Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aktivitete

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Artistë dhe Refugjatë”

Më 16 maj, 2024, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” u hap ekspozita, “Artistë dhe Refugjatë”, në kuadër të projektit që bashkoi shtatë artistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, të cilët në mars udhëtuan në Rumani për t’i dëgjuar historitë e refugjatëve ukrainas.

“Artistë dhe refugjatë” është një udhëtim emocional përtej kufijve, duke transformuar historitë e thella të refugjatëve ukrainas në vepra arti. Veprat e ekspozuara përfshijnë nga format e qarta skulpturore e pikturat në teknika dhe qasje të ndryshme, e deri tek monodrama me pyetjen “Kush e do tokën time”.

Projekti është një përpjekje e përbashkët nga Sbunker (Kosovë), Qendra për Art Bashkëkohor (Maqedonia e Veriut) dhe Rrjeti i Integrimit të Grave (Rumani), me mbështetjen e Programit të Aktivizmit Dixhital TechSoup.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorë deri më 22 maj, 2024.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.