Ardian Muhaj është i lindur në Shkodër, ku edhe ka kryer studimet universitare për histori-gjeografi. Studimet pasuniversitare Master dhe PhD për histori i ka kryer në Universitetin e Lisbonës. Është kërkues shkencor në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe anëtar korrespondent i Akademisë Portugeze të Historisë në Lisbonë. Është përkthyes i disa librave nga anglishtja, spanjishtja dhe portugalishtja. Ka botuar librat, Kosova: Rruga e natyrshme drejt pavarësisë, Shkodër, Albagen, 2000; Nga Ballkani në Mesdhe. Shqiptarët prej Mesjetës në agimin e Kohës së Re, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2019; Projekte kundërosmane në shekujt XVI-XVII. Mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022. Është drejtues dhe anëtar redaksie në revista shkencore të fushës së shkencave sociale në Tiranë, Shkup, Sarajevë, Holandë. I angazhuar në shoqërisë civile në Shqipëri në Diasporë.
Louis Dupré: Ali Pasha në gjueti në liqenin e Butrintit, mars 1819 Aktualiteti përballë realitetit Për shumë realiteti i gjërave është aktualiteti i tyre,...