Llatinka Peroviç është historiane dhe ish politikane serbe e lindur në vitin 1933. Peroviç ka qenë sekretare e përgjithshme e Lidhjes Komuniste të Serbisë gjatë periudhës 1968-1972. Më 1972 LKJ e përjashtoi nga pozita me akuzën se ishte për së tepërmi liberale. Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990, Peroviç ishte një prej kritikeve më të ashpra të nacionalizmit serb, e posaçërisht Slobodan Millosheviqit dhe regjimit të tij. Që prej 1993 ajo është kryeredaktore e revistës Rrymat e Historisë [Tokovi Istorije].