Lorik Pustina është doktorant në Fakultetin Juridik dhe Shkencë Politike në Universitetin e Szegedit në Hungari. Ka përfunduar studimet Master në programin interdisiplinar mes Universitetit të Shkupit dhe Grazit në fushën e Institucioneve dhe Politikave të BE-së. Ka punuar për 8 vite si gazetar e redaktor në Koha Ditore, Gazeta Express dhe Lajm, ndërsa më vonë ka punuar në Zyrën Civile Ndërkombëtare si këshilltar politik dhe i çështjeve të sigurisë. Për dy vite ka shërbyer si drejtor i komunikimit në Qeverinë e Kosovës.