Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Ylber: Episodi 3 – Tranzicioni gjinor

Për të gjithë, identiteti gjinor është diçka që na përcaktohet prejt të tjerëve sapo lindim. Për të gjithë ata që janë transgjinorë apo të gjinisë jokonforme, kjo do të thotë se ballafaqohen me shumë stigma gjatë jetës. Gjithashtu ky proces i bën njerëzit trans të kalojnë nëpër procedura të komplikuara, të shtrenjta e delikate që mbështeten në marrjen e shërbimeve të duhura nga institucionet e institucionet janë shpesh të papërgatitura apo pa vullnet për të mbështetur njerëzit trans në tranzicionin e tyre. Blert Morina ka kaluar mes një rrugëtimi të tillë – një rrugëtim veçanërisht të vështirë për dikë që vjen nga një fshat i vogël dhe me pak qasje në informacion.

Bashkangjitur mungesës së informacionit, rrugëtimi i Blertit u vështirësua prej paragjykimeve nga shoqëria, nga stafi mjekësor prej të cilit ka kërkuar vëmendje mjekësore dhe mungesës së shërbimeve të qarta të afirmimit të gjinisë në Kosovë. Dëgjoni këtë bisedë personale me Blert Morinën për të kuptuar më shumë aspektet e ndryshme të proceseve të tranzicionit në Kosovë: përgatitja e nevojshme, hapat që duhet të ndiqen dhe ku mund të gjenden shërbime mjekësore e sa shumë kushtojnë.

• Moderator: Dardan Hoti

• Hulumtues: Roni Idrizaj

• Dizajni: Elvira Thaçi

• Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani

Linku në Anchor.fm

Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.