Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Kosova me fytyrë skllavërie

Kosova me fytyrë skllavërie

Kriza e papunësisë dhe rrjedhimisht edhe ajo ekonomike e sociale, po vazhdojnë ta bëjnë Kosovën një vend pa perspektivë për të rinjtë, një vend qytetarët e të cilit nuk ndërtojnë fare ëndrra për të ardhmen, por projeksion kanë ikjen prej tij.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ato pak vende pune që ofron Kosova, nuk janë tjetër veçse një lloj kantieri skllavërie i shekullit XXI. Pagat e ulëta, puna me rrezikshmëri shumë të lartë dhe pa siguri minimale, e bëjnë sot të punësuarin kosovar një skllav të kohës së vet.

Por, pse ndodh kështu? Gjendja është aq komplekse sa është gati e pamundur të kapërthehen të gjitha arsyet brenda kësaj analize.

Rekomandimet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të instancave tjera ndërkombëtare ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, janë të përqendruara mbi atë se duhen krijuar kushte të favorshme për krijimin e vendeve të reja të punës, që si rrjedhojë do të kishin përmirësimin e jetës dhe rritjen e mirëqenies qytetare.

Askush nuk dëshiron t’ia dijë se ata që tashmë janë të punësuar përballen me vështirësi si puna pa kontratë pune, pa kushte normale për punë, pa orar të përshtatshëm dhe pushim të dinjitetshëm, pa sigurinë minimale në punë, pa kontrolle mjekësore, pa sigurim shëndetësor, sigurim pensioni, invalidor etj. Në këtë situatë të punësuarit kosovarë janë viktima të shumëfishta.

Sipas legjislacionit në fuqi, punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme në punë, me të cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve. Nëse punëdhënësi dështon të përmbushë këto obligime, sipas Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, shqiptohen gjoba nga Inspektorati i Punës. Por kjo nuk ndodh në Kosovë.

Gjatë përvojës sime si zyrtar i një kompanie që ofron shërbime për Siguri dhe Shëndet në Punë (HSK) e kam kuptuar se në çfarë gjendjeje të vështirë janë punëtorët kosovarë. Rastet të cilat i ka trajtuar kompania jonë, janë tregues i qartë se shoqëria kosovare akoma nuk është në gjendje ta kuptojë peshën e të punuarit në siguri. Punëdhënësit në Kosovë, në të shumtën e rasteve, gjithë këtë proces e trajtojnë si taksë dhe rëndesë që shteti ua vendos. Në këtë mënyrë ata nuk i japin aspak rëndësinë e duhur zbatimit të ligjeve që mbulojnë sigurinë e punëtorit në punë.

Si rrjedhojë, Kosova, ndonëse me parametra shumëfish më të vogël sesa shtetet evropiane, qëndron e rankuar në krye të listës së vendeve ku punëtorët humbin jetën në vendet e punës.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) viti 2018 ishte vit ogurzi për 20 punëtorë kosovarë.

Prej tyre:

10 nga sektori i ndërtimtarisë,

4 nga sektori i energjetikës,

2 nga sektori i prodhimtarisë,

2 nga sektorë të tjerë.

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se po i zbaton direktivat e BE-së, të cilat bazohen në standardet më të avancuara mbi politikat sociale dhe të punës, por në terren gjendja është krejtësisht ndryshe. E drejta e punëtorit kosovar për siguri dhe shëndetet në punë po shkelet për çdo ditë. Rastet fatale të vdekjeve të punëtorëve në vendet e punë po i japin sot vendit tonë fytyrën e skllavërisë.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.