Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Për ne

Sbunker është një organizatë joqeveritare, themeluar më 2016, e cila angazhohet në ofrimin e pikëpamjeve analitike dhe përmbajtësore për çështje të rëndësishme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Tutje, përmes programit “Disinfo”, Sbunker monitoron përmbajtjet e publikuara ditore në mediat vendore dhe identifikon lajme të rreme. Sbunker gjithashtu ofron podkaste të ndryshme në të cilat shtjellohen pikëpamje filozofike dhe teorike, diskutohen libra dhe analizohen trendet politike në rajon.

Misioni

Të forcojë dhe promovojë vlerat demokratike në Kosovë dhe rajon, duke formësuar diskursin publik përmes përmbajtjeve mediatike.

Dërgo shkrimin tuaj

Për të kontribuar në Sbunker kontaktoni:
[email protected]

Ekipi

Fitim Gashi
Drejtor Ekzekutiv

Blerina Avdullahi
Menaxhere e Financave dhe Administratës

Hana Deva
Menaxhere e Projektit

Fatbardha Statovci
Lektoruese

Nuhi Sadiku
Redaktor/Përkthyes

Sanije Krasniqi
Mirëmbajtëse e zyrës

Ngadhnjim Halilaj
Dizajner Grafik

Fitim Gashi
Drejtor Ekzekutiv

Fitim Gashi është gazetar dhe hulumtues me përvojë në trajtimin e çështjeve politike, sociale, të sigurisë dhe demaskimit të dezinformatave në Kosovë e rajon. Gjatë tri viteve të fundit, ai ka ushtruar detyrën e Udhëheqësit të Projektit Kundër Dezinformimit në Sbunker, në kuadër të rrjetit rajonal Western Balkans Anti-Disinformation Hub – “Exposing Malign Influences through Data-Driven Watchdog Journalism”. Në këtë rol, ai ka qenë përgjegjës për menaxhimin e projekteve, zhvillimin dhe zbatimin e metodologjive hulumtuese dhe editoriale si dhe për koordinimin e bashkëpunimit me partnerët rajonalë, me fokus identifikimin dhe ekspozimin e ndikimeve të huaja malinje dhe fushatave të dezinformimit.

Gashi ka një karrierë mbi 17 vjeçare në gazetari, kryesisht në kuadër të KOHA Media (KTV dhe Koha Ditore), ku për 13 vjet ka punuar si gazetar senior. Ai është autor i shumë artikujve hulumtues dhe reportazheve që trajtojnë çështje politike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndëretnike- punë që i ka sjellë çmime vendore e ndërkombëtare.

Gashi ka përfunduar studimet Master në Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe është alumnist i Programit Fulbright në ShBA. Ka qenë pjesëmarrës në programe dhe vizita të tjera studimore, përfshirë në rajone të prekura nga lufta si Ukraina.

Blerina Avdullahi
Menaxhere e Financave dhe Administratës

Blerina është Menaxhere e Financave dhe Administratës në Sbunker. Me gati një dekadë përvojë në OJQ dhe organizata të shoqërisë civile, si dhe një eksperiencë të madhe në menaxhimin financiar, buxhetimin, përputhshmërinë dhe raportimin, ajo luan një rol kyç në funksionimin e mirë të organizatës. Nga planifikimi dhe mbikëqyrja financiare, te sigurimi i proceseve të brendshme të forta, Blerina shquhet për strukturë, besueshmëri dhe një qasje analitike në çdo detyrë që merr përsipër.

Hana Deva
Menaxhere e Projektit

Hana ka përfunduar studimet Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Franceze në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si Menaxhere Projektesh në Sbunker, ku koordinon projekte, menaxhon ekipe dhe bashkëpunime, si dhe zhvillon strategji digjitale. Ajo gjithashtu është udhëheqëse në truAktiv dhe menaxhon iniciativat dhe programet e organizatës. Përveç punës në sektorin jo-fitimprurës, Hana është dizajnere dhe ilustratore digjitale. Ajo është gjithashtu përfituese e bursës Study of the U.S. Institutes (SUSI) në Arizona State University.

