Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Përhumbja e qenies në liri

Illustration: Big Eye

Përhumbja e qenies në liri

Një nga shprehjet alternative, por mjaft përmbajtësore ka kohë që e përqon edhe kinemaja. Shumë drama njerëzore, historike dhe individuale janë sheshuar në një mënyrë mjaft përmbajtësore, por edhe si një shprehje e fuqishme ndjesore. Viziuelizimi i një ngjarje, i një historie nëpërmes kinemasë ka prodhuar deri edhe efekte katarze tek njerëzit. Regjisori nëpërmes fuqisë së kamerës shpeshherë ka prodhuar realitete që e kanë tejkalu edhe vetë realitetin e një ngjarje. Një fuqi të tillë e ka edhe filmi Kukumi, i regjisorit Isa Qosja. Kukumi, është një nga ato rrëfimet që artistikikish mbetet një nga veprat kinematografike më të arrira kosovare. Si rrëfiim Kukumi në mënyrë të veçant e paraqet katrahurën që lë lufta pas vetës. Regjisori Qosja nëpërmes këtij filmi i nxjerr në sipërfaqe ndjenjat e ndrydhura të njerëzve, të cilët kanë dalë të dërrmuar nga lufta, e cial si qëllim kishte dehuamnizimin e tyre. Po ashtu, nëpërmes këtij filmi regjisori vë në spikamë edhe keqkuptimet që sjell me vete liria, e sidomos keqkuptimi i vet lirisë si koncept dhe praktikë njëkohësisht.

Personazhet në filmin Kukumi duket sikur përvijojnë me po të njejtën forcë dhe me po të njejtën vrazhdësi edhe tërë krijimtarinë artistike të vet regjisorit Qosja. Mbase, edhe tërë krijimtaria e tij  është e një formati socio-historik, sepse ai mundohet që çdo gjë që kishte parë, dëgjuar dhe përjetuar dikur, e shpërfaqë edhe në veprat e tij. Dhuna, dashuria, vdekja, marrëzia, bukuria, lufta, guximi, miqsia, frika, besa dhe shumë tema tjera që e përshkojnë realitetin social, janë të shoshitura në mënyrë shumë të thellë në krijmtarinë e tij mbi 30 vjeçare.

ImagePersonazhet e tij i karakterizon fuqia e zërit të heshtjes së tyre dhe ky si duket është edhe qëllimi i vet regjisorit, që nëpërmes heshtjes si revoltë ta paraqes kumbimin e një epoke që nuk po përfundon edhe sot e kësaj dite. Kukumi është ajo klithja e cila vjen nga errësirat e së shkuarës, jehonë e cila na frikëson sot, por që na bënë me dije se e nesermja duket se do të jehojë njësoj po ashut. Pra, regjisori Qosja nëpërmes filmit Kukumi nuk është se po na futë në pellgun e zymtësisë, përkundrazi, po na kumton një lajm që edhe mund të jetë përhershmëria jonë.

Gjithashtu, pothuajse në gjithë krijimtarinë artistike të regjisorit Qosja ka një nostalgji, jo nostalgji për të shukarën si histori, por siç thoshte shkrimtari Milan Kundera një: nostalgji e cila shprehë njëkohësisht vuajtjen dhe dëshirën e paplotësuar për t’u kthyer tek e kaluara si një moment knaqësie e trishtimi njëkohësisht. Andaj, personazhet tek filmi Kukumi sikur ngarendin për t’i rrëmbyer kohët e humbura. Ato kohë të cilat janë jeta e tyre si zhgënjim. Këto personazhe oscilojnë në mes të kaluarës dhe së ardhmes, në pamundësi për ta rrokur aktualitetin dhe si të tillë duket sikur jetojnë në absurdin e Harold Pinter-it. Po ashut, edhe marrëzia, është nja nga konceptet kryesore që trajtohet në këtë film. Ashtu sikurse ­i marri në kohrat e lashta që ngarente nëpër sheshe në kërkim të njeriut, edhe i marri i regjisorit Qosja ngarend në botën e hiçit duke e kërkuar njerëzoren e humbur. Pra, siç vërejmë liria tek personazhet e filmit Kukumi, është simbol i një marrëzia. I marri aty është i natyrshëm ose marrëzia është shprehja e vërtet e shpirtit të tij. Përderisa moralizimet e tepruara shoqërinë e kanë futur në një kastrim emocional, marrëzia sikur tenton ta rigjejë dhe rikthej njëkohësisht ndjesinë tek njerëzit. Prandaj, këto personazhet edhe përmes lojës shfrenues insistojn të na çlirojnë nga këto ngarkesat morale dhe të na fusin në dimenzionet e një bote më të butë, më të ndjeshme.

Është interesant edhe trajtimi që i bëhet në këtë film, mendësis patriarkale në shoqërin tonë. Regjisori Qosja patriarkalitetin i cili është i mbingarkuar me moralitet, e vë nën dioptrinë e një dekonstruktimi permanent si një imazhi fantazmgorik dhe fiktiv, që kinse për predikat ka guximin, besën, fuqinë dhe ndershmërin, e që nëpërmjet këtyre shprehjeve sikur e fshehë pisllëkun që e karakterizon shoqërinë tonë. Këto imazhe lirisht mund të themi se nuk janë vetëm shprehja reale e një gjendje të largët, por janë realitete edhe të po këtij aktualitetit. I gjendur në situata paradoksale, përballë një shoqërie e cila për hirë të mosprishjes së normativitetit moral, shkatërron çdo marrëdhënie indivuale, atëherë, regjisori Qosja vendosë që t’i demaskoj këto rregulla që nënkuptohen si të mirëqena. Ai ato i vë në fokusin e kamerës duke na i shpërfaqë si diçka që në fakt janë inxhinjeringu i një shoqërie të korruptuar moralisht. Tanimë ai e kishte vërejtur se sa më shumë moral që të ketë në diskursin e një shoqërie aq më shumë ajo shoqëri është e prirur drejtë degradimit. Prandaj, tek filmi Kukumi, regjisori tregon se si morali nuk është asgjë tjetër veçse një makiazh që mirëmbanë status quon.

Image

Gjithashtu, regjisori Qosja tek ky film i jep një rëndësi të veçant hapësirës. Ai përmes theksimit të hapësirës së pa masë, sikur dëshiron të na shpërfaqë ngushtësinë tonë shpirtrore dhe mendore që e kemi krijuar. Hapësira jonë mendore sikur ia ka zënë frymën edhe vet hapësirës reale dhe pikërisht personazhet tek Kukumi, dëshirojnë që t’i shpërthejnë këta kufjë. Ata hapësirës mundohen t’i japin një dimenzion të pafundësisë. Regjisori Qosja duke e theksuar imagjinatën e pafundme të personazheve të tij, insiston që edhe neve të na fus në botën e tyre, në botën e një shpirti artistik ku mendimi nuk i nënshtrohet limiteve, por i jepet një bote fëmijrore në të cilën ngarkesat e së kaluarës të mos jenë e sotmja jonë.  Prandaj, regjisori Isa Qosja me personazhet e tij në filmin Kukumi mundohet që vujatjen reale të kësaj shoqërie, e që na jep si imazh ta kthej në kurajo për spektatorin.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.