Dorjeta Rukiqi është hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ku angazhohet në programet Ndërtimi i Komuniteteve të Qëndrueshme/Parandalimi dhe Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm (P/CVE), Gjinia dhe Siguria, si dhe trendet e Reja të Kërcënimeve. Dorjeta ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Ekonomi e Aplikuar dhe Menaxhment. Ajo ka një diplomë Master në drejtimin Studime Gjeopolitike në Universitetin Karlov në Pragë, Çeki. Në përvojat e mëparëshme dhe gjatë studimeve, ajo është fokusuar në regjionin e Ballkanit Perëndimor, ku ka zhvilluar hulumtime për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe efektin e politikave të jashtme të fuqive të mëdha në këtë regjion.