Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Hakmarrja turke

Pas arritjes së një marrëveshjeje me talebanët e vjetër e të mirë, Amerika po tërhiqet ushtarakisht nga Afganistani i cili duket se është në pritje të përfundimit të luftës së tij më të gjatë. Megjithatë, siç thotë Presidenti Donald Trump, ajo është e gatshme të kthehet me forcë të paparë nëse gjërat shkojnë në drejtimin e gabuar. Tërheqja ushtarake është një lajm i mirë për 12,000 ushtarë amerikanë dhe familjet e tyre, ndërsa shumica e popullatës në Afganistan e shohin me skepticizëm forcimin e talebanëtve sepse akoma kujtojnë rregullin e tyre “ultra-konservator” të mëparshëm.

Në anën tjetër të Lindjes së Mesme, Rusia mbetet në Siri, duke u përpjekur ende, madje me shumë sukses, të sjellë në fuqi Bashar Asadin e vjetër e të mirë, duke luftuar formacionet që ai përgjithësisht i konsideron terroristë. Pra, më shumë se tridhjetë ushtarë turq të vrarë afër Idlibit, në provincën e fundit siriane “të papastruar” nga Moska, janë raportuar të jenë të përzier me terroristë. Në fillim, ishte e paqartë nëse Turqit kishin vrarë nga forca ajrore ruse apo nga vartësit e Asadit, por një gjë tashmë dihet, qielli sirian kontrollohet nga Moska.

Menjëherë pas vrasjes së ushtarëve turq, Ankaraja nuk vendosi, siç mund të pritej, hakmarrje, megjithëse pas dy ditësh u fillua një sulm në të cilin, siç u tha, u shkatërrua sistemi “pancir” i ushtrisë siriane dhe fabrika e armëve kimike. Në fakt, “hakmarrja” e Turqisë u drejtua drejt Bashkimit Evropian dhe jo drejt Rusisë. Presidenti turk Erdogan pas vrasjes së ushtarëve hapi kufijtë. Makina, taksi dhe autobusë me refugjatë u nisën për në kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Ne e kemi hapur portën”, tha Erdogani, duke përdorur kështu, sipas vlerësimeve të ndryshme, mbi 75,000 njerëz të padëshiruar, si municion kundër BE-së, për të cilën ai thekson se gjoja nuk i mban detyrimet e saj sipas marrëveshjes së arritur në pranverë 2016, e cila parashikon ndihmë financiare për Turqinë, e cila duhet t`i mbajë refugjatët. Sirianët, Afganët dhe njerëzit e tjerë në lëvizje po dëshmohet se janë mjeti më i fuqishëm për të korrur përfitime nga BE-ja. Nisur nga kjo, duket logjike se porta nuk do të mbetet e hapur për një kohë të gjatë, përkatësish, Turqia do të marrë atë që kërkon nga BE, ani pse Greqia pretendon se ato para do të përdoren për të zhvilluar luftën në Siri.

Nëse, megjithatë, BE nuk i plotëson kërkesat e Turqisë ose kushtet e marrëveshjes, një përgjigje tjetër e mundshme, është siguria, duke përcaktuar kështu edhe më tej kufijtë e jashtëm të BE-së. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen ka premtuar të gjithë “solidaritetin” me Bullgarinë – në kufijtë e të cilës sipas autoriteteve të Sofjes ka zero migrantë – dhe Greqinë, ku situata është kritike.

Për sa kohë që në media palsohet vetëm imazhi i burrave migrantë, përgjigje e tillë mund të jetë efektive. Por nuk duhet harruar se rreth 3.6 milionë refugjatë nga Siria, Afganistani dhe vendet e tjera qëndrojnë në Turqi, në mesin e tyre dominojnë gratë dhe fëmijët. Turqia “nuk mund t’i ushqejë të gjithë ata”, thotë Erdogani. Pra kemi një përsëritje të krizës së parë të verës së vitit 2015 andaj është më se e dukshme se BE nuk mund t’i japë zgjidhje duke vënë thjesht barriera kufitare.

Ka indikacione se BE-ja ka filluar të angazhohet në Siri përmes rrugëve diplomatike. Andaj shtrohet pyetja pse nuk e ka bërë më parë–këto konflikte janë të pranishme për gati një dekadë. Rusia ka ndërhyrë shumë kohë më parë ndërkaq që marrëdhëniet e BE-së me Uashingtonin janë ndërlikuar ndërkohë. Prandaj duket se është më realiste që BE-ja të mbetet akoma vëzhguese e pasojave edhe ashtu Erdogani këtë javë udhëton për në Moskë për të diskutuar situatën në Idlib, me Putinin.

 

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.