Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Çka do të thotë MSA-ja për ekonominë e Kosovës?

Më 27 Tetor në Strasburg do të nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit midis Kosovës dhe Bashkimit Europian. Edhepse negociatat për MSA kanë përfunduar që në Qershor të vitit 2014, mosmarrëveshjet brenda strukturave të BE kanë prolonguar këtë nënshkrim deri më tani. Sido që të jetë, MSA paraqet marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE dhe shënon hapin e parë drejt antarësimit të Kosovës në BE. Gjithashtu, MSA është marrëveshja që do të rregullojë marrëdhëniet Kosovë-BE nga dita e nënshkrimit e deri në ditën e anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE. Pra, edhepse Kosova do të lëvizë drejt anëtarësimit përmes aplikimit formal, marrjes së statusit kandidat, fillimit të negociatave dhe mbylljes së tyre, në ndërkohë gjithcka ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit do të zhvillohet mbi marrëveshjen e nënshkruar më 27 Tetor dhe çdo progres i Kosovës në hapat tjere do të kushtëzohet edhe nga përmbushja e obligimeve të marra në MSA.

Por çfarë përfitime dhe obligime në të vërtetë dalin nga MSA?

Përtej rëndësisë së saj politike, në thelb të MSA qëndrojnë aspektet ekonomike të cilat përbëjnë qëllimin kryesor të marrëveshjes. Ate që duhet pasur parasysh është që përveç përfitimeve ekonomike që dalin nga marrëveshja, Kosova merr mbi vete një mori obligimesh për reforma në drejtim të vendosjes së një ekonomie funksionale të tregut.

Aspektet ekonomike janë të grupuara rreth tri shtyllave kryesore: çështjeve tregtare, çështjeve legjislative dhe çështjet e strukturave qeverisëse të cilat do të sigurojnë funksionimin e plotë të ekonomisë së tregut në përputhje me standardet europiane.

Çështjet tregtare paraqesin pjesen ku ndikimi i MSA do të ndihet më së shpejti. Kosova dhe BE kanë negociuar një marrëveshje asimetrike që do të thotë që ne momentin e hyrjes në fuqi të gjitha prodhimet nga Kosova (me përjashtim të atyre për të cilat janë negocuar kuota) do të kene çasje të pakufizuar në tregun e BE, ndërsa çasja e prodhimeve të BE do të liberalizohet në përputhje me afatet kohore ku disa prodhime do te fitojne çasje të mënjehershme, ndërsa pjesa më e madhe do te liberalizohet në afat prej tri, pesë dhe shtatë vitesh. Për me tëpër një kategori e prodhimeve, për të cilat Kosova ka konsideruar që ka potencial vendor e ku hyn kryesisht prodhimet bujqësore, do të qendrojnë jashtë skedulit të liberalizimit deri në dhjetë vjet. Tek pjesa e produkteve me kuota përfitimin më të madh do ta kenë prodhuesit vendor të verës, për të cilët në momentin kur hyn në fuqi MSA, kuota e eksportit pa tarifa doganore do të rritet për dy herë e gjysme.

Dy shtyllat tjera të aspekteve ekonomike, më tepër janë të lidhura me obligimet të cilat i marrin institucionet e Kosovës në implementimin e reformave ekonomike. FIllimisht Kosova do të duhet të ndërmarrë një program të gjërë të përafrimit të legjislacionit në fushen e ekonomisë. Këtu do të ndikohen të gjitha aspektet duke filluar nga legjislacioni për infrastrukturen e cilësisë, për pronësinë intelektuale, për mbikqyrjen e tregut, për mbrojtjen e konsumatorit  e deri tek legjislacioni për mbikqyrjen e konkurences dhe ndihmën shtetërore. Mirëpo, puna nuk përfundon tek legjislacioni. Marrëveshja kërkon edhe ndërtimin e kapaciteteve të duhura për implementimin e këtij legjislacioni. P.sh një ndër institucionet më të rëndësishme për implementimin e MSA është Komisioni i Pavarur i Konkurencës i cili duhet të sigurohet që konkurenca në treg është në përputhje me standardet e BE.

Nje aspekt tjeter që duhet pasë parasysh në lidhje me MSA është që vendosja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE në baza kontraktuale do të jetë signal i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tek investitorët e huaj. Marrja e vendimeve për investime do të jetë për një shkallë më e lehtë kur ekziston një mekanizëm i cili garanton përafrimin e vendit drejt BE.

Mirëpo, mbi të gjitha duhet pasë parasysh qe MSA-ja në vetvete nuk do të thotë që rezultatet janë të garantuara. Ato do të varen nga gatishmeria e përgjithshme shoqërore e në veçanti ajo institutcionale për ti bërë detyrat e shtëpisë të cilat kërkohen nga ne. Nuk është shumë e dobishme të kemi çasje në tregun e BE, nëse nuk kemi asgje të eksportojme. Nuk ka rëndësi nëse investitorët e huaj e shikojnë Kosovën si vend potencial për investime nëse nuk kemi institucione efikase, fuqi punëtore të kualifikuar e sundim të rendit e ligjit.

Obligimet e dala nga MSA në rend të parë do të bien mbi institucionet qeveritare, të cilat do të duhet të gjejnë kurajon për implementim të reformave të kërkuara në shumë sektorë. Ato më të dhimshmët do të jenë të lidhura më një reformë thelbësore të administrates publike si dhe me ndërtimin e një çasje holistike në raport me adresimin e sfidave me të cilat përballet sektori privat në Kosovë. Por, edhe pjesa tjetër e shoqerisë do të ndikohet nga MSA. P.Sh komuniteti i biznesit do të duhet të rrisë konkurueshmerine e bizneseve të tyre në mënyrë që të mund të garojë në tregun europian po edhe ti përballojë konkurences nga BE. Sigurisht, këtu do të ketë ndihme të konsiderueshme edhe nga vet BE përmes programeve të IPA II, mirëpo edhe për ti absorbuar ato do të duhet një profesionalizëm i shtuar.

Përfundimisht, MSA është një lajm shumë i mirë për Kosovën. Përfitimet apo humbjet nga marrëveshja do të varen tërësisht nga gatishmeria e aktervë vendor që të kryejnë detyrat e shtëpisë dhe për herë të parë të marrin vendime të guximshme drejt reformave që e shpiejnë vendin drejt BE. Korniza tanimë ekziston, ka mbetur vetëm edhe të punojmë.

_____________________

Ky shkrim është ribotuar nga redaksia pas një tërheqje për shkaqe teknike.

You May Also Like

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.