Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Vit i humbur ekonomik në Mal të Zi

Masat joadekuate tё Qeverisё tё Malit tё Zi sollёn deri nё uljen e depoziteve pёr 138 milion euro nё periudhёn nga shkurti nё mars, mё sё tepёrmi nё kompanitё private, tё cilave i’u kercёnohej likuiditeti, si dhe nё rritjen e papunёsisё pёr rreth 5000 qytetar edhe atё vetёm nё muajin prill.

Me paraqitjen e pandemisё tё virusit korona nё Mal tё Zi, Qeveria e Malit tё Zi shumё shpejt aplikoi masa restriktive tё cilat pёrbёhen nga ndalesё e grumbullimeve publike, mbajtja e distancёs fizike mes njerёzve dhe mbyllja e shumё aktiviteteve qё tё ndalohet pёrhapja e virusit. Mos tё ishin kёto masa restriktive, numri i tё infektuarve do tё rritej mё shpejtё si dhe vdekshmёria te pacientёt, qё do tё sjellte presion tё madh nё sistemin shёndetёsor. Nga ana tjetёr, masat e vendosura restriktive e paralizuan ekonominё e brishtё malazezase, nё tё cilёn turizmi si degё e ekonomisё ka kontribut me 25% tё PBB tё vendit.

Duke pas parasysh se kufijtё ishin tё mbyllur nga mesi i muajit mars deri nё mesin e muajit gusht, pёrkrah rrёnies drastike tё numrit tё turistёve, kjo solli edhe nё reflektim tё mёtejshёm nё degёt tjera tё ekonomisё, qё ndikoi si faktor plus nё rrёnien e produkteve dhe shёrbimeve tё atyre degёve tё cilat janё nё mёnyrё direkte ose indirekte tё lidhura me turizmin.

Kjo spiralё e nisur, inicoi situatё qё shteti tё ketё mё pak tё ardhura nga tatimet, dhe kompanitё pёr njё kohё tё gjatё t’i ulin pagat e punёtorёve ose t’i largojnё ata nga puna pёr shkak tё rrёnies tё tё ardhurave. Mbulimi i importit nga eksporti i ekonomisё ёshtё vetёm rreth 16%, borxhi publik ёshtё mbi 80%, dhe buxheti deficitar, deficiti i bilancit pagesor dhe rrёnia e rejtingut kreditor tё vendit deri nё zonёn e borxheve spekulative, vetёm konfirmojnё sa ёshtё e brishtё ekonomia e Malit tё Zi, dhe shok-u i jashtёm si korona virusi janё sfidё e vёrtetё dhe pёr ekonomi edhe mё tё zhilluara se ajo e Malit tё Zi.

Pakoja e parё e masave

Qeveria e Malit tё Zi e miratoi pakon e parё tё masave nё fund tё marsit tё kёtij viti. Njё nga propozimet kryesore tё kёsaj pakoje ishin ndarja e 70% tё subvencioneve pёr pagё minimale tё dedikuara pёr veprimtari tё mbyllura dhe 100% tatime dhe tё dhёna pёr pagё minimale pёr çdo punёtor tё punёsuar. Pёr veprimtaritё e rrezikuara tё cilat vazhduan tё punojnё, por qё ishin tё ndikuara nga virusi korona, subvencioni ishte 50% nga bruto sasia e pagёs minimale pёr punёtor tё regjistruar.

Masat e aplikuara nuk ishin tё mjaftusehme qё tё largohen dhe regullohen efektet negative mbi ekonominё, ku paga minimale ёshtё 222 euro nё vend, nё tё cilin 98% tё ekonomisё e bartin kompanitё me biznese mikro, tё vogla dhe tё mesme. Njёkohёsisht, nё fund tё marsit tё kёtij viti, qeveria e Britanisё sё Madhe tё punёsuarve tё goditur nga pandemia i’u dha 80% tё pagave qё ata marrin, gjegjёsisht 2500 funta neto nё muaj.

