Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Pretendohet rrejshëm se presidenti i Serbisë Vuçiq e ka njohur Kosovën

Click-bait

Portale nga Shqipëria që kanë shtrirje në rrjetet sociale po vazhdojnë ta përdorin Kosovën për të dezinformuar duke i shfrytëzuar problemet e pazgjidhura me Serbinë.

Më datë 30 shtator, portali online NTV.al has published an article titled: “Vuçiqi njeh Kosovën dhe dërgon Vulinin për ngushëllim te Putini në Rusi”. Në përmbajtjen e artikullit nuk është ofruar asnjë mbështetje në lidhje me pretendimin e ngritur në titull. Artikujt e tillë kategorizohen si “clickbait”, me përmbajtje keqinformuese. Këtë artikull, portali nga Shqipëria e ka publikuar në faqen e vet online si dhe në faqen në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që ky portal spekulon përmes titullit, me qëllimin për të marrë vëmendjen e audiencës pa ofruar fakte dhe referenca në përmbajtje të artikullit.

Krejt çka ofrohet brenda tekstit është një deklaratë e ish-deputetit të Kuvendit të Serbisë, Dragan Sormaz, por që nuk jepet asnjë citim nga ana e tij lidhur me gjoja njohjen e Kosovës nga Vuçiqi. Po ashtu, mungon vendi dhe data kur është dhënë deklarata përmes së cilës pretendohet se Vuçiqi ka ndryshuar qëndrim në raport me Kosovën. Ai dhe zyrtarë të tjerë serbë kanë qenë konsistentë në mohimin e shtetësisë së Kosovës dhe, për më tepër, lobojnë për ta dobësuar prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në shtim të njohjeve apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në këtë artikull, Kosova përmendet vetëm për rastin Banjska, për të cilin shkruan se: “Banjska” ishte një ngjarje tragjike, por edhe lëvizja më e mirë e Vuçiqit për Serbinë”, por që nuk ka asnjë ndërlidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sa i përket pjesës tjetër ku shkruan se Vuçiqi e ka dërguar Vulinin për ngushëllim te Putini në Rusi, aty thuhet se: “kryetari i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, gjatë kohës deri në formimin e dakorduar mes Serbisë e Kosovës, Aleksandar Vuçiq, do të shpërndajë dekorata për rusët”.

“Do të dërgojë të besuarin e tij, Aleksandar Vulin, në Moskë, që të flasë për paqen, në mënyrë që të vazhdojë t’u hedhë hi syve atyre në Kremlin, por, para së gjithash, votuesve të tij në Serbi, numri i të cilëve po zvogëlohet dita-ditës. Rusët nuk do të reagojnë seriozisht, sepse kanë nevojë për një lloj Serbie, në mënyrë që të vazhdojnë ta përdorin atë për të destabilizuar Ballkanin dhe për të minuar unitetin evropian“, shkruan në artikull.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011 janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve. Është thënë se procesi duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Derisa Kosova insiston që ajo ta përfshijë njohjen e ndërsjellë, kjo refuzohet nga Serbia.

Madje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë në vitin 2022, pati theksuar se: “derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

*This article is published as part of the Western Balkans Regional Initiative against disinformation. “Western Balkans Anti-Disinformation Hub: exposing malign influences through watchdog journalism.”

You May Also Like

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.