Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

A nuk na ka thënë?

Illustration: Big Eye

A nuk na ka thënë?

Ky është një rrëfim subjektiv objektiv për Oliver Ivanoviqin. Subjektivisht, më dhimbset. Objektivisht, jo. Objektivisht, më dhimbset ideja për lirinë e zgjedhjes, lirinë e të menduarit, lirinë e fjalës së serbëve në Kosovë, ideja për lirinë e cila ka vdekur… jo, e cila u vra (!) bashkë me Oliverin, vrasje që na ka bërë të brishtë, të mposhtur, gati të paaftë që idenë e lirisë ta rikthejmë në jetë.

Them “idenë” e lirisë, sepse “liria” është nocion i cili konceptualizohet shumë vështirë në veri të Kosovës, një nocion tejet abstrakt për t’u kapur me mend.

Dhe me gjithë mungesën e lirisë, për shumicën e këtyre njerëzve, tashmë të mësuar me mungesën e saj në masë të madhe, pas një sërë sistemesh jodemokratike të cilat ndërroheshin përgjatë historisë së tyre duke përfshirë edhe këtë të tanishmin, kuazidemokratik, më e dukshmja është megjithatë mungesa e mundësive, guximit e vullnetit për të luftuar për atë liri, të cilën e kanë të kufizuar, por jo tërësisht të rrëmbyer, pos nëse vetë heqin dorë nga ajo, e që, për fat të keq, shpeshherë edhe ndodh.

Oliver Ivanoviqi ka luftuar për krijimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e asaj lirie. Me kandidimin e tij në zgjedhjet kosovare ka treguar iniciativë që atë ide ta kthejë në vepër. E drejta e tij për t’u kandidur i lirë, e paraparë me ligjiet e këtij dhe të atij sistemi, nuk ka qenë e kufizuar, por jo edhe mjaft e mbrojtur. Dhe, kësisoji kemi qenë dëshmitarë të një fushate publike në kuadër të së cilës Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij janë karakterizuar si tradhëtarë të kombit të tyre dhe se “kush voton për Ivanoviqin, voton kundër Serbisë”.

“Nuk bën kundër shtetit”, dëgjohej shpesh ndër popull gjatë atyre ditëve fushata e cila dukshëm kishte për qëllim dehumanizimin, “deserbizimin” e Oliverit dhe largimin e tij nga skena politike. Për suksesin e kësaj fushate është e tepërt të flitet. E pra, nuk ekzistojnë treguesit që flasin se çka i ka kontribuuar asaj që ata për të cilët Oliveri konsideronte se janë “megjithatë më shumë”, në fakt të dëshmojnë të kundërtën me mosdaljen e tyre në zgjedhje, apo me votim për opsionet e tjera politike. Mbase  zapravo doka?u suprotno svojim neizlaskom na izbore, ili glasanjem za druge politi?ke opcije. Mbase numrat kanë qenë ndryshe nga llogaritja e tij.

Por, kanë mbetur më pak nëpër kafene e shtëpi ditën kur ata megjithatë më shumë e përcollën Oliverin nga Mitrovica. Sikur ta dinte Oliveri se sa prej atyre nga kolona tani do ta votonin atë, pasi u vra në prag të zyrës së tij, do të dëshironte që ta kishin qëlluar para zgjedhjeve lokale në Kosovë, në tetor 2017. Dhe po ashtu do të dëshironte, sikur që edhe shumica prej nesh tani dëshirojmë, që ai plumb nga anash të mos ishte fatal, të mbijetonte.

Nuk ndalem së menduari për atë se ai e dinte ç’po i përgatitej, por nuk donte të ikte siç nuk iku kur e arrestuan si të dyshuar për krime. Në vend të kësaj, ai u ballafaqua me drejtësinë, e cila e liroi me kusht, dhe u ballafaqua me padrejtësinë, e cila me plumba ia mori lirinë.

Sikur të mund të fliste tani, e përfytyroj se me buzëqeshjen e dallueshme, të pashlyeshme, do të kishte pyetur:

– A nuk ju kam thënë? Po, ju kam thënë. Të gjitha i keni shkruar, më keni thënë se i keni dërguar raportet, i keni shtrënguar duart me mua dhe më keni inkurajuar ta vazhdoj luftën me mullitë e erës.

– Por, z. Ivanoviq, nuk na keni thënë se së shpejti do t’ju vrasin!

– Mbase këtë nuk jua kam thënë. Por ju kam thënë se siguria është shumë e dëmtuar, se kandidatët po tërheqin si pasojë e presionit të madh, dhe në në fund, ju kam thënë qartë se kandidatët janë të rrezikuar në aspektin e sigurisë dhe të ekzistencës, sepse po hidhen bomba, po digjen vetura, po kërcënohen fëmijët… Çka keni pritur t’ju them? Se kush është vrasësi im? E po, nxora frymën e fundit teksa provoja ta shihja në sy.

Kështu unë bëj llaf me Oliverin në kokën time dhe mendoj, kishte aq paralajmërime, aq gjurmë, saqë nuk keni mundur t’i injoroni e t’i anashkaloni, përveç nëse vërtet nuk keni qenë të aftë për këtë, apo thjesht nuk ju ka bërë përshtypje. Me zhvillimin e hetimeve dhe me pjesëmarrjen në gjurmimin e dëshmive dhe zbulimin e të gjitha njohurive të cilat mund të jenë dëshmi, të gjithë individët, tanët apo të tyret, vendorë apo të huaj, të gjitha sistemet e shërbimet, e kanë obligim t’i kontribuojnë zgjidhjes së vrasjes për të cilën, me ose pa dëshirë, duke i shpërfillur shenjat e dallueshme të paralajmërimit, apo duke i prodhuar ato, kanë kontribuuar të paktën tërthorazi.

„Vendi më i errët në ferr është i rezervuar për ata që mbesin neutralë në kohën e krizës së madhe morale “ (Dante Aligieri).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.