Fatbardha Statovci
Lektoruese

Fatbardha ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master për Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe, në vitin 2024, ka fituar titullin Doktor i Shkencave Filologjike. Ajo ka publikuar artikuj shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka përkthyer një numër të konsiderueshëm veprash letrare në gjuhën shqipe. Është fituese e çmimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë letrar në shqip, për vitin 2021. Punon si asistente në Universitetin e Prishtinës.

Nuhi Sadiku
Redaktor/Përkthyes

Nuhiu është aktivist i shoqërisë civile. Aktualisht punon si Menaxher i Projektit në organizatën Admovere. Për dy vite ka qenë redaktor i blogut filozofik-letrar “Virtual Sophists” dhe i revistës “Sophia”. Shkrimet e tij janë publikuar në disa revista dhe gazeta online dhe print. Ai është gjithashtu autor i një përmbledhjeje poezie. Interesat e tij përfshijnë hulumtimin dhe analizën e çështjeve shoqërore, arsimin dhe drejtësinë tranzicionale.

Sanije Krasniqi
Mirëmbajtëse e zyrës

Sanije është një grua shumë e sjellshme dhe punëtore, e cila, përmes kujdesit dhe përkushtimit të saj, mban zyrat tona të pastra dhe të organizuara gjithmonë. Prania e saj e qetë dhe puna e palodhshme e bëjnë ambientin më të këndshëm për të gjithë ne.

Ngadhnjim Halilaj
Dizajner Grafik

Ngadhnjimi është dizajner grafik që ka pasion për krijimin e dizajneve me ndikim dhe kuptim. Me mbi 5 vjet përvojë, ka punuar me klientë të ndryshëm, përfshirë OJQ dhe media, dhe është specialist në dizajn grafik, branding, layout & print design, si dhe ilustrime. Për më tepër, ka mbi 10 vjet përvojë në menaxhimin e projekteve dhe mban një Master në Management of Information Systems nga Northern Illinois University, SHBA.

Ky kombinim i eksperiencës së tij në dizajn dhe menaxhim projektesh i mundëson atij të krijojë punë vizuale që janë tërheqëse dhe në përputhje me objektivat strategjikë. Perspektiva e tij multidisiplinare lidh kreativitetin, analizën dhe ekzekutimin, duke rezultuar në dizajne që tregojnë histori dhe krijojnë impakt vizual.

Bordi

Lura Pollozhani
Kryesuese e Bordit

Agron Demi
Anëtar i Bordit

Ramadan Ilazi
Anëtar i Bordit

Lura Pollozhani
Kryesuese e Bordit

Lura Pollozhani është hulumtuese shkencore dhe këshilltare për politika, e specializuar në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare, me fokus të veçantë te shtetësia, lëvizjet shoqërore dhe konsolidimi demokratik në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka një doktoraturë (PhD) në të Drejtë dhe Politikë nga Universiteti i Gracit, Austri. Ajo ka përfunduar gjithashtu një master shkencor (MSc) në Studime Evropiane në London School of Economics. Ekspertiza e Lurës është konsoliduar edhe në qarqet qeveritare, veçanërisht përmes rolit të saj si këshilltare e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ku ka udhëhequr bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reformat që lidhen me anëtarësimin në NATO. Si një avokate e përkushtuar për drejtësinë shoqërore dhe fuqizimin e grave, Lura ka bashkëthemeluar Stella Network, me synimin për të mentoruar gra dhe vajza dhe për të promovuar mentorimin në sektorë të ndryshëm. Lura është gjithashtu anëtare e Biepag.

Agron Demi
Anëtar i Bordit

Agron Demi është një nga themeluesit e Atlas Institute. Agroni ka mbi 17 vjet përvojë në sektorin e shoqërisë civile dhe në politikat e zhvillimit. Për më shumë se 15 vjet ka punuar në Institutin GAP, ku ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv gjatë viteve 2010–2016. Po ashtu, ka qenë këshilltar për një sërë organizatash ndërkombëtare, përfshirë Navanti Group, International Development Group, National Democratic Institute, Eurofound dhe agjenci të OKB-së. Agroni ka përfunduar studimet bachelor në Administratë Publike, si dhe në Punë Sociale, të dyjat në Universitetin e Prishtinës. Studimet i ka vazhduar me programe të edukimit ekzekutiv për Menaxhimin e OJQ-ve në Harvard Kennedy School si dhe për Lidership Strategjik në Maastricht School of Management.

