Kreshnik Hoxha është doktor i shkencave në Kristalografi dhe Inxhinieri të Kristaleve. Ai përfundoi masterin në Kimi me nanoteknologji në vitin 2011 në Universitetin Hull në Britani të Madhe. Kreshniku aktualisht punon në një kompani farmaceutike britanike, dhe është i angazhuar në operimet globale të departamentit të hulumtimeve shkencore. Fusha terapeutike në të cilën Kreshniku operon është varësia në alkool dhe opioide si heroina. Hoxha është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe ka qenë kolumnist i rregullt në Balkan Insight, Gazeta Jeta në Kosovë dhe Prishtina Insight për pesë vite.