Mirishahe Syla është studiuese e çështjeve gjinore, aktiviste për drejtësi gjinore dhe punonjëse për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ka studiuar Shkencën Politike në Universitetin e Prishtinës, dhe ka magjistruar në Studime mbi Gratë dhe Gjininë në University of Northern Iowa, SH.B.A. Së fundmi, është certifikuar nga ETH – Swiss Federal Institute of Technology Zurich, në lëndën Gjinia dhe Ekonomia. Përgjatë dekadës së fundit, angazhimi i saj në shoqëri civile është fokusuar në problematizimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore, të drejtat ekonomike të grave, pjesëmarrjen dhe angazhimin politik të margjinalizuar, si dhe zgjerimin e diskursit feminist në vend, kështu duke ideuar projekte dhe fushata të shumta që adresojnë këto tema dhe që përfshijnë grupe të identiteteve të ndryshme në Kosovë. Puna dhe angazhimi i saj informohen nga mendimi feminist, dhe në rolin e hulumtueses, publicistes, e ligjërueses, angazhohet në ndërlidhjen e vazhdueshne mes teorisë dhe praktikës feministe. Mirishahja është po ashtu anëtare e bordit të Sbunkerit.