Ramadan Ilazi
Anëtar i Bordit

Ramadan Ilazi, PhD, është Udhëheqës i Hulumtimit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) dhe hulumtues bashkëpunëtor në ELIAMEP. Ai ka përfunduar studimet e doktoratës në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dublin City University, si dhe titullin MLitt në Studime të Paqes dhe Konfliktit në University of St. Andrews, ku ishte bursist i programit Chevening.

Dr. Ilazi aktualisht udhëheq Paketen e Punës 6 mbi kundër-narrativat në kuadër të projektit Horizon Europe SMIDGE, i cili analizon përhapjen e narrativave online, teorive konspirative dhe dezinformimit, me fokus të veçantë tek individët e moshës 45–65 vjeç. Më herët, ai ka shërbyer si udhëheqës ekipi në projektin Horizon 2020 PAVE (2020–2023), i cili ka analizuar faktorët nxitës dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Ballkan dhe rajonin MENA.

Përvoja e tij në hartimin e politikave përfshin edhe detyrën si Zëvendësministër i Integrimit Evropian i Kosovës (2015–2016). Fushat e tij të hulumtimit përfshijnë sigurinë, integrimin evropian, si dhe studimet e paqes dhe konfliktit.

Autorët

Adea Batusha

Akri Çipa

Armend Bekaj

Agon Maliqi

Arbër Fetahu

Artan Mustafa

Alfred Marleku

Albian Krasniqi

Blerta Hoçia

Bronwyn Jones

Donika Emini

Donjeta Abazi

Dritan Dragusha

Dren Gërguri

Emir Abrashi

Ensar Suma

Elvin Blakaj

Flutura Kusari

Fjoralba Miraka

Frymezim Isufaj

Gëzim Selaci

Gazmend Berlajolli

Jeton Neziraj

Luljeta Plakolli-Kasumi

Lazar Tripinović

Latif Mustafa

Mehdi Sejdiu

Miodrag Marinković

Miloš Pavković

Naim Jakaj

Sefer Zogaj

Seb Bytyçi

Violeta Zefi

Visar Xhambazi

Xhemajl Rexha

Shkëlzen Gashi

Adea Batusha

Adea Batusha ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës për Filozofi, dhe tani po vazhdon studimet Master në Universitetin e Uppsalës për Sociologji të Arsimit. Si aktiviste politike ka qenë aktive nga viti 2010, së pari në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe më pas në Partinë Socialdemokrate ku është përqëndruar në forumin per politika, specifikisht në departamentin e arsimit.

Akri Çipa

Akri Çipa është konsulent dhe ekspert i politikës së jashtme. Çipa ka mbaruar studimet Master në Columbia University, New York, dhe është aktiv me analiza në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, çështjeve të sigurisë, demokratizimit dhe proceseve integruese. Shkrimet e tij janë publikuar në The National Interest, Euractiv, Jerusalem Post, Balkan Insight, Brussels Times dhe të tjera.

Armend Bekaj

Armend Bekaj është Ligjërues në Departamentin për Kërkime të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar për një sërë organizatash ndërkombëtare, përfshirë International IDEA në Suedi. Ka të kryer doktoratën në shkenca politike në Universitetin e Sheffield, Britani të Madhe.

Agon Maliqi

Agon Maliqi është studiues, analist dhe aktivist i shoqërisë civile nga Prishtina, me banim në Tiranë. Prej disa vitesh ai punon si këshillëtar dhe studies i pavarur i çështjeve të sigurisë, paqes dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor për një mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe ndërkombëëtare. Si aktivist i shoqërisë civile të Kosovës për thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues per disa vite i platformës sbunker. Në vitin 2019 ai qëndroi për gjysmë viti në Uashington D.C si përfitues i Reagan-Fascell Democracy Felloëship në Fondin Kombëtar të Demokracisë (NED) në SHBA. Sot ai është pjesë e Grupit Strategjik për Ballkanin Perëndimor të Fondacionit Heinrich Böll (HBS) me bazë në Berlin; pjesë e Task Forcës rajonale të Ballkanit Perëndimor të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe anëtar i Koalicionit Ndërkombëtar për Ripërtëritje Demokratike (ICDR) të Forumit 2000 në Pragë. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar në Duke University (SHBA) dhe ato bachelor për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Bullgari.

