Ardian Gola nga viti 2005 deri 2007 punoi si Zyrtar i Lartë për Informim në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Më pas, u zgjodh Drejtor i Zyrës për Integrime Evropiane në po të njëjtin institucion, ku qëndroi deri në 2010.
Në vitin 2007 u zgjodh Asistent në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Departamentin e Sociologjisë në kuadër të Fakultetit Filozofik. Ndërsa, në vitin 2018, pas pesë viteve në cilësinë e ligjëruesit, avancohet në Profesor Asistent në po të njëjtin institucion. Gjatë kësaj kohe, ka mbajtur disa pozita institucionale, si: nga 2008 – 2010 Sekretar i Departamentit; nga 2010 – 2011 Koordinator për Zhvillim Akademik; nga 2014 – 2021 Shef i Departamentit. Ndërsa gjatë 2014 ishte angazhuar në cilësinë e këshilltarit të u.d Rektorit të UP-së. Gjatë vitit 2010, ishte si studiues vizitor për një semestër në Universitetin e Champaign Urbana në Illinois të ShBA.
Në këtë artikull diskutohet mënyra problematike e zbatimit të sekularizmit në shoqërinë tonë. Këtu argumentohet se, ndërsa sekularizmi politik, në kuptim të ndarjes ose...