Connect with us

Hi, what are you looking for?

Drita Kadriu

Znj. Drita Kadriu, e lindur në qytetin e Mitrovicës, dhe nga vitti 2022 e mbanë detyrën e Drejtorit Komunal të Arsimit, duke menagjuar 30 shkolla me 1200 mësimdhënës dhe rreth 14.500 mijë nxënës. Ajo ka sjellur frymë të re në udhëheqjen e arsimit duke u fokusuar ne zhvillimin e mekanizmave të cilësisë, dhe në bashkëpunim me mësimdhënës po realizon projekte që drejt për drejtë ndikojnë në zhvillimin e kompetencave të nxënësve për mendim kritik, zgjedhje të problemeve si dhe pune me projekte. Është Profesor Asistente, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” ku ka udhëhequr me sukses Qendrën Didaktike për Përsosmërinë e Mësimdhënies (DCTE) që nga tetori 2020. Në këtë kapacitet ajo ishte përgjegjëse për zhvillimin e përgjithshëm profesional të stafit akademik përmes menaxhimit te proceseve të bazuara në nevojat e stafit. Drita Kadriu me mentoren e doktorratës, znj. Mimoza Gjokutaj dhe kolegen Irida Hoti, kanë botuar fjalorin “Termat e Fjalorit në Arsim: Një Fjalor Shpjegues dhe Krahasues”, i cili përfshin 5.000 terma me 11.000 shpjegime, nga të cilat 1000 janë krijuar nga autorët.

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.