Arbër Fetahu

Arbër Fetahu është i diplomuar MA në Studime Globale/Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Missourit, SHBA si pjesë e Programit të Udhëheqjes Transformuese të USAID-it. Studimet BA për shkenca politike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si Hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.Puna e tij ka qenë e fokusuar kryesisht në politikën e jashtme, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin evropian dhe qeverisjen. Arbëri është autor i një sërë analizave dhe ka bashkëpunuar me think-tank europianë si European Council on Foreign Relations – ECFR, Aspen Institute në Gjermani dhe Clingendael në Holandë. Aktualisht punon si Koordinator i Granteve në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF.

Artan Mustafa

Artan Mustafa është hulumtues dhe ligjërues në fushën e politikës sociale. Ka studiuar shkencë politike dhe zhvillim të qëndrueshëm në Universitetin e Vjenës, Universitetin Uppsala dhe Universitetin e Prishtinës, si dhe ka pasur qëndrime në Universitetin e Missouri-t, të Tokios dhe të Oslos. Ka punuar në gazetari që nga viti 2001 dhe ka qenë kryeredaktor i Gazetës Jeta në Kosovë (2011-2013).

Alfred Marleku

Alfred Marleku ka përfunduar studimet bachelor, master dhe ato të doktoratës në shkenca politike. Aktualisht është ligjërues në Kolegjin “UBT”, Fakultetin e Shkencave Politike. Për shumë vjet ka punuar si menaxher i projekteve të ndryshme të financuara nga Komisioni Evropian, USAID-i, Ambasada Amerikane etj., të cilat fokusohen, kryesisht, në reformat e arsimit të lartë në Kosovë, veçanërisht në kërkim dhe zhvillim (R&D); kthimin e trurit; zhvillimin e plan-programeve në harmoni me nevojat e tregut etj. Përveç kësaj, për një kohë ka qenë i angazhuar edhe në sektorin publik si këshilltar politik në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Albian Krasniqi

Albian Krasniqi është kandidat për doktoraturë në Universitetin Teknologjik të Dublinit, duke u specializuar për tregun e punës. Paraprakisht ka mbaruar studimet master për ekonomi të zhvillimit, në Universitetin e Sussexit, në Angli. Albiani ka përvojë pune si ekonomist në institucionet vendore dhe organizatat ndërkombëtare.

Blerta Hoçia

Blerta Hoçia është një artiste dhe kuratore nga Shqipëria e cila aktualisht jeton dhe punon në Prishtinë. Ajo ka kryer studimet e larta në Akademinë e Firences. Ka qenë drejtuese e Konservimit dhe Menaxhimit të Arkivit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shqipëri dhe është themeluese e platformës ndërdisiplinore, Nisesos – Kronika nga Periferia. Aktualisht punon si kuratore dhe hulumtuese në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, FDHK.

Bronwyn Jones

Bronwyn Jones është shkrimtare, redaktore dhe profesioniste e medias, e cila aktualisht është Drejtore Ekzekutive e New Perspektiva, një OJQ mediatike që trajton çështjet e marrëdhënieve ndërmjet shumicës dhe pakicave në Kosovë.

Donika Emini

Donika Emini (kandidate për doktoraturë në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Westminster, Londër) po drejton Platformën CiviKos, një sekretariat që mbledh 250 OSHC në Kosovë. Ajo mban një bursë nga Fondi i Kërkimit për Sfidat Globale (GCRF) dhe një diplomë master në Politika Publike, e specializuar në Menaxhimin Publik dhe Jo-fitimprurës dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pas kthimit të saj nga Gjermania në Kosovë, znj. Emini ishte përfituese e Programit të Zhvillimit Profesional të të Rinjve nga OSI – Think Tank, si pjesë e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, ku ajo punoi më parë (2013-2016). Për më tepër, ajo ishte një Bashkëpunëtore Kërkimore në Institutin e BE-së për Studime të Sigurisë (EUISS) në Zyrën Qendrore në Paris – bursë e dhënë nga Fondi Evropian për Ballkanin. Më parë, znj. Emini punoi me Sekretariatin e Transparency International në Berlin, Institutin e Politikave Ballkanike (IPOL) dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.

