Connect with us

Hi, what are you looking for?

Leonora Aliu

Leonora Aliu është gazetare me përvojë gjashtëvjeçarë në Kosovë. Ka ndjekur studimet bachelor në degën e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik, në Universitetin e Prishtinës. Leonora është fituese e çmimit vjetor për gazetari televizive nga Asociacioni i gazetarëve ë Kosovës dhe UNDP-së, për raportimin e saj për dhunën në familje, në vitin 2011. Ka punuar si gazetare në sektorin e sigurisë, gjyqësisë dhe politikës në gazetën “Koha Ditore”, në gazetën “Express”, “BIRN”- në kuadër të programit televiziv “Drejtësia në Kosovë”, dhe si reportere në gazetën “Lajm”. Aliu ka qenë e angazhuar edhe në konsulenca për marrëdhenie me publikun. Ka punuar si producente për fushata ndërgjegjësimi me HELVETAS- Swiss Inter-cooperation, kompaninë prodhuese “Entermedia”, “Expedio” dhe “Republika”, me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNDP, në kuadër të projektit për drejtësinë transicionale, me programin për ndërmjetësimin e tregtisë dhe njohjes së diplomave mes Kosovës dhe Serbisë me “SPARK”, po ashtu si producentë e kampanjës kundër gjuhës së urrejtjes në vitin 2014 për OSBE-në në Kosovë, si hulumtuese në DVV International, si dhe ka qenë udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Koalicionin për Mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë- KOMF, projekt ky i mbështetur nga UNICEF. Aliu ka bashkëpunuar edhe me Universitetin Ludwig Maximilian në Munih të Gjermanisë në kuadër të projektit INFOCORE si dhe ka kryer disa shërbime të komunikimit për zyrën e UNICEF në Kosovë. Fushat e hulumtimit: Media, siguri dhe të drejtat e njeriut.

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.