Ne e mendojmë traditën si diçka që na vjen nga e kaluara e largët dhe që e trashëgojmë nga brezat e shkuar. Mirëpo, praktika të caktuara kulturore, rituale të cilat popujt e kombet i mendojmë si të lashta, në të vërtetë, janë risi të vonshme. Historiani Eric Hobsbawm këtë dukuri e ka quajtur “shpikje e traditës”. Kjo është një përmbledhje e argumentit bosht të librit “Shpikja e traditës” të redaktuar dhe me kontribute nga historiani Eric Hobsbawm dhe afrikanisti Terrence Ranger, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2014 me përkthim të Enis Sulstarovës dhe Doan Danit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet përkthyesi i librit Enis Sulstarova, profesor i shkencës politike në Universitetin e Tiranës.
Linku në Anchor.