorika nacionaliste dhe urrejtëse.

Nëse do të interpretonim fjalë për fjalë vlerat e Europa Nostra, ‘’Trashëgimia Kulturore është komplekse dhe me shumë shtresa dhe për këtë arsye nuk i përket një grupi kulturor ose kombi, por përkundrazi i përket të gjithë Europianëve’’ – zgjidhja natyrale e këtij problemi do të gjendet vetëm në mes të Manastirit të Deçanit dhe komunitetit të Deçanit, jo në Prishtinë, as në Beograd, as selinë e UNESCO-s në Paris.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.