Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aktivitete

Point Conference dhe Global Fact Conference

Fitim Gashi, menaxheri i projektit në Sbunker, së fundi mori pjesë në dy konferenca të mëdha: Point Conference dhe Global Fact Conference. Këto ngjarje mblodhën së bashku ekspertë të fokusuar në strategjitë për të mbrojtur të vërtetën dhe për të luftuar përhapjen e dezinformatave në epokën dixhitale.

Gjatë Point Conference, të mbajtur nga 24-26 qershor, Sbunker prezantoi gjetjet mbi dezinformimin dhe propagandën në lidhje me Kosovën si pjesë e projektit Western Balkans Anti-Disinformation Hub.

Global Fact Conference, samiti vjetor më i madh dhe më me ndikim në botë për verifikuesit profesionistë të fakteve, u zhvillua nga 27-29 qershor. Në edicionin e e 11-të, verifikuesit e fakteve u mblodhën në Sarajevë për të diskutuar sfidat në mbarë industrinë, për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të gjetur zgjidhje bashkëpunuese me qëllimn të përmirësimit të ekosistemit të informacionit.

Pjesëmarrja e Sbunker-it në këto konferenca nënvizon përkushtimin e organizatës për të promovuar verifikimin e fakteve, edukimin mediatik dhe shpërndarjen e informacioneve të sakta.

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.