Vitin e kaluar tё ardhurat nga turizmi ishin 1.100.000.00 euro, ndёrsa ketё vit pritet qё turizmi tё jetё nё nivel maksimal prej 10 % nga viti i kaluar, çka do tё thotё se tё ardhurat kёtё vit do tё jenё mё tё ulta per gati se njё milliard euro. Nё Mal tё Zi ka mbi 1000 taksista tё cilёt nuk kanё punuar pёr shkak tё pandemisё gjatё marsit dhe prillit, ashtu qё shembuli i tyre tregon ndikimin negativ tё pandemisё me virusin korona nё punёsimin. Gjithashtu, ka rreth 6000 tё punёsuar nё industrinё hotelierike, ashtu qё vellimi i krizёs ёshtё qartё i dukshёm nё industrinё, me tё cilёn indirekt janё tё lidhur edhe 35000 qytetar, kryesisht pronarё tё restoranteve dhe tregtarё.

Pakoja e dytё e masave

Nё fund tё prillit tё kёtij viti, Qeveria e Malit tё Zi, ndihmoi turizmin me 5 milion euro, qё ёshtё e pamjaftueshme pёr industrinё ekonomike qё punёson mbi dhjetё mijё njerёz dhe e cila ka patur fitim nga njё milliard euro vitin e kaluar. Kjo pako dytё e masave gjithashtu planifikoi se 100.000 tё punёsuar nё degёn ekonomike do tё marrin ndihma nga 46 milion euro neto pёr njё periudhё nga tre muaj, çka ёshtё rreth 130 euro nё muaj pёr njё tё punёsuar, dhe kjo ёshtё njё shumё larg nga paga minimale. Qarkullimi i pagesave nё prill tё vitit tё kaluar ishte 1.65 milard euro, ndёrsa sivjet vetёm 1.1 miliard euro, dhe kёtu mund tё shihet efekti shkatёrues i pandemisё me korona virusin.

Ekonomski izgubena godina vo Crna GoraBurim: balkaninsight.com

Gjatё dhёnies sё pakos sё dytё tё masave, Qeveria e Malit tё Zi, uli pagat e administratorёve me paga mё tё larta deri 50 %, elektroindustria i dyfishoi subvencionet pёr familjet mё tё prekura, ku ka 20.892 qytetarё me gjendje tё pavolitshme sociale dhe kjo kushtoi 825000 euro. Ndihmё i’u ёshtё dhёnё edhe qytetarёve tё papunёsuar tё cilёt kanё figuruar nё Entin pёr punёsim deri 31 mars, dhe ka 16.000 persona me kёtё profil, si dhe disa pensionistёve, dhe e gjithё kjo ka kushtuar 290.000 euro.

Nё fund tё muajit maj, Mali i Zi hapi kufijtё pёr shtetet e Unionit Europjan, por ajo nuk solli deri te ardhja e vizitorёve tё huaj, sepse Rusia, Sёrbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janё tregjet primare nga ku vijnё njerёzit, dhe ashtu shumё hotele mbetёn tё mbyllura dhe gjatё muajit qershor. Rebalanci i buxhetit u bё nё qershor me paramendim tё rrёnies tё turizmit pёr 40%, por duke e parё se rrёnia ёshtё dy herё mё e madhe, atёherё ёshtё qartё se arkёs shtetёrore do ti mungojnё shumё mё tepёr tё holla sesa ёshtё paraparё dhe proektuar nga ana e qeverisё.

Plazhet dhe hotelet nё qershor ishin tё shprazta dhe ajo dukej shumё keq, numri i tё infektuarve me virusin korona u rit, dhe papunёsia u zmadhua pёr rreth 30.000 qytetarё, bukvalisht ishin tё goditur tё gjithё- turizmi, restorantet, tregtia, bujqёsia, industria ushqimore. Nuk kishte punёsime sezonale, por orёt tё punёtorёve ishin tё zvogёluara dhe shumё tё punёsuar u lёshuan nga puna nё mes te akumulimit te shpenzimeve dhe tё ardhurat e ulёta. Kruzerёt nuk lundronin nё Boka Kotorska, dhe kjo direkt ndikoi nё aktivitetet e shumta tё punёs nё Kotor.

