Roni Idrizaj është i diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Sbunker ku për një kohë ka menaxhuar programin e mendimit kritik dhe të drejtave të njeriut "TruAktiv" të Sbunker.
Aktivizmi i tij në sektorin e shoqërisë civile zhvillohet edhe si vullnetar në organizata që kanë për fokus integrimin e komuniteteve pakicë dhe të magjinalizuara në shoqërinë kosovare dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ai është themelues i iniciativave “SpeakOut” dhe #KputeUrrejtjen dhe ka qenë koordinator në iniciativën #MerrFrymë.