Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Some Serbian media use the CIA to attack Kosovo

Në prag të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mediat serbe iu rikthyen spekulimeve për ngjarjet që i paraprinë çlirimit e Kosovës në vitin 1999 e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Këtë e bënë duke u shërbyer me deklarata të individëve por të cilat nuk kanë mbështetje nga institucionet që ata u takojnë apo ndonjë dokument i besueshëm ndërkombëtar.

The Serbian outlet Alo.rs publikoi artikullin përmes të cilit pretendon se iu konfirmua ajo që dinin prej kohësh. Artikulli u publikua në ballinën e kësaj gazete me titullin: “CIA KRIJOI UÇK-në”. Në ballinë krahas logos së UÇK-së dhe CIA-së është postuar edhe fotografia e disa prej themeluesve të UÇK-së, përfshirë ish Drejtorin Politik, Hashim Thaçi.

Photo: Alo.rs

Në përmbajtjen e artikullit është publikuar deklarata e një ish-zytari amerikan të inteligjencës Scott Ritter, i cili në llogarinë e tij në Platformën “X” ka skruar se “në vitin 1999, CIA bëri një pretendim se Serbia ishte e përfshirë në gjenocid kundër 1.6 milionë shqiptarëve në Kosovë”. Sipas Ritter, CIA krijoi ushtrinë e saj private të terroristëve, duke aluduar në UÇK-në. Madje sipas tij, UÇK-ja dhe CIA punuan dorë për dore për të prodhuar trillimin e gjenocidit të kryer nga Serbia.

Ky artikull u shpërnda edhe nga mediat tjera serbe si SrpskaCafe, Republika,rs, Srbija Danas, 24Sedam, Novosti.rs.

Raporte kredibile ndërkombëtare dhe media të njohura botërore konfirmojnë se megjithë dyshimet fillestare UÇK-ja u njoh si forcë guerile legjitime që i ishte kundërvënë regjimit të Millosheviqit që kryente masakra në Kosovë. Rrjedhimisht edhe CIA ka bashkëpunuar me UÇK-në e cila u formua në  vitin 1993. Organizimi i UÇK-së pati edhe mbështetje ndërkombëtare e cila kulmoi me fushatën e bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja, pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë nga Millosheviqi.

Kjo nuk është hera e parë kur mediat serbe nxisin spekulime në lidhje me ngjarjet historike të cilat çuan në krijimin e shtetit të Kosovës.

*This article is published as part of the Western Balkans Regional Initiative against disinformation. Western Balkans Anti-Disinformation Hub: exposing malign influences through watchdog journalism.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.