Flutura Kusari është juriste e së drejtës së medias dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet që ndërlidhen me lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë dhe avokon për mbrojtje të gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Flutura punon si këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Europiane për
Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) në Leipzig, Gjermani. Përgjatë punës së saj, ajo ka mbështetur qindra gazetarë në Europë që ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe të tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane për legjislacion dhe politika më të mira për mediat dhe gazetarët. Flutura është një ndër themelueset e Koalicionit Kundër Padive SLAPP në Europë (CASE) dhe shërben si eksperte për Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës në draftimin e legjislacionit kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike. Ajo ka doktoraturë në të drejtën e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjikë.
Më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i cili parasheh ndryshim rrënjësor të mënyrës...
Ligji për media nuk është i nevojshëm në Kosovë, sepse veprimtaria e mediave kosovare është përgjithësisht e rregulluar me ligje të veçanta. Nisma ligjore...
Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, i aprovuar javën e kaluar në qeveri, është ndër më të avancuarit në Europë. Duke pasur parasysh shkallën e...
Padia që vjen nga Suhareka kundër ish-Presidentes Jahjaga, që është ligjërisht lehtë e mposhtshme, është paqëllimshëm e dobishme: ajo e mban në publik temën...
Gabimet procedurale të ish-kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, detyruan Kushtetuesen të mos pranojë në shqyrtim një rast për të drejtën e...
Paditë e fundit që kërkojnë nga gazetarët dhe mediat mijëra euro dëmshpërblime për cenim të reputacionit sinjalizojnë arritjen e Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike...
Nenet e tërhequra të projektligjit që mundësonin burgosjen e atyre që shpifin kundër shtetit dhe fyejnë simbolet dhe institucionet shtetërore, nuk ishin në përputhje...