Connect with us

Hi, what are you looking for?

Critique

Open Door: Një letër dashurie për peizazhin shqiptar

Filmi: Open Door nga Florenc Papas

Historikisht, zhanri i filmit rrugor – the road movie – gjithmonë i përkiste burrave. Dhe kjo sepse, midis arsyeve të tjera që kanë të bëjnë me territorin e femrave dhe meshkujve në terrenin filmik, ky është një zhanër i çili burron nga zhanri klasik që janë në thelb mashkullorë  – western, gangster film, film noir. Nga produksionet e Hollivudit klasik mund të gjejmë shembuj si Stagecoach (John Ford, 1939), The Grapes of Wrath (John Ford, 1940), You Only Live Once (Fritz Lang, 1937), It Happened One Night (Frank Capra, 1934), por edhe në vitet 1970s ka shembuj plot: Bonnie and Clyde (Arthur Penn, 1969), Easy Rider (Dennis Hopper,1969), Butch Cassidy and the Sundance Kid (George Roy Hill, 1969), Midnight Cowboy (John Schlesinger, 1969), Alice’s Restaurant (Arthur Penn, 1969), The Getaway (Sam Peckinpah, 1972), Scarecrow (Jerry Schatzberg, 1973),The Long Goodbye (1973), California Split  (1974) and Thieves Like Us (1974) i Robert Altman, Thunderbolt and Lightfoot (Michael Cimino, 1974), Paper Moon (Peter Bogdanovich, 1973). Midis kësaj vale masive filmash ka vetëm dy filma të cilët vënë gruan në timon: The Rain People (Francis Ford Coppola, 1969) dhe Alice Doesn’t Live Here Anymore (Martin Scorsese, 1974).

Por filmi i Florence Papas Open Door nuk është si asnjë nga kto filma, përkundrazi ai është më afër filmit të Barbara Loden Wanda, një film i prodhuar në vitin1970 jashtë sistemit të Hollivudit i cili ilustron kufizimet me të cilat përballen gratë kur ato refuzojnë të konformohen në rolet që shoqëria rezervon për to (për më shumë mbi filmin Wanda klikoni këtu). Sidoqoftë, megjithëse Wanda është një film krejtësisht pessimist, Open Door përfundimisht na lë me të gjitha pikëpyetjet rreth shoqërive tona të hapura dhe na ngacmon për t’u dhënë një përgjigje edhe pse nuk është e lehtë.

Open Door është një road movie i cili tregon një histori të thjeshtë por me fronte të shumta dhe problematika të rënda. Që nga momentet e para deri në skena përfundimtre, filmi krijon një rrjetë tematikash dhe i shfaq ato njërën pas tjetrës për kohëzgjatjen e tij, gjithmonë duke sulmuar insitucionin e Familjes – një nga insitucionet më të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Në pamje të parë filmi bën fjalë për dy motra që fillojnë një udhëtim për të shkuar tek i Ati për përvjetorin e vdekjes së nënës së tyre – gjatë rrugës po konsiderojnë t’i prezantojnë atij një bashkëshort për motrën e vogël, Elma, e cila është kthyer nga Italia shtatëzënë dhe e pamartuar. Por kjo histori nuk është as për përvjetorin e nënës së tyre, as për babain e tyre tradicional. Është një histori për gjendjen e vështirë të grave te kjo shoqëri thellësisht tradicionale dhe kështu na jep dy protagoniste të përballuara me rendin shoqëror por edhe me pasojat e zgjedhjeve të tyre që rrjedhin pikërisht nga ky rend shoqëror i cili është armiqësor ndaj grave.

