Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Dialog rreth e rrotull, e ne nuk flasim

Dialog rreth e rrotull, e ne nuk flasim

Teksti autorial i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të përditshmen “Blic” në lidhje me Kosovën prodhoi shumë reagime si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. U lajmëruan edhe përfaqësues të partive politike, shoqëria civile, kisha, shoqatat akademike në Beograd, por edhe shoqëria civile dhe elitat politike në Prishtinë. Disa e karakterizojnë thirrjen për dialog si ndarjen e përgjegjësisë për politikën e cila çon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, derisa të tjerë e lëvdojnë vendosmërinë e presidentit të Serbisë për t’u ballafaquar me realitetin, e disa të tjerë sikur puna e Savo Millosheviqit, i cili gjithmonë përvidhej mbrapa shpinës së lojtarëve mbrojtës, kërkuan nga presidenti që ta njohë pavarësisë e Kosovës.

Nuk ma ka shkuar mendja se ndonjëherë do ta them këtë, por për diçka pajtohem me Vuçiqin: dialogu i brendshëm në Serbi është i nevojshëm që racionalisht, dhe pa emocione të vlerësohet pozicioni në të cilin gjendet shteti i Serbisë dhe në bazë të të cilit do të silleshin vendimet të cilat do t’i ndihmonin Serbisë të ecte përpara. Kur them përpara, nuk mendoj për aspektin politiko-ekonomik, por për atë demokratik. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se, që nga vitet ’90 e deri më sot, ata të cilët janë në pushtet, por edhe atë që janë në opozitë, e kanë shfrytëzuar Kosovën për përfitimin e poenëve politikë, të cilat për ta ishin të lirë, por ishin të shtrenjtë për serbët e Kosovës. Kosova dhe serbët e Kosovës nga ata në pozitë shfrytëzoheshin për qëllime të maskimit të situatës së rëndë socio-ekonomike, luftës mediale, mungesës së sundimit të ligjit, e nga ata në opozitë shfrytëzoheshin si justifikim për politikën nga koha kur ata ishin në pushtet. Kështu ka qenë edhe para ardhjes së koalicionit aktual në pushtet, të udhëhequr nga Vuçiq dhe partia SNS, dhe kështu është edhe sot kur ata janë në pushtet. Ajo që mua njëmend më shqetëson është se çdo zgjidhje e cila do të dalë nga një dialog i tillë ishte dashur të nxirrej para 10 a më shumë vitesh, që të mos ndodhë që të drejtat e njeriut të serbëve të shkelen nga Prishtina, Beogradi si dhe nga bashkësia ndërkombëtare e cila po e ndërmjetëson “jetën më të mirë” të qytetarëve.

Serbët e Kosovës nuk janë në asnjë dialog, askush nuk na fton t’i shprehim interesat dhe qëndrimet tona (përveç në rastet kur për dialog na ftojnë disa politikanë shqiptarë, që edhe ata nëpërmjet nesh t’i fitojnë disa poenë politikë dhe ta denominojnë pozicionin e Beogradit); Nganjëherë pyetem se a jemi relevantë për dikë apo veç u kemi lejuar të tjerëve të na përfaqësojmë, e ne të pohojmë me kokë.  Beogradi drejton politikën e listës Srpska, që është legjitime, por parashtrohet pyetja se sa mund të ndikojë kjo listë në politikën e Beogradit karshi Kosovës. Në anën tjetër, në Prishtinë na konsiderojnë piunë të Beogradit, dhe përpiqen sa munden, me ndihmën e paparë të bashkësisë ndërkombëtare, ta margjinalizojnë ndikimin e serbëve të Kosovës dhe ta pamundësojnë zbatimin e krejt asaj të cilën e kanë marrë përsipër, që komunitetet joshumicë në Kosovë të jenë të barabarta.

Për shkak të krejt kësaj ndoshta do të ishte hap i mençur që ne, serbë të Kosovës, të thirremi në dialogun e brendshëm, të heqim dorë nga interesat personalë, të flasim për dallimet tona (pa djegie të automobilëve, mundësisht), të flasim për atë që është e rëndësishme për ne, si popull që ekziston këtu, se çka dëshirojmë të fitojmë nga dialogu i brendshëm në Serbi dhe nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kjo mbase na bën të mundur të propozojmë zgjidhje të cilat do të jenë në interesin tonë, dhe pavarësisht se sa i duam apo nuk i duam ata në Beograd, të kërkojmë zgjidhje për vetë ne, sepse në një moment dialogu i brendshëm i Serbisë do të rezultojë me atë që ajo vetë në njëfarë mënyrë (ndoshta jo de jure) ta rrumbullakësojë pavarësinë e Kosovës, e ne të bëhemi qytetarë të rendit të dytë jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Beograd. Mendoj se kemi mjaft fuqi, dije dhe kapacitet t’i parashikojmë zgjidhjet e ardshme të dialogut të brendshëm në Beograd, dhe të atij në Bruksel, marrëdhëniet gjeopolitke në botë, dhe në bazë të tyre ta inicojmë dialogun tonë ku do të definonim se çka duhet të bëjmë dhe ku e kemi vendin, i cili do të na ndihmojë që njëmend t’i “normalizojmë” marrëdhëniet me fqinjët tanë. Kjo na duhet tash e 17 vjet, por kurrsesi të ndodhë siç duhet.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.