Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Shtëpia, karantina e përhershme e grave

Në kohën e para pandemisë ishte një vërshim i shumë formacioneve në disiplinimin dhe kontrollimin e trupit të gruas me qëllim të promovimit të ideologjive të caktuar e në drejtim të ruajtjes së një rendi patriarkal.

Derisa, fytyrën e shtetit dhe mekanizmat e tij i njohëm për së afërmi gjatë pandemisë. Politikat emergjente shëndetësore dhe sociale të shtetit nuk i patën në fokus gratë, derisa liritë dhe të drejtat njerëzore nuk ishin as pjesë e diskursit publik.

Në këtë kontekst, gjendjen shoqërore të post pandemisë do ta gjejë,  rikthimi i shtetit më tërë fuqinë e vet në kontrollimin e çdo lëvizjeje të trupit njerëzor. Por, një moment i rëndësishëm dhe favorizues për gratë, nëse ato do të dalin të barabarta me burrat nga shtëpia dhe të vazhdojnë të mbajnë distancën sociale me këdo që do të atakoj dinjitetin dhe integritetin e saj. Për të vazhduar më tej me rritjen e vetëdijes drejt ndryshimit të qasjes së shtetit karshi trupave të tyre, duke filluar nga transformimi i konceptimit të trupit nëpërmjet biologjikes (gratë si riprodhuese e shoqërisë) në të drejtën elementare – vendimmarrjen për trupat e tyre.

Andaj,‘virusi korona’ duhet të nxisë imperativin që do të përcaktoj përfundimisht zhveshjen e trupit të grave nga ideologjitë maskuliniste, të promovuar si një vlerë të krijuar e imponuar nga lartë nga të gjitha ndërmarrjet ekonomike, politike e shoqërore.

Pikërisht, në kuadër të kësaj periudhe izolimi është dalë në sipërfaqe edhe filozofia e historisë së të qëndruarit në shtëpi të grave. Në një analogji me funksionimin e shtetit karshi përhapjes së frikës, me qëllim të parandalimit të pandemisë dhe në emër të shëndetit publik, shtetit arrin të shtrij dominimin. Analizuar simbolikisht, duke institucionalizuar frikën si mjet kontrolli, gratë, përgjatë edukimit të tyre, frikën e kanë brendësuar në normën e shëmbëlltyrës së të qenurit e pranuar, krahasuar dhe njohur veten vetëm në sferën private deri tek krijimi i mitit të amësisë. Prandaj, sociologu amerikan Erving Goffman arrin të ekzaminoj këtë relacion, sipas të cilit këto kuptime shoqërore, të cilave u janë bashkangjitur formave dhe shfaqjeve të veçanta trupore, priren të bëhen të brendshme dhe ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në ndjenjën e vetvetes dhe vlerës së brendshme. Në këtë kontekst, nën diktatin shoqëror të promovuar si një të mirë të rëndësishme për funksionim të “shëndetshëm” të familjes dhe shoqërisë, gratë një dimensionalisht arrijnë të konceptojnë veten. Çdo tentim për ndërrim rruge apo ikje, pasojat janë të dëmshme për imazhin dhe të ardhmen e saj.

Andaj, transformimit strukturor në definimin e vend ndodhjes fizike të trupave të grave duhet të paraprihet nga një përsiatje nga shtëpia për ‘shtëpinë’ dhe dekonstruktimin e frikës si mjet kontrolli për të imponuar karantinën e përhershme për gratë brenda shtëpisë të tyre në emër të ruajtjes së konditave shoqërore.

Duket të jetë e qartë, se si strategjitë shoqërore dhe politike përherë i kanë shërbyer sistemit të tillë ku fuqia disiplinore funksionon së bashku për të normalizuar individët duke i detyruar, shpesh me mekanizma delikat të përputhen me standardet dhe duke i bërë kështu që të krijojnë trupat si vetë rregulluese dhe të ‘lumtura” në rolet e tyre gjinore.

Përkundër që shteti në kohë të gjendjes së zakonshme, arrijnë të fsheh veten karshi qasjes që ka për trupin, megjithatë aktivisht është në jetën e individit dhe të shoqërores. Teknikat kontrolluese nëpërmjet krijimit të politikave për planifikimin familjar e demografik, diskutimet rreth rënies së natalitetit duke aluduar tek lindshmëria, debati për abortin, janë zotërime rreth përcaktimit të një sistemi me shtresëzim të thellë gjinor.

Trupi është politikë, e nëse është menduar e kundërta, atëherë ne nuk e kemi njohur shtetin dhe rolin e tij në kontrollimin e jetës shoqërore të grave.

Si rezultat, lëvizja feministe e vendeve tradicionale duhet të ndryshojnë strategjitë drejtë rikonstruktimit edhe të dominimeve të politikave ideologjike shtetërore të konceptimeve të asaj çfarë është e ‘shëndetshme’ për shoqërinë. Krijimi i hendekut në mes grave me trupat e tyre, ka ardhur si rezultat i ndërmjetësimit të këtyre politikave nga ana e shtetit. Prandaj, gratë duhet ta vejnë fokusin tek trupi, shkaku kryesor i së cilës është mosrealizimi i plotë i arritjes së lirisë së tyre dhe çlirimit nga sistemet kontrolluese patriarkale.

Gratë të fillojnë të mendojnë për rolin që ka pasur shtëpia në jetën e tyre në mënyrë që të ndërtojnë nga fillimi themelet e subjektit të tyre, në të kundërtën karantina do të jetë vend i përhershëm i banimit.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.