Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Liria që skllavëron dhe shamia që ndjell epsh

Illustration: Big Eye

Çdo veshje asht në thelb simbol dhe instrument nënshtrimi. Sepse çdo veshje i përket nji modeli të caktuem i cili përkon me do vlera të caktueme. Bile, edhe veshjet e modës së fundit. Bile edhe zhveshjet e Kelly Brook. Por natyrisht, edhe shamia e grave myslimane.

Por, pse mbulohet nji gru myslimane? Unë nuk pranoj përgjigje të thata. Pra, unë nuk e pranoj si përgjigje se kjo shkruhet në Kuran dhe kaq. Jo jo, shumçka tjetër shkruhet në Kuran dhe e cila me u kuptu bukfalçe çon drejt e në Siri. Pra, edhe për Kuranin vyen nji mendje kritike. Pse pra, mbulohet me shami nji gru myslimane? Përgjigjja asht shumë, shumë e thjeshtë: sepse shamitë e mbyllin seksualisht gruen dhe nuk i ngucin ndjesitë e burrave. Nuk asht e msheftë që myslimanizmi, ashtu si krishterizmi e orienton jetën njerëzore kah shpirti dhe jo trupi. Kjo botë materiale, seksuale, trupore – konceptohet si kalimtare. Dhe unë, dikur gabimisht i përkisja këtij besimi (si platonist e jo si abrahamist): që njerëzit e orientuem seksualisht kah gratë preken në ndjenjë, kur i shohin gratë të zbulueme. Pra, kokëfortësisht i mbroja gratë me shami. Më vjen shumë keq për këto qëndrime të padrejta. Seksualiteti funksionon ndryshe. Ashtu edhe intelekti. Dhe botë platonike nuk ka. Nuk ka sheja të saj. Demokracia e imazheve asht e vërteta.

Personalisht mendoj se shamia i qet shumë seksi gratë. Kjo se, fantazia e njerëzve të orientuem seksualisht kah gratë po shterpësohet prej zhveshjeve të grave tjera dhe imagjinata don terr për me punu. Pra, edhe shamia nuk e jep në plotni thjesht mesazhin fetar mysliman. Bile, për me iu kallxu sa dredharake asht shoqnia e sotme e hapun seksualisht, duhet me iu kallxu se pornoylli numër 2 në botë asht gru myslimane, me shami. Mbiemni i saj asht Khalifa. Ngacmimet ma të shpeshta seksuale prej burrave ndaj grave janë regjistru në vendet arabe.

Pra, edhe nëse gratë myslimane me mendje kritike e kanë zgjedhë shaminë sepse dëshirojnë mos me ngucë seksualitetin e burrave – zgjedhja e tyne nuk ka evidencë, nuk ka koherencë, qëndron në gabim. Nuk respektohet e as tolerohet gabimi. Sot, fashizmi konceptohet i papranueshëm sepse asht jokoherent. Nëse kish me pasë të drejtë, atëherë pse me u linçu secili që shpreh bindje fashiste? Trump u sulmu thjesht për nënkuptimet e tij fashiste.

Shamia myslimane pra, përkon me do vlera të vërtetueme si jokoherente. Dhe edhe shoqnia liberale i ka do pika nevralgjike, ose do tabu që kur preken shkaktojnë reagim e piskamë të madhe. Fashizmi asht ndër to. Dhe po ashtu, ndër to janë edhe tipe kulturore që rrjedhin nga krishterizmi. E vdekun sot asht koha kur, mun me torturu tjetrin dhe me e konceptu atë veprim si formë hetimi.

Dhe po ashtu, e vdekun asht koha kur ti mun me e shtypë, skllavëru apo pronësu nji gru veç pse asht gru. Pse? Sepse a edhe gratë janë njerëz dhe jo nën-njerëz. Asht vërtetu po ashtu që gjinitë dhe sekset janë konstrukte normative. Pra, edhe gratë dinë me mendu, me shkru, me pikturu, me knu, me masturbu, me ba seks. Edhe gratë kanë mundësi me qenë të pavaruna dhe kanë nevojë për pronë si burrat.

Gratë e suksesshme në të gjitha fushat janë vërtetime të këtij pohimi. Grueja e sodit në Evropë, dallon ‘esencialisht’ prej grues së shekullit të XIX në Evropë. Bile dallimi asht aq i madh sa, kisha preferu që gjinia me u riemnu. Por bota vazhdon me i bartë lloj-lloj primitivizmash. Kriza e madhe politike i ka detyru plot kombe me ba mbrapa-kthehu. Si rrjedhojë, shamia lejohet në shumë vende. Dhe ka gra të suksesshme me shami. Por, shamia në kryet e tyne përngjan me fashizmin e nji mendjeje brilante.

Duhet me iu ndalu shfaqja në publik sepse transmeton mesazh të keq. Por natyrisht, në demokraci rregullat i vendos ai që e ka fuqinë, pushtetin. Prandaj, nëse lejohet ose jo që nji gru me shami ose nji gru cullak me i mësu nxanësit – kjo vendoset prej pushtetit. Ashtu qysh pushteti e ka vendosë Kushtetutën, Pavarësinë, liberalizmin e gjithçka tjetër.

Unë nuk besoj te liria, prandaj mbetem kundër çdokujt e kundër çdo sendi që e konceptoj si të damshëm! Nëse e kam përdorë fjalën ‘liberalizëm’ ndonjiherë, asht se kam mendu me iu mashtru. Ose, kam qenë i lodhun e i kam ra shkurt argumentimeve të caktueme.

Pra, harrojeni lirinë. Ajo nuk ekziston. Ekzistojnë veç forma nënshtrimi (për me u kthy në fillim). Dhe ajo të cilës duhet me iu nënshtru asht nji edukim pa gra me shami dhe pa gra që vijnë cullak në shkolla.

Tri pika…

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.