Padyshim tema më e spikatur që filmi komunikon është ajo e Shqipërisë si një shoqëri ende rreptësisht patriarkale. Si në të gjitha shoqëritë që karakterizohen si patriarkale ashtu edhe në vendin tonë figura që përfshin rendin patriarkal është figura e Atit. Ndaj motra e madhe Rudina vazhdimisht i përgjigjet Elmas se ajo i bindet atij sepse ai është babai i tyre – pra nuk ka se si të jetë ndryshe. Është pika kryesore rreth së cilës rrjedhin edhe problematikat e tjera me të cilat filmi përballohet: nëna beqare, aborti, të drejtat e klasës punëtore (dhe zakonisht në këto lloj shoqërish gratë u përkasin klasës punëtore dhe sigurisht të drejtat e tyre nuk mbrohen në shumicën e rasteve).

Por duhet të shohim përtej kësaj teme qëndrore të Shqipërisë si një vend ende tradicional, dhe të fokusohemi edhe tek temat e tjera për të cilat filmi bën fjalë. Emigracioni është gjithashtu një ide e rëndësishme. Motra e vogël, Elma, është një person i rri që jeton në Itali, bashkëshorti i protagonistes Rudina punon në Greqi dhe kthehet në familja e tij një herë në vit, recepsionisti i hotelit ku dy motrat qëndrojnë për një natë na tregon se ka 5 vajza, por vetëm dy nga to jetojnë në Shqipëri. Emigracioni është një gjemb i madh në historinë e kombit tonë, një akt kolektiv me pasoja individuale një prej të cilave është shkëputja e jetës familjare siç na tregon shembulli i Rudinës. Nëse një abort dhe një  shtatëzani jashtë martese parandalon krijimin e një njësie familjare, emigracioni e prish atë. Sekuenca përfundimtare e filmit tregon Rudinën në udhëtim në makinën e saj me të birin e saj dhe një person i cili nënkuptohet se është ai që ajo ka dashur në të vërtetë kur ishte e re. Momentalisht imazhi i familjes është restauruar – në një mënyrë të ngjashme me sekuencën e fundit të filmit The Birds (1963) nga Alfred Hitchcock – por shprehjet e fytyrës së protagonistëve, heshtja gjatë gjithë skenës dhe udhëtimi drejt të panjohurës sjellin dyshim për këtë restaurim (në një mënyrë të ngjashme me sekuencën e fundit të filmit The Graduate (1967) nga Mike Nicholls).

Një aspekt tjetër i rëndësishëm dhe shumë interesant është mënyra sesi filmi ndërton marrëdhëniet midis dy motrave në mënyrë që sa më shumë ato i afrohen të Atit, ato transformohen në dy figura revolucionare duke u lidhur emocionalisht me njëra tjetrën: Elma fillimisht është një fëmijë për vete, e friksuar të konfrontojë të Atin si një adoloshente, por ngadalë ajo transformohet komplet dhe në fund ndihet mjaft e sigurt për t’u përballuar me të me ndershmëri, si një i rritur. Rudina fillimisht portretizohet si një viktimë e rrethanave të saj – dhe Luli Bitri ka dhënë një performancë krejt befasuese dhe të sinqertë – por ngadalë ajo gjen kurajon dhe guximin të ballafaqohet me realitetin e saj. Motivi i udhëtimit në zhanri i filmit rrugor zakonisht është një udhëtim larg nga përgjegjësitë e jetës civile  për heronjtë, por për protagonistet e filmit Open Door ky është një udhëtim drejt vetëdijes dhe përgjegjësive të jetës civile. Dhe gjatë këtij udhëtimi Elma dhe Rudina arijnë të lidhen me njëra tjetrën si kurrë më parë.

Motivi i udhëtimit gjithashtu është mënyra më e përsosur për të treguar bukuritë natyrore, dhe nëse Shqipëria njihet si një vend i varfër dhe jo tërheqës, Open Door e portretizon atë si një vend me bukuri të mrekullueshme. Filmi është si një letër dashurie ndaj peizazheve mbreselënës të Shqipërisë – në çdo kthesë gjatë rrugës gjendet një perlë e fshehur që pret të zbulohet, dhe kamera e Florenc Papas ka një sy të sinqertë për bukuritë e tilla.

