Rreze Hoxha është psikologe. Ajo është Projekt Koordinatore në organizatën Fondacioni Together Kosova, ku ndër të tjera administron platformën e vetme për këshillim online në Kosovë, www.nukjevet.net. Rrezja gjithashtu ka punuar si psikologe me fëmijët adoleshentë si pjesë e projektit Toka te Ti të organizatës Toka. Ajo është anëtare në Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane në Kosovë qysh nga viti 2016, ku ka udhëhequr projektin e parë për edukim seksual tek të rinjtë kosovarë.
Rrezja ka qenë e ftuar si paneliste dhe prezantuese në panele e konferenca të ndryshme, për të folur rreth rëndësisë së shëndetit mendor dhe edukimit seksual tek të rinjtë shqiptarë.