Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Episodi 3: “Polonia, Ukraina dhe ekstremi i djathtë në rajon” – Mysafir: Una Hajdari

Në librin e saj të fundit, Twilight of Democracy, historiania dhe gazetarja amerikane, Anne Applebaum përshkruan në mënyrë mjaft elegante optimizëm dhe shpresën polake që kishe ekzistuar në fundvitin 1999. Në një vend rural të Polonisë, familja e saj dhe një rreth i gjerë i miqve, të ardhur nga Londra, New York-u, Moska dhe vendet tjera, ishin mbledhur për të festuar fundin e një mileniumi dhe fillimin e mileniumit të ri.

Polonia dhe blloku komunist i Evropës Lindore kishin thuajse një dekadë që po bënin përpjekje që të ndërtonin demokraci funksionale dhe përfundimisht të rreshtoheshin rendit liberal. Siç përshkruan autorja në libër, “Perëndimi ishte synimi kryesor’ dhe se të gjithë të pranishmit ‘pajtoheshin për demokracinë, perspektiven dhe me rrugën sesi gjerat po shkonin.” Në pranverën e vitit 1999, Polonia ishte bërë anëtarë e NATO-së, dhe po ashtu kishte një rrugë të sigurt për tu bërë anëtarë e Bashkimit Evropian.

Njëzetë vite me vonë, Applebuan shpjegon që gjërat kanë ndryshuar radikalisht në Poloni. Demokracia dhe vlerat liberale nuk përbënin shqetësim për një pjesë të mirë të shoqërinë polake. Vendi, sidomos gjatë qeverisjes së krahut konservator, partisë Ligj dhe Drejtësi, po merrte një orientim, siç e thotë autorja, jo vetëm të ksenofobisë dhe paranojës, por edhe duke mbështetur hapur autoritarizmin. Në këtë situatë, tanimë jo vetëm që nuk kishin organizuar një festim sikur të vitit 1999, por me shumicën e të ftuarve të atëhershëm as që kishte mundësi të komunikonte. “Polonia tash është një ndër shoqëritë më të polarizuara në Evropë” thotë Applebaun.

Mirëpo, nuk është vetëm Polonia në telashet me demokracinë dhe rritjen e vazhdueshëm të radikalëve të djathtë. Situata të ngjashme me ato të Polonisë, Applebaun trajton edhe zhvillimet në Hungari, Itali, Spanjë, UK, shtete këto, që përveç UK, janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Demokracitë e reja pa dyshim janë më të ndjeshme ndaj atyre që Samuel Hungtinton dikur e kishte quajtur “kundër valë,” e demokracisë. Evropa Lindore, shtetet që tashmë janë brenda BE-së, në vitet e fundit kanë një zhvillim negativ sa i përket demokracisë.

Në podcastin e fundit të Sbunker, ku fokus kishim zhvillimet në Evropën Lindore, kemi pasur rastit që të diskutojmë me Una Hajdarin, gazetare nga Prishtinë, e cila ka vite që punon për mediat të njohura botërore, siç është: Foreign Policy, New York Times, PoliticoEurope, Atlantic, Boston Globe dhe shumë media të tjera rajonale në Ballkan

Në një kohë, Una kishte qenë e angazhuar që të mbulonte zhvillimet politike në Poloni, Ukrainë dhe disa shtete tjera të Evropës Lindore. Gjatë bisedës, Una na shpjegon sesi zhvillimet politike në Poloni kanë një trend favorizues partinë më të madhe, që është partia konservatore, Ligj dhe Drejtësi. Duke e shfrytëzuar një reformë për dekomunistizimin e sistemit të drejtësisë, sipas Hajdarit, Ligj dhe Drejtësi e ka “shfrytëzuar rastin që gjatë procesit të veting-ut të largojë nga sistemi gjyqtarë të gjitha ata/o që i bënin rezistencë pushtetit dhe ligjeve që partia Ligj dhe Drejtësi kishte në plan me i ndryshu.”

Më tutje, Hajdari shpjegon që në “Poloni ekziston një pamundësi e partive të majta që të shtrijnë pushtetin për shkak të etiketës komuniste.” Në këtë kuptim, forcimi i pushtetit nga elita aktuale shihet me një dozë skepticizmi mbi orientimin e demokracisë polake.

Mirëpo, ajo që më së shumti tërheqë vëmendjen në atë se çka po ndodh me koncentrimin e pushtetit në Poloni dhe më shoqërinë polake në përgjithësi, është se vërehet një zhgënjim i madh i polakëve për mënyrën e trajtimit që BE i ka bërë këtij shteti. Hajdari thotë që ‘ekziston një koncensus i përgjithshëm polak që BE nuk është duke e trajtuar si të barabartë këtë shtet brenda strukturave të saj.”

Përderisa Polonia ka raporte të themi më të komplikuara me BE-në, për shkak të gjitha atyre që u përmendën më lart, ajo ka zhvilluar një politikë shumë më bashkëpunuese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Hajdarit, “polaket, pas kosovarëve, mundën me qenë proamerikanët më të mëdhenj në botë,”

Në pjesën e dytë të podcastit, trajtohet situata politike në Ukrainë, ku Una ka qenë po ashtu e angazhuar për një kohë me punë. Sipas Hajdarit, “situata aktuale në Ukrainë do të zgjatë edhe për shumë kohë për shkak që BE dhe NATO nuk interesim që përmes një angazhimi direkt në çfarëdo mënyre për të menaxhuar situatën.”

E gjendur në një situatë luftë më Rusinë; aneksimi i Krimesë dhe mbështetja e seperatistëve në Ukrainën Lindorë, sipas Hajdarit, “është vështirë që presidenti aktual ka me arritë me e demokratizu Ukrainën,” duke lënë të kuptohet që shoqëria ukrainase është jashtëzakonisht e ndryshme dhe se ndikimi i Rusisë në shtet e shoqëri është shumë më i madh sesa mund të shihet nga jashtë.

Pjesa e fundit e diskutimit ndalet tek rritja e vazhdueshme e radikaleve të djathë në Evropën Lindore dhe e ndikimit të Rusisë në shtetet e Ballkanit dhe të Kosovës veçanërisht.

***

Image
Ky podcast mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorëve dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.