Globalizimi, më saktë institucionet politiko-ekonomike që menaxhojnë globalizimin, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, kanë edhe ndikimet e dëmshme për vendet të cilat më së shumti