Znj. Drita Kadriu, e lindur në qytetin e Mitrovicës, dhe nga vitti 2022 e mbanë detyrën e Drejtorit Komunal të Arsimit, duke menagjuar 30 shkolla me 1200 mësimdhënës dhe rreth 14.500 mijë nxënës. Ajo ka sjellur frymë të re në udhëheqjen e arsimit duke u fokusuar ne zhvillimin e mekanizmave të cilësisë, dhe në bashkëpunim me mësimdhënës po realizon projekte që drejt për drejtë ndikojnë në zhvillimin e kompetencave të nxënësve për mendim kritik, zgjedhje të problemeve si dhe pune me projekte.
Është Profesor Asistente, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” ku ka udhëhequr me sukses Qendrën Didaktike për Përsosmërinë e Mësimdhënies (DCTE) që nga tetori 2020. Në këtë kapacitet ajo ishte përgjegjëse për zhvillimin e përgjithshëm profesional të stafit akademik përmes menaxhimit te proceseve të bazuara në nevojat e stafit. Drita Kadriu me mentoren e doktorratës, znj. Mimoza Gjokutaj dhe kolegen Irida Hoti, kanë botuar fjalorin “Termat e Fjalorit në Arsim: Një Fjalor Shpjegues dhe Krahasues”, i cili përfshin 5.000 terma me 11.000 shpjegime, nga të cilat 1000 janë krijuar nga autorët.
A duhet të gjykohen mësimdhënësit për vlerësimin e performancës, kur vlerësimi si instrumenti kryesor i funksionit të kontrollit në menaxhment është pika më e...
Që në fillim duhet thënë se është për tu vlerësuar angazhimi i ministrës Hykmete Bajrami për të praktikura mësimi elektronik, duke ndjekur kështu, shembullin e shumë vendëve të botës në rrethanat...