Një mini-intervistë me Luli Bitrin

Do doja të falenderoj protagonisten e filmit zonjën Luli Bitri për kohën që ajo dedikoi për t’u përgjigjur disa pyetjeve për këtë shkrim.

F. Çfarë ju frymëzoi më shumë në karakterin tuaj si Rudinë në filmin Open Door?

L. Mendova se kisha mundësi si aktore për të krijuar një karakter të plotë dhe shumë njerëzor me rolin e Rudinës. Më pëlqeu sepse ky personazh sillej në mënyrë të ndryshme nga ajo çfarë ndjente. Ajo është një njeri i përgjegjshëm dhe arrin të vetëmohohet për shkak të dashurisë për njerëzit e saj dhe të bashkëshortit. Rudina është gruaja që përpelitej mes detyrave dhe dëshirave me një ekulibër të prishur mes tyre. Gjithë pesha e përgjegjësive prej kohësh varet vetëm mbi supet e saj dhe gurin e fundit e vendos e motra, një vajze akoma e parritur në dukje e papërgjegjshme. Është kjo dhe rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme që bëjnë atë riekuilibrimin e jetës së këtyre dy grave. Njëra skllave e detyrës (Rudina) dhe tjetra që ndjek vetëm dëshirat (Elma). Ato konfliktohen por marrin e japin shumë nga njëra tjetra duke mësuar të marrin vendimet e duhura për veten. Ato gjatë këtij udhëtimi marrin guximin të thonë të vërtetën dhe të mbajnë përgjegjësi për të.

F. Kush ishte aspekti më i vështirë i këtij karakteri për t’u komunikuar tek spektatorët?

L. Është një histori e thjeshtë. Ajo çfarë ndodh në këtë film është më tepër brenda personazheve (sidomos asaj të Rudinës). Detyra ishte të krijonim këtë marrëdhënie të besueshme mes motrash dhe të ruanim intensitetin përkatës skenë pas skene. Duhej rrëfyer ky dyzim ndjenjash, dëshirash, brengash nga ana e Rudinës nëpërmjet detajeve të vogla që të mund te përgenjeshtronin “egërsinë e saj. Ishte pikërisht kjo ajo që më pëlqente te personazhi por që e bënte delikat interpretimin. Është një film që mbahet në lojën e aktoreve dhe asnjë gabim nuk mbulohej dot me elementë të tjerë kinematografikë. Ishte një kamerë gjithë kohën mbi portret dhe ne u përpoqëm që loja të ishte sa më e vërtetë.

F. A besoni se karakteri juaj është relevant me femrat e Shqipërisë së sotme?

L. Patjetër dhe jo vetëm në Shqipëri por në gjithë ballkanin mendoj. Në çdo familje ka një motër të madhe e cila kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, dhe një tjetër që abuzon duke sjellë në shtëpi vetëm telashe. Femra sidomos në Shqipëri është më pranë familjes duke sakrifikuar lirinë, dëshirat e saj personale në emër të detyrës por edhe vetësakrifikimit për familjen.

F. A kishte diçka që ju ndihmoi për t’u lidhur psikisht me karakterin e Rudinës?

L. Jam motër e madhe; kam dy vëllezër më të rinj se vetja dhe mund ta bëni vetë lidhjen. Jam shumë e lidhur me familjen dhe kisha shumë për të dhënë në rol sidomos në marrëdhënien me motrën.
Për sa i përket të qenit e përgjegjshme dhe shpirtit të vetësakrifikimit gjithashtu është diçka që e kam me shumicë.

F. Kur xhirimet mbaruan dhe filmi ishte gati për publikun, çfarë ishte ajo që ju ngeli në shpirt nga ky karakter?

L. Isha e kënaqur që në fund, të gjithë personazhet ndjenë shijen e së vërtetës.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.