Plator Avdiu iu bashkua Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) më 2023 si Menaxher Projekti, në kuadër të projektit rajonal të mbështetur nga Bashkimit Evropian “Monitorimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” i cili menaxhohet nga KDI. Ai ka një përvojë të gjerë në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë, duke qenë i angazhuar si Hulumtues i Lartë / Koordinator i Projekteve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në vitet 2014-2023. Krahas kësaj, ai është autor dhe bashkautor i raporteve hulumtuese e publikimeve që trajtojnë temat e sigurisë dhe të mbrojtjes. Për më tepër, përvoja profesionale e tij përfshin angazhimin si konsulent i programit për siguri dhe mbrojtje të Transparency International me seli në Londër, duke qenë autor i Indeksit të Integritetit për Mbrojtje në vitin 2020.
Platori ka diplomuar për studime master në Universitetin e Letonisë, në Riga, në drejtimin për Studime Evropiane duke qenë bursist i programit të Komisionit Evropian JoinEU-SEE III/Erasmus Mund Action 2 Partnerships. Ndërsa, studimet themelore i ka përfunduar për shkencat politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 2008.
Zhvillimet politike në Kosovë që befasisht arritën kulmin gjatë pandemisë COVID-19 me rrëzimin e qeverisë, e cila doli nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të...
Më në fund ka arritur të “thyhet” bllokada që ka mbizotëruar tash e disa vite në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Në konferencën ndërkombëtare...
Rreziku i korrupsionit është duke e sfiduar Policinë e Kosovës duke vënë në dilemë funksionimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm të këtij institucioni për...