Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Afganistani dhe Kosova, të (pa)ngjashme

Afganistani dhe Kosova, të (pa)ngjashme

Duket se megjithatë marrëveshja për një transicion sa më të padhimbshëm të pushtetit nga qeveria legale afgane te talebanët do të respektohet dhe kjo dëshmon për përvojën diplomatike të talebanëve. Ata do të përpiqen të sillen si të moderuar në pushtet, porse për të drejtat e njeriut dhe të grave dhe modelit perëndimor të të jetuarit, për shkak të trashëgimisë teokratike, po vijnë ditë të zeza

Afganistani është vend armiqësor ndaj ShBA-së, ndërsa Kosova ndër vendet më proamerikane në botë.

Afganistani është pushtuar nga trupat amerikanë si ndëshkim për strehimin e muxhahedinëve të kryeterroristit Osama Bin Laden pas sulmeve të 11 shtatorit, Kosova është çliru nga trupat e NATO-s, prirë nga ShBA, prej një shteti terrorist siç ishte Serbia!

Të vetmet ngjashmëri janë elitat e korruptuara deri n’asht, klanet që kontrollojnë paranë, pastaj mungesa e patriotizmit për t’i mbrojtë ngjyrat e Atdheut (institucionet e shtetit), si dhe errësira mesjetare islame e kombinuar me politikë (islami politik) dhe fare pak nacionalizëm panarab.

Në Afganistan jetojnë rreth 25 mijë arabë muhaxhidinë që erdhën në ndihmë gjatë luftës afgane-sovjetike.

Talebanët (studentët!???) janë llymi i shoqërisë afgane, mullahë injorantë, mercenarë e spiuj iranianë e sauditë, pra ndër forcat më të errëta sot në botë, me ideologji fanatike kundër Perëndimit dhe përparimit.

Një lëvizje fundamentaliste myslimane, e cila në vitin 1996 krijoi një shtet islamik në Afganistan. Talebanët u përmbysën më 2001 nga forcat e udhëhequra nga ShBA dhe grupet afgane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Emri vjen nga Pashto ose Dari, nga persishtja, fjalë për fjalë ‘studentë, kërkues të dijes’.

Sipas Dr. Guido Steinberg & Nils Woermer, ekspertë për Historinë Sociale, Kulturore të Lindjes së Mesme, Shkenca Politike dhe Studime Islame, politika e Arabisë Saudite ndaj Afganistanit dhe Pakistanit në botëkuptimin e politikëbërësve të Arabisë Saudite, Afganistani dhe Pakistani qëndrojnë shumë më afër Mbretërisë sesa do të sugjeronte një vështrim i shkurtër në hartë.

Si rrjedhim, udhëheqja saudite e sheh Afganistanin si pjesë e fqinjësisë së drejtpërdrejtë të Mbretërisë dhe ka zhvilluar një interes të fortë për të ardhmen e vendit që nga vitet 1980, kur Arabia Saudite kishte frikë nga vazhdimi i përparimit sovjetik drejt Detit Arabik dhe Gjirit Persik.

Sidoqoftë, Afganistani nuk është çështja kryesore në politikën e Arabisë Saudite ndaj vendit. Përkundrazi, ajo e merr rëndësinë e saj për Riadin nga fakti se marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Pakistanin dhe Iranin janë prekur nga jostabiliteti në Afganistan. Pakistani është padyshim aleati më i rëndësishëm i Arabisë Saudite pas Shteteve të Bashkuara dhe Irani shihet si kërcënimi kryesor jo vetëm për pozicionin rajonal saudit në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, por edhe për mbijetesën e regjimit saudit. Këta dy vrojtues janë të një mendjeje se Arabia Saudite mbështet Pakistanin në politikën e saj afgane dhe – vetëm pjesërisht në koordinim me Islamabadin – konkurron me Iranin për ndikim në Afganistan.

Amerikanët konsiderojnë se misioni i tyre i sigurisë është përmbushur ngase talebanët kanë marrë leksionin e duhur dhe mbase kanë garantuar ShBA-në se vendi i tyre nuk do të bëhet strehë e terrorizmit global dhe se ata do ta krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse deri në zgjedhje të lira (?).

Tërheqja amerikane vjen si pasojë e mosakceptimit të vlerave perëndimore nga shoqëria teokratike dhe tribale afgane, së cilës i duhet ende shumë kohë për emancipim e modernizim.

Si konkluzion mund të thuhet se i vetmi leksion për Kosovën që del nga kriza afgane është fakti se qëndrueshmëninë e shtetit e garantojnë:

• Mirëmbajtja e kohezionit shoqëror dhe uniteti politik për çështjet vitale nacionale dhe frenimi i korruptimit të elitave;

• Duhet investuar në mekanizma të fuqishëm të sigurisë, inteligjencë, polici e ushtri profesionale dhe besnike ndaj shtetit, që i japin dashuri Atdheut, duke iu bindur rendit konstitucional dhe simbolik të tij;

• Si dhe politika properëndimore (ShBA, BE), në krah me aleatët kredibilë si dhe fqinjët miqësorë.

Pa këta faktorë garancie shoqëria thyhet nga brenda dhe “botën e jashtme” e sheh me paranojë.

Afganistani është leksion i mirë për të gjitha shtetet e brishta se sa të rëndësishme janë të drejtat e njeriut, patriotizmi etatist dhe aleancat strategjike me Perëndimin.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.