Emir Abrashi është analist i politikave dhe menaxher projektesh në 'Demokraci Plus'. Ka përfunduar studimet diplomike për Çështje Publike Ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Qëndrore në Vjenë, ndërsa studimet bazike për Komunikim Strategjik i ka përfunduar në Universitetin e Abu Dhabit. Deri në vitin 2020 ka shërbyer si Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku është marrë me pjesën e korrespondencës dhe komunikimit zyrtar. Emiri ka qenë gjithashtu i involvuar në procesin e lobimit dhe themelimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, ku ka shërbyer si Këshilltar i Shefit të Misionit. Në Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit për Çmimin Zayed për Energji të Ripërtëritshme, organizatë jo-profitabile nën patronatin e Princit të Kurorës së Abu Dhabit. Ndërsa, më herët ka shërbyer për tre vite si Bashkëpunëtor i Jashtëm në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Lufta në Ukrainë prodhoi një dridhje të fortë të themeleve të rendit botëror, duke i detyruar shtetet që t’i rimendojnë pozicionet e tyre, përfshirë...
Ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë janë përfaqësues të kreut të shtetit (në republikë presidentit, ndërsa në monarki monarkut) dhe janë të akredituar pranë kreut...