Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Emërimi i Victoria Nuland-it nënsekretare e shtetit, do të thotë se marrëdhëniet me Rusinë mund të përkeqësohen

Përzgjedhja e Victoria Nuland-it mund të pritet me gëzim në Kiev. Në të njejtën kohë, ky emërim mbase dërgon porosinë më të qartë Moskës se prospekti i një afrimi domethënës SHBA-Rusi është shumë i vogël nën administratën e Biden-it.

Presidenti Joe Biden planifikon të emërojë Victoria Nuland-in në njërën prej pozitave kryesore në Departamentin e Shtetit, duke dërguar sinjalin më të qartë deri më tash, për qasjen politike të presidentit ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

Këtë muaj, Politico raportoi se ekipi i tranzicionit Biden-Harris kishte vendosur të emërojë një grup të ri njerëzish në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare. Sipas burimeve të afërta, Biden pritet të nominojë diplomaten veterane Victoria Nuland për nënsekretare e shtetit për çështje politike. Këto burime i thanë gazetarëve se presidenti do të përzgjedhë për nënsekreterare të shtetit Wendy Sherman-in, veterane e administratës Obama dhe Clinton.

Nuland ishte ambasadore në NATO nën presidentin George W. Bush prej 2005 deri më 2008. Ajo shërbeu si zëdhënëse e Departamentit të Shtetit nën Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, para se të zëvendësonte Philip Gordon-in si asistent sekretare e shtetit për çështje europiane dhe euroaziatike. Më tepër se thjesht “veterane e Obamas”, Nuland luajti rol kyç në ekzekutimin e politikave të administratës së Obama-s në Ukrainë, gjatë dhe pas revolucionit Euromaidan të vitit 2014. Ajo përcolli mbështetjen për demonstratat në Kiev kundër qeverisë së presidentit Viktor Yannukovych, duke dënuar orvatjet e policisë lokale për të shtypur protestat. “Ende është e mundur të shpëtohet e ardhmja europiane e Ukrainës, dhe duam ta shohim presidentin duke udhëhequr këtë proces. Kjo do të kërkojë hapa të menjëhershëm të sigurisë dhe kthim në tavolinën e bisedimeve me Europën dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe gjithshtu drejtësi e dinjitet për popullin e Ukrainës,” kishte thënë Nuland në dhjetor 2013. Ajo takoi protestuesit pro BE-së në Kiev më 11 dhjetor, ku shpërndau ushqime në një gjest simbolik të solidaritetit me protestuesit kundër qeverisë; ky gjest nxiti reagime të ashpra në Kremlin, ku sjelljet e Nuland-it u panë si akt i turpshëm i ndërhyrjes publike në çështjet e brendshme të Ukrainës.

Në fillim të vitit 2014 u zbulua se Nuland, së bashku me ambasadorin e atëhershëm në Ukrainë Geoffrey Pyatt, ishte e përfshirë për së afërmi në përpjekjet e vazhdueshme amerikane për të përzgjedhur dhe instaluar një qeveri të re në Ukrainë. “Mendoj se Yats është ai i cili ka përvojën ekonomike, përvojën e qeverisjes,” thotë Nuland në bisedën telefonike me Pyatt-in, duke iu referuar instalimit të politikanit ukrainas Arseniy Yatsenyuk në një pozitë të lartë qeveritare. Nuland poashtu shprehu mospëlqimin e fuqishëm për liderin e opozitës Vitali Klitschko: “Nuk mendoj se Klitsch [Klitschko] duke të hyjë në qeveri. Nuk mendoj se është e nevojshme, nuk mendoj se është ide e mirë.” Thirrja telefonike kujtohet për përshkrimin e befshëm të Bashkimit Europian, i cili nuk u pajtua plotësisht me Uashingtonin rreth çështjeve kryesore lidhur me fatin e qeverisë së Yanukovych-it: “OK. Tash, ai është marrë vesh më të dytë, [anëtarin e ekipit të ndërmjetësimit Robert] Serry-n dhe [Sekretarin e Përgjithshëm të KB] Ban Ki-moon-in që Serry të vijë të hënën ose të martën. Kjo mendoj se do të ishte shumë mirë, për të çuar përpara këtë gjë dhe që KB-ja të ndihmojë, dhe, a e di si, “T’Q…. BE-në.” Pas qortimit të zëshëm nga zyrtarët e lartë të BE-së, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki njoftoi se Nuland “ka qenë në kontakt me kolegët e BE-së dhe natyrisht se ka kërkuar falje për këto komente.”

Nuland vazhdoi të luante rol të rëndësishëm në formimin e politikës amerikane ndaj Ukrainës post-Maidan, duke u takuar me presidentin Petro Poroshenko në disa raste për të diskutuar zbatimin e protokolleve të Minskut dhe progresin e Ukrainës në reformat e brendshme. Nuland ishte përfshirë poashtu në përpjekjet e suksesshme për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën.

Më gjërësisht, Nuland ka mbështetur dhe mbikëqyrur politikat e kohës së Obamas që synonin ballafaqimin dhe frenimin e Moskës përgjatë shumë fronteve. Nuland ishte zë i spikatur në favor të zgjerimit të Aktit të Magnitsky-t si përgjigje ndaj vrasjes së liderit të opozitës Boris Nemtsov. Ky akt u përforcua me sukses në vitin 2016, duke i dhënë qeverisë amerikane hapësirë të madhe për të vendosur sanksione mbi këdo që shihet si shkelës i të drejtave të njeriut. Nënpresidenti Biden, i cili përmendet në thirrjen mes Nuland-it dhe Pyatt-it, poashtu luajti rol aktiv në përkrahjen e demonstrative të Maidan-it. Ai më vonë ndërtoi marrëdhënie personale me Poroshenko-n, duke i ofruar presidentit ukrainas edhe këshilla specifike për politika të ndryshme.

Shkurt, Nuland është avokuese e aftë dhe e përkushtuar e qasjes Obama-Biden ndaj Rusisë dhe Ukrainës. Në një artikull të verës së vitit 2020 për Foreign Affairs, Nuland ofroi një numër recetash politike për presidentin e ardhshëm rreth qasjes ndaj Rusisë: një front i bashkuar global për të mbajtur nën kontroll agresionin ushtarak rus, një pako mjetesh me të cilat të luftohet keqinformimi rus, sanksione të mëtejme, dhe përpjekje publike diplomatike drejtuar popullit rus. Shumë prej këtyre propozimeve gëzojnë përkrahje të gjërë te pjesa e tjetër e ekipit të politikës së jashtme të Biden-it, dhe te presidenti gjithashtu.

Përzgjedhja e Victoria Nuland-it mund të pritet me gëzim në Kiev. Në të njejtën kohë, ky emërim dërgon mbase porosinë më të qartë Moskës se prospekti i një afrimi domethënës SHBA-Rusi është shumë i vogël nën administratën e Biden-it.

***

Artikulli origjinal në The National Interest

***

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

 

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.