Donjeta Abazi

Donjeta Abazi ka përfunduar studimet në gazetari në Universitetin e Prishtinës. Interesat e saj përfshijnë filmin, teatrin dhe analizën e kulturës bashkëkohore.

Dritan Dragusha

Dritan Dragusha është i diplomuar në filozofi, në Universitetin e Prishtinës. Dritani është i fokusuar në teori të kulturës dhe gjithashtu në letërsi, kinema dhe muzikë. Po ashtu, merret edhe me gazetari. Është kolumnist i rregullt në platformën online “sbunker.net”. Ka qenë edhe mësimdhënës i filozofisë dhe etikës në “The British School Kosova”. Bashkautor në projektin kulturor televiziv “Filozofema”, në Radio Televizionin e Kosovës. Aktualisht Dritani është autor dhe moderator i emisionit “Prizma”, në televizionin T7.

Dren Gërguri

Dren Gërguri, Ph.D., është ligjërues në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës, Fulbrighter dhe ish-gazetar. Agjenda e tij kërkimore është në kryqëzimin e dezinformimit, gazetarisë dhe komunikimit politik. Ai ka shërbyer si redaktor i asociuar në revistën shkencore, “Central European Journal of Communication” në periudhën 2023-2025. Gërguri është i angazhuar si konsulent në projekte të ndryshme të organizatave vendore e ndërkombëtare. Gërguri ka botuar katër libra, tre kapituj librash, mbi dhjetë artikuj shkencorë dhe dhjetëra op-ed në fushën e medias. Disa nga op-ed janë përkthyer në rreth 10 gjuhë të huaja, duke përfshirë anglishten, gjermanishten, frëngjishten, rusishten, japonishten, etj.

Emir Abrashi

Emir Abrashi është analist i politikave dhe menaxher projektesh në ‘Demokraci Plus’. Ka përfunduar studimet diplomike për Çështje Publike Ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Qëndrore në Vjenë, ndërsa studimet bazike për Komunikim Strategjik i ka përfunduar në Universitetin e Abu Dhabit. Deri në vitin 2020 ka shërbyer si Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku është marrë me pjesën e korrespondencës dhe komunikimit zyrtar. Emiri ka qenë gjithashtu i involvuar në procesin e lobimit dhe themelimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, ku ka shërbyer si Këshilltar i Shefit të Misionit. Në Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit për Çmimin Zayed për Energji të Ripërtëritshme, organizatë jo-profitabile nën patronatin e Princit të Kurorës së Abu Dhabit. Ndërsa, më herët ka shërbyer për tre vite si Bashkëpunëtor i Jashtëm në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Ensar Suma

Ensar Suma punon si këshilltar ligjor. Studimet universitare në nivelin B.A i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ndërsa studimet master LL.M, i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në programin “E drejta Kushtetuese dhe Administrative”. Ka qenë dhe vazhdon të jetë aktivist i të drejtave të njeriut. Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar artikuj nga fusha e drejtësisë në revista të ndryshme!

Elvin Blakaj

Elvini ka punuar në organizata ndërkombëtare dhe OJQ lokale që nga viti 2009 e tutje në pozicione të shumta dhe filloi të jepte mësim në shkenca politike në vitin 2016 në Kolegjin ISPE. Gjithashtu, ai punon si shkrimtar kontribues për një gazetë lokale online – Kosovo 2.0. Elvini është shkencëtar politik me master në Politikë Evropiane dhe Integrim Evropian. Fusha e tij e specializimit është brenda marrëdhënieve ndërkombëtare me një fokus të veçantë në ndërveprimin e së drejtës ndërkombëtare dhe strukturën politike të shteteve moderne. Brenda karrierës së tij, Elvini fitoi një numër bursash për arritjet e tij akademike, nga organizata të tilla si: fondacioni IPKO, K.A.S. gjermane dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian. Këto arritje i lejuan atij të botonte një kapitull libri në vitin 2018 si bashkautor me shtëpinë botuese prestigjioze Edwar Elgar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, ai po punon për botimin e shumë punimeve shkencore në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike në revista të huaja të shquara.