Biznes komuniteti dhe qytetar tё pakёnaqur

Komuniteti i biznesit nuk ishte i kenaqur nga masat e implementuara nga ana e Qeverisё sё Malit tё Zi, por kёrkoi ndryshime mё radikale, para se gjithash ulje primare e TVSH nga 21% nё 7% pёr turizmin, dhe kompanitё nё kёtё veprimtari tё jenё tё liruar nga pagesa e tё gjitha taksave lokale dhe komunale pёr vitin 2020 me reprogramim tё detyrimeve qё kanё pёr ndёrmarjet publike dhe vetqeverisjeve lokale. Propozimi i Lidhjes sё punёdhёnёsve, qё Banka qendrore e Malit tё Zi, t’i urdhёron bankat komerciale ti ulin normat e interesit dhe provizionet pёr shkak tё krizёs, gjithashtu nuk u miratua. Masat joadekuate tё qeverisё tё Malit tё Zi sollёn deri nё uljen e depozitёve pёr 138 milion euro nё periudhёn prej shkurtit deri nё prill, edhe atё mё sё shumti nё kompanitё private, te cilave iu rrezikohej likuiditeti, si dhe rritje e papunёsimit pёr rreth 5000 qytetarё edhe atё vetёm nё muajin prill.

Nё atё periudhё shteti mundej ti largojё tё dhёnat, tatimet dhe tatimet lokale nё periudhё prej tre muaj prej fillimit tё pandemisё, por tё sjell dhe sistem tё pagesёs tё TVSH pas fakturimit tё paguar po jo tё lёshuar, ku shteti do tё jetё i fundit qё do tё pranon tё hollat, pas punёtorёve, furnizuesve. Qytetarёt gjeneralisht iu pёrmbajtёn masave tё cilat pёrfshinё karantin dhe mbyllje tё shumё aktiviteteve. Sigurisht kishte raste sporadike tё mosrespektimit tё masave, dhe kundёr kёtyre personave ishin ngritur padi, ashtu qё mund tё thuhet se qytetarёt ishin tё discipliniuar, duke i dёgjuar rekomandimet e mjekёve tё trupit kombёtar koordinativ tё formuar nga Qeveria e Malit tё Zi nё luftёn kundёr pandemisё.

Shkalla e lartё e pёlqimit tё qytetarёve nё lidhje me politikat e pushtetit u trazua nё moment kur Qeveria e Malit tё Zi e shpalli listёn e qytetarёve tё cilёt kishin vendime pёr izolim tё detyrueshёm me kohёzgjatje nga 14 ditё. Listat pёrmbanin emra dhe mbiemra tё qytetarёve dhe adresёn e tyre ku jetojnё. “Tё dihet se kush nga fqinjёt dhe qytetarёt vihen nё rezik”, thuhet nё shpalljen e Qeverisё nё Twiter. Organizatat joqeveritare ashpёr e dёnuan kёtё vendim tё Qeverisё tё Malit tё Zi pёr thyerje direkte tё Kushtetutёs, ligjeve dhe standardeve ndёrkombёtare nё lёminё e tё drejtave tё njeriut dhe demokracisё, dhe “Vijesti” si medium me mё tepёr besim nga qytetarёt, refuzoi ta shpallё listёn a lartёpёrmendur, duke mos e pёrkrahur vendimin e Qeverisё sё Malit tё Zi e cila nuk e respektoi Kushtetutёn. E gjithё kjo solli deri nё rrёnie tё pёrkrahjes tё qytetarёve pёr Qeverinё e Malit tё Zi nё luftёn kundёr pandemisё me kёshtu lloj politikash.

Pakoja e tretё e masave

Nё fund tё korrikut, Qeveria e Malit tё Zi e miratoi pakon e trete tё masave, tё cilat pёrfshijnё subvencionё pёr turizёm nga 83.4 milion euro nё afat tё shkurtё, dhe e gjithё pakoja vlen 1.22 miliard euro nё afat tё mesёm dhe tё gjatё, nga viti 2020 deri ne vitin 2024. Ulja e TVSH pёr produktet ushqimore nё sektorin turistik nё 7% ishte vendim i duhur i cili duhej tё sjellet me herёt, por ra ne sy ajo qё subvencionet pёr pronarёt e kapaciteteve private pёr akomodim janё vetёm 3 milion euro, e ato pёrbejnё 73% tё akomodimit, çka do tё thotё se ata qё japin me qera banesa dhe apartmane nuk mund tё fitojnё as njё pjesё tё vogёl tё asaj qё do tё fitojnё hotelet.

Edhe pse Qeveria i quan turizmin dhe bujqёsinё degё strategjike tё ekonomisё, atёherё ёshtё e dukshme se 3 milion euro tё parapara pёr bujqёsinё nga gjithsej 127.4 milion euro nё afat tё shkurtёr nuk janё ndihmё e mjaftushme. Publiku i perceptoi kёto masa si tё pamjaftushme pёr rruajtjen e numrit tё tё punesuarve dhe ndihmёn e bizneseve tё vogla dhe tё mesme, sepse shumё qytetarё ngelёn pa punё.

