Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Mother of twins

Debati rreth deklaratës së kandidates për deputete të VV, Shqipe Selimit, për rolin “natyror të gruas” po bëhet brenda një konteksti shumë të ngushtë argumentativ, pa arritur të tejkalohen caqet e shtruara nga deklarimi i saj.  Kritika nuk guxon të na lë brenda llojit të feminizmit kulturor.

Para se të mbërrijmë tek Shqipe Selimi, duhet të fillojmë me Vjosa Osmanin e cila ushtron pozitë dhe pushtet institucional. Osmani në llogarinë e saj në twitter, si kryetitull e radhiti të qenit nënë, pastaj pozitat publike dhe arritjet akademike. Për të dëshmuar se nuk është rastësi, por besim dhe mision, e kujtojmë që vizita e parë si Kryeparlamentare ishte në QKUK, në repartin e Neonatologjisë ku tha se “këtu lind jeta”. Pra, në fakt nuk është as nëna qendra e vizitës, por riprodhimi shoqëror. Reduktimi në mitër është tregim i njohur sa vetë historia.

Pomovimi i politikanes që rol parësor dhe qëndror të gruas e sheh të qenit nënë dhe përmbushjen PËRMES këtij roli, e lë gruan brenda kushteve tradicionale të jetesës dhe të riprodhimit shoqëror (të papaguar). Këto relacione e definojnë rolin e grave në shërbim të familjes dhe riprodhohen përmes modeleve politike. Kjo duhet kritikuar me zë jo vetëm kur shfaqen në deklaratën e një kandidateje, por sidomos kur promovohen nga pozitat më të larta institucionale e shtetërore. Dallimet natyrore ende përdoren për diferencime në shoqëri dhe ato e bartin rrezikun edhe sot, për sa kohë liberal-konservatorizmi mbizotëron në këto çështje. Ky model duhet luftuar. Jo t’i heshtim dallimet në emër të fushatës “gratë për gratë”, por t’ndriçojmë dhe t’i vendosim në ballë të betejave.

U duhet bërë kritikë projekteve politike dhe modeleve ekonomike neoliberale që në rrafshin ekonomik përjashtojnë shtypin dhe zhveshin nga pushteti dhe në anën tjetër moralizojnë përmes shënjuesit të zbrazët të antikorrupsionit.

Përparimi vetëm në nivel kulturor nuk është përcjellë asjëherë me atë ekonomik, sepse nuk ka pasur ndërthurje në mes tyre dhe prandaj pabarazitë nuk janë zvogluar dhe rolet nuk kanë ndërruar në thelbin e tyre. Rendi patriarkal me atë ekonomik riprodhojnë hierarki të eksploatimit dhe të nënshtrimit.  Ndryshimet vetëm në superstrukturë e shohin dallimin mes burrave e grave të ngulitur në kulturë. Këto ndryshime janë të rrejshme. Si rrjedhojë, kjo nuk i sfidon rolet gjinore. Kulturalizimi i problemeve e dëmton potencialin për organizim.

Shqipe Selimi është në listë si gruaja e Rexhep Selimit. Ky është debati i vërtetë i kritikës ndaj saj dhe subjektit ku i takon. Por kritika ndaj Shqipe Selimit, pasi e ka kapërcyer pa asnjë kritikë apo reagim Vjosa Osmanin, është krejt joparimore dhe kulturore.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.