Luljeta është profesoreshë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron lëndët e të drejtës së pronësisë intelektuale, të drejtës tregtare dhe kontraktore dhe të drejtës së arbitrazhit. Fusha e saj e specializimit është pronësia intelektuale (PI), dhe fokusi aktual kërkimor është ndërlidhja në mes të PI, metaversit dhe Inteligjencës Artificiale (AI).
Të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimeve marramendëse teknologjike të viteve të fundit, ku shohim se si shumë shkathtësi njerëzore janë duke u përforcuar dhe...