Nё qershor, qeveria malazezase kerkoi hua nga MMF pёr krizёn ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin korona, nё tё cilin potencon se nuk planifikon tё ndan mjete pёr vazhdimin e autostradёs deri vitin 2025. Me kёtё veprim, Qeveria e Malit tё Zi pranoi se nuk ka mjete tё mjaftushme pёr, siç thojnё, proektin kapital vital pёr zhvillimin e vendit. Huaja pёr ndёrtimin e autostradёs Bar-Boljare ёshtё marrё nga Banka Kineze Shtetёrore, pёr tё cilёn territori i Malit tё Zi ishtё vёne si kolateral, dhe gjyqi nё Pekin ka jurisdikcionin pёr konteste eventuale tё mundshme.

Duhet tё pёrmendet se Banka Europjane pёr investim refuzoi tё finanson kёtё proekt, sepse studimi fizibiliti dhe studimi pёr realizim tregoi se ndёrtimi i autostradёs nuk ёshtё profitabil dhe nё mёnyrё serioze do tё luhat stabilitetin e finansave publike. Rata e parё pёr autostradёn arrin nё vitin tjetёr, qё tregon se borxhi publik do tё rritet edhe mё tepёr, dhe se kriza do tё zgjatё njё periudhё mё tё gjatё kohore.

Ghithashtu, pakoja e tretё e masave ishte prezentuar njё muaj para zgjedhjeve tё mbajtura nё 30 gusht, dhe bёhet fjalё pёr masa ku pensionet minimale do te rriten nga 128 nё 145 euro. Me faktin se ka rrёnie tё madhe tё punёsimit nё ekonomi, atёherё ёshtё e qartё se pas formimit tё qeverisё sё re, do tё ketё ulje tё punёsimit nё sektorin publik dhe deri te zvogёlimi i pagave, ashtu qё rritja e pensionit minimal nuk do tё jetё asgje nё krahasim me uljet qё pregaditen pёr tё punёsuarit nё administratёn publike.

Vit i humbur ekonomik

Masat ekonomike qё Qeveria mund menjёherё ti aplikon pёr shkak tё pandemisё janё ulja e shpejtё e normёs sё TVSH, garantimi i blerjes tё prodhuesve bujqёsor, me çka do tё rriten punёsimi dhe investimet nё kёtё aktivitet. Mё pas, pagesa e TVSH sipas fakturёs te paguar jo asaj tё lёshuar, negociata pёr shtyerjen e pagesёs tё obligimeve kreditore me qёllim tё rriten tё hollat nё ekonomi dhe tё rritet likuiditeti. Dhёnia e subvencioneve mё tё larta, pёr veprimtaritё e mbyllura dhe me tё prekura ishte e duhur kur plani shumёvjetor pёr ndihmёn e aviokompanisё nacionale me disa qindra tё punёsuar, Montenero erllajns, i rёndё 155 milion euro ishte aprovuar. Kompanitё mikro, tё vogla dhe tё mesme, si shtyllё e ekonomisё duheshte tё kenё pёrkrahje mё tё madhe nga Qeveria e Malit tё Zi me qёllim tё pёrmirёsohet likuiditeti dhe tё mbahen vendet e punёs.

Kompanitё duhet ta orientojnё punёn nё on-line nёse ajo ёshtё e mundur, si disa restorante qё bёnё tё mundshme porosi tё ushqimit nёpёrmjet aplikacioneve. Pёr shumё qytetarё, ky vit ёshte i humbur ekonomikisht, per atё arsye nuk ёshtё keq tё shfytёzoni kohёn pёr tё punuar nё vetёveten- duke lexuar, duke mёsuar gjuhё tё huaja ose duke i mesuar bazat e programimit. Vijon nje dimёr i gjatё dhe i rёndё, pёr atё arsye do tё ishte mirё qё kohёn pas KOVID-19 ta presim me dituri dhe aftёsi tё reja.

 

Iniciativa Tregime nga rajoni #2 zbatohet nga Res Publica and Institute of Communication Studies, – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Analizo.ba (BeH), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi), ABCnews.al (Shqipëri), Prlija (Kroacia), SEGA (Bullgaria) dhe PCNEN), (Mali i Zi).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.