Flutura Kusari

Flutura Kusari është juriste e së drejtës së medias dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet që ndërlidhen me lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë dhe avokon për mbrojtje të gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Flutura punon si këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) në Leipzig, Gjermani. Përgjatë punës së saj, ajo ka mbështetur qindra gazetarë në Europë që ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe të tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane për legjislacion dhe politika më të mira për mediat dhe gazetarët. Flutura është një ndër themelueset e Koalicionit Kundër Padive SLAPP në Europë (CASE) dhe shërben si eksperte për Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës në draftimin e legjislacionit kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike. Ajo ka doktoraturë në të drejtën e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjikë.

Fjoralba Miraka

Fjoralba Miraka është një studjuese e filmit të Hollivudit në vitet e Rilindjes (në fund të viteve 1960 – mesi i viteve 1970) në Fakultetin e Medias, Gjuhës, dhe Kulturës të Universitetit Roehampton në Londër. Ajo mban një Master në Letërsinë dhe Kulturën Amerikane si dhe një Bachelor në Gjuhën Angleze, të dy dimploma nga Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi. Në 2021 studimi i saj The Great Shift in Hollywood Cinema: Men, Women, and Genre Revisionism of the American New Wave u botua nga shtëpia botuese Bloomsbury Academic, kurse në 2020 kapitulli i saj Historia e Teorisë Feministe së Filmit u botua në Enciklopedinë e parë Ndërkombëtare të Gjinisë, Medias, dhe Komunikimit nga Wiley Blackwell. Në 2019 studimi i saj Gender, Genre, and Class Politics in Barbara Loden’s Wanda (1970) u botua në portali akademic MAI: Feminism and Visual Culture

Frymezim Isufaj

Frymëzim Isufaj ka një dekadë përvojë në politikën e jashtme dhe diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Më parë, ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shefit të Misionit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, D.C., ku luajti një rol kyç në avancimin e mbështetjes së SHBA-së për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt. Më herët në karrierën e tij diplomatike, Z. Isufaj shërbeu si Këshilltar për Çështje Politike dhe Ekonomike në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Gëzim Selaci

Gëzimi Selaci është ligjërues në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike në Prishtinë, Londër dhe Budapest. Specializimi i tij ka të bëjë me legjitimimin e pushtetit dhe ndërtimin e shtetit. Interesimi i tij përqëndrohet tek politika dhe pushteti në shoqëri nga perspektiva ndërdisiplinore dhe shtrihet tek të kuptuarit e pranimit/mospranimit të autoritetit, dinamikës së identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik.

Gazmend Berlajolli

Gazmend Bërlajolli është i lindur në Pejë. Studimet themelore për Gjuhësi i ka mbaru në UCL të Londrës, kurse studimet Master, po për Gjuhësi, në Universitetin e Prishtinës. Punon si redaktor tekstesh, përkthyes dhe interpret i pavarur.

Jeton Neziraj

Jeton Neziraj, dramaturg, ka qenë Drejtor Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, kurse aktualisht është drejtor i Qendrës Multimedia në Prishtinë, një asociacion që merret me letërsinë dhe teatrin. Ai ka shkruar mbi 20 drama, të cilat janë vënë në skenë në Kosovë dhe jashtë saj, në Evropë e në Amerikë, e po ashtu janë përkthyer dhe botuar edhe në mbi 15 gjuhë të tjera.

Luljeta Plakolli-Kasumi

Luljeta është profesoreshë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron lëndët e të drejtës së pronësisë intelektuale, të drejtës tregtare dhe kontraktore dhe të drejtës së arbitrazhit. Fusha e saj e specializimit është pronësia intelektuale (PI), dhe fokusi aktual kërkimor është ndërlidhja në mes të PI, metaversit dhe Inteligjencës Artificiale (AI).

Lazar Tripinović

Lazar was born and raised in Belgrade, Serbia. He received his education in a bilingual grammar school in his hometown, before moving to an international school in Tanzania. He is pursuing a double major in International Affairs and French Studies, with a minor in Political Economy at Lewis & Clark College. Expatriation from a young age provided him with a dynamic education and ensured a cross-cultural perspective. He is currently studying parallely at Middleburry Cameroon and Université catholique d’Afrique centrale in Yaoundé, Cameroon.

Latif Mustafa

Latif Mustafa ka përfunduar studimet në fushën e filozofisë pranë Universitetit të Prishtinës. Ai, po ashtu, ka qenë asistent hulumtues në kuadër të Institutit të Aleancës së Qytetërime në Stamboll. Ka qenë autor i emisionit filozofik PikëPamje, autor dhe publicist i analizave socio-politike të botuara në shtypin e Maqedonisë së Veriut. Së fundi, ai është angazhuar si kritik në revistën për teorinë, historinë dhe kulturën e filmit – Kinopis, e cila botohet në kuadër të Kinotekës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai, është aktivist dhe ligjërues në fushën e edukimit mediatik në kuadër të projekteve të shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut.

Mehdi Sejdiu

Mehdi Sejdiu doktorand i Shkencave Politike në Universitetin e Heidelbergut. Ai studioi Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Şehir të Stambollit (BA) dhe Universitetin e Heidelberg (MA). Ka punuar si këshilltar politik i Zëvendëskryeministrit të Parë të Kosovës (2021 – 2023) duke koordinuar më së shumti çështjet Kosovë – BE, përfshirë përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave. Ai është alumni i programeve si IPS nga Bundestagu Gjerman, Akademia Diplomatike e Vjenës dhe TEFF nga Stiftung Mercator. Mehdiu ka punuar në disa institute kërkimore në Gjermani dhe Kosovë, ndër të tjera në Institutin për Shkenca Politike në Heidelberg, Grupin për Hulumtim të Politikave Ballkanike dhe Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Miodrag Marinković

Miodrag “Miki” Marinković është themelues dhe drejtor i Qendrës për Veprim Shoqëror Afirmativ – CASA. Ai ka lindur në vitin 1975 në Prishtinë dhe është aktivist civil me përfunduar studimet në drejtësi.

Gjatë karrierës së tij, ka punuar si këshilltar politik në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (2011–2016). Para kësaj, ka qenë i angazhuar në të njëjtin rol në sektorin politik të EULEX-it (2009–2011) dhe në Zyrën Ndërkombëtare Civile (2007–2009).

Ai është gjithashtu autor i shumë punimeve kërkimore që trajtojnë pozitën e komunitetit serb në Kosovë, si dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Miloš Pavković

Miloš Pavković është një shkencëtar politik me specializim në rajonin e Evropës Juglindore, politikën krahasuese, regjimet hibride dhe politikën e BE-së. Studimet bachelor dhe master për shkenca politike i kreu në Universitetin e Beogradit. Ai kaloi një vit në Universitetin e Grazit si student në Erasmus dhe mbrojti tezën e magjistraturës (De)konsolidimi i shtetësisë së Kosovës në kontekstin e negociatave bashkëkohore ndërmjet Qeverive të Kosovës* dhe Serbisë. Ai kreu masterin e dytë në shkencat politike në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU). Ai është bashkëautor i publikimit Elementet kryesore të nevojshme për përparimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Miloš aktualisht është i punësuar si studiues në Qendrën e Politikave Evropiane (CEP), Beograd dhe shërben si Ambasador i Ri i Evropës në Ballkanin Perëndimor.

Naim Jakaj

Naim Jakaj ka studiuar Sociologji dhe Drejtësi. Ai ka një përvojë të gjatë të punës në Kuvendin e Kosovës, si koordinator dhe si këshilltar në fushën e praktikës parlamentare, çështjeve sociale dhe të drejtësisë në Kosovë. Aktualisht është hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi në kuadër të Programit Qeverisja e mirë.

Sefer Zogaj

Sefer Zogaj ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik. Gjatë shkollës së mesme ka filluar të shkruaj vështrime për Gazetën “Epoka e Re”, më pas edhe për mediat e Shqipërisë si “Albeu” dhe “Shekulli”. Ai është në përfundim të studimeve master në Fakultetin Ekonomik. Gjatë studimeve ka punuar në një mori mediash si Intro, Ballkani, Insajderi.com, Shqip.com dhe tash KTV. Seferi është poashtu pjesë e shoqërisë civile përmes Institutit për Kërkime Ekonomike. Përveç kësaj, e ka menaxhuar edhe një biznes të vogël “Gift of Heart” që kryesisht është marrë me shitje online. Interesimi i tij kryesor në jetë është studimi i shkencave sociale.

Seb Bytyçi

Dr. Seb Bytyci ka përvojë udhëheqëse në hulumtim shkencor dhe mësimdhënie për më shumë se dy dekada, përfshirë angazhime me University of London/LSE, University of York, University of Winchester, William College, IPOL Institute, si dhe Police Federation of England and Wales. Ai ka qenë gjithashtu i përfshirë në avokim praktik dhe ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare si OKB, UNDP dhe OSBE.

Seb ka doktoraturë (PhD) nga University of York; një Master në Administratë Publike (MPA) në Analizë Politikash dhe Çështje Krahasuese & Ndërkombëtare nga Indiana University (Bloomington), si dhe një MES në Integrim Evropian dhe Rajonalizëm nga University of Graz/EIPA/EURAC.

Hulumtimi i tij i doktoraturës është fokusuar në institucionet në vende në tranzicion, ndërsa fushat e tij të interesit përfshijnë ndërtimin e institucioneve efektive dhe lidershipin, çështjet e BE-së dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, zgjidhjen e konflikteve, shtetin zhvillimor dhe proceset e transformimit shoqëror.

Violeta Zefi

Violeta Zefi ka ndjekur studimet themelore dhe ato master, në fushën e Psikologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2017 ka përfunduar studimet e doktoratës në Masaryk University, Republikë Çeke. Aktualisht është ligjëruese në Kolegjin “UBT”, dhe në të njëjtën kohë ndjek specializimin në fushën e “Psikologjisë Klinike”. Nga viti 2006 ka punuar për organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Përpos ligjërimit ajo punon edhe si Psikologe në Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS (në kuadër të Global Fund për HIV/AIDS) dhe njëkohësisht është e angazhuar si psikologe, konsulente dhe trajnere në projekte të ndryshme.

Visar Xhambazi

Visar Xhambazi ka qenë i angazhuar si studiues, konsulent dhe menaxher projektesh në organizata të ndryshme jofitimprurëse. Aktualisht punon si menaxher projektesh në Sbunker, një organizatë mediatike jofitimprurëse në Kosovë që mbulon politikën, ekonominë, kulturën dhe shoqërinë.

Në janar të vitit 2023, ai u bë pjesë e Wilson Center Transatlantic Writers’ Group në Washington D.C. Ka përfunduar studimet master në studime ndërkombëtare në Old Dominion University në Virginia, SHBA.

Hulumtimi i tij fokusohet në rolin e aktorëve jo-shtetërorë në avancimin e dialogut Kosovë–Serbi përmes diplomacisë Track Two, një qasje nga poshtë-lart që përfshin aktorë me ndikim jashtë institucioneve shtetërore. Studimi i tij bazohet në metodologji cilësore, përfshirë intervista me palë të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, si dhe analizë teorike të diplomacisë Track Two.

Xhemajl Rexha

Xhemajl Rexha është gazetar nga Kosova. Aktualisht është kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Nga viti 2005 deri më 2020 ka punuar në Kohavision, ku ka mbajtur disa pozita, përfshirë atë të kryeredaktorit, ndërsa më pas ka qenë drejtor i informacionit në Kanal10. Rexha njihet si reporter dhe analist i aftë, i fokusuar në çështje politike, sociale dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit. Ai është i përkushtuar ndaj promovimit të lirisë së medias në Kosovë dhe ka kontribuar në mentorimin e gazetarëve të rinj, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e tij për të forcuar sektorin mediatik në vend. Për punën e tij është vlerësuar me disa çmime, duke u renditur ndër gazetarët më të spikatur në Kosovë.

Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi ka studiu Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës, kurse magjistraturën për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në programin e përbashkët studimor të Universiteteve të Bolonjës dhe të Sarajevës. Është autor i shumë botimeve (librave dhe artikujve). Në vitin 2010 ka botuar biografinë e paautorizuar të Adem Demaçit, i cili ka kaluar 28 vjet nëpër burgjet jugosllave. Kohët e fundit, ka botu shumë artikuj brenda e jashtë vendit rreth historisë së Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë dhe në vendet përreth Kosovës – Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani është duke shkruar biografinë e Ibrahim Rugovës, udhëheqësit të shqiptarëve të Kosovës 1989-2006.

Donatorët

Memorandumet dhe Konsorciumet

Raportet Financiare

Kontakt

1 Step 1
keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right

Adresa: Rr. “Rexhep Mala” nr.11, Prishtinë 10000 Kosovë.

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.