Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka ngritur pretendime të paqëndrueshme se Qeveria e Kosovës, me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, po ndërmarrin hapa për dëbimin e serbëve nga Kosova. Sipas saj, kjo po synohet të bëhet përmes një skenari të “revolucionit me ngjyra”, duke i vënë nën presion autoritetet serbe, mirëpo për këtë skenar nuk është raportuar e as dëgjuar më parë.
Më 25 dhjetor 2024, Agjencia Shtetërore Ruse Tass ka publikuar një artikull me titullin: “Perëndimi planifikon të destabilizojë situatën në Serbi – zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme”. Në përmbajtje artikullit citohet zëdhënësja Maria Zakharova tek pretendon pa ofruar ndonjë fakt se vendet perëndimore po hartojnë plane për destabilizimin e situatës në Serbi, pjesë e së cilave janë edhe serbët që jetojnë në Kosovë.
“Një rast tjetër flagrant: një përpjekje për të parandaluar pjesëmarrjen e ‘Listës Serbe’, partisë më të madhe serbe në rajon, e cila ka kohë që është bërë objekt sulmesh nga nacionalistët ultra-shqiptarë, ‘kryeministri’ Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas deklaratave të kosovarëve, Kurti planifikon incidente të reja ndëretnike për festat e Krishtlindjeve dhe përgjegjësia paraprakisht për këto incidente po vihet publikisht mbi partinë serbe dhe komunitetin rajonal ortodoks”, ka thënë ajo. Por, ajo nuk ofron asnjë emër se kush prej analistëve ka deklaruar se Kurti po planifikon incidente ndëretnike, ku cak do të ishte komuniteti ortodoks, siç pretendojnë rusët. Sipas Zakharovës, këto veprime janë shkelje e rëndë e rregullave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe paraqesin kërcënim për një përshkallëzim të menjëhershëm të situatës me pasoja më të rënda në rajon.
Pretendimi se prej kohësh ‘Lista Serbe’ është bërë objekt i sulmeve nga nacionalistët ultra-shqiptarë vjen pas zhvillimeve të fundit rreth certifikimit të partive për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Partia në pushtet ka kërkuar që Listës Serbe t’i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje, për shkak të lidhjeve me Serbinë dhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, kryeorganizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 23 shtator 2024. Por, këtë e ka bërë duke mos u mbështetur në ndonjë bazë ligjore, përmes së cilës do t’i pamundësohej pjesëmarrja në zgjedhje. Me gjithë përpjekjet, Lista Serbe u certifikua për zgjedhjet e 9 shkurtit, mbi bazën e vendimeve të instancave të tjera.
Fillimisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ishin kundër. Në mbledhjen ku u diskutua për të, anëtarë të LVV-së thanë se Lista Serbe nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk i referohet me emrin zyrtar.
Kjo qasje e tyre u kritikua nga vendet perëndimore, përfshirë BE-në e SHBA-në, që publikisht shprehën shqetësim.
“Jemi të shqetësuar nga përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe i hapin derën ndikimit politik subjektiv për procesin zgjedhor”, ka stated një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
In the key EU kanë thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tek shtuan se procesi i certifikimit “duhet të bazohet në standarde e procedura ligjore, e jo në konsiderata politike”. Kësisoj, demantohet pretendimi i zyrtares ruse se Listës Serbe po tentohet t’i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje edhe me aprovim të ndërkombëtarëve.
Deklaratat se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka planifikuar incidente të reja ndëretnike, janë të ngjashme me ato të zyrtarëve serbë. Vendimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e populluar kryesisht me serbë vazhdojnë të nxisin reagime nga ata të cilët këtë e konsiderojnë pushtim dhe tendencë të Qeverisë për t’i dëbuar serbët nga Kosova.
Rusia bën pjesë në mesin e akterëve të jashtëm malinjë që ka për synim nxitjen e tensioneve edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në shumë raste duke e paraqitur Kosovën dhe shumicën shqiptare si armiqësore ndaj serbëve. Zyrtarët rusë disa herë e kanë përmendur Kosovën edhe me qëllimin për ta legjitimuar agresionin e tyre në Ukrainë dhe për t’i fuqizuar qëndrimet kundër Perëndimit.
*This article is published as part of the Western Balkans Regional Initiative against disinformation. “Western Balkans Anti-Disinformation Hub: exposing malign influences through watchdog journalism.”