Vlera Mati ka përfunduar studimet Master në Menaxhment në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa studimet bachelor në Universitetin Staffordshire. Vlera është pjesë e Institutit Riinvest nga viti 2016, ku mban pozitën e hulumtueses. Përvoja e saj në institutin Riinvest është në shkrimin e raporteve, në menaxhimin e projekteve, koordinimin e aktiviteteve të projekteve, hartimi i pyetësorëve, hartimi i punimeve të kërkimit të politikave, avokimi për axhenda të caktuara zhvillimi, organizimi i debateve, konferencave, trajnimeve etj.