Shkodran Ramadani është hulumtues në Institutin “Compass” në Prishtinë. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë dhe studimet Master në Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Shkodrani është aktiv në fushën e hulumtimeve të sigurisë, drejtësisë tranzicionale, marrëdhënieve ndërkombëtare, populizmit, sekularizmit, demokracisë konsociacionale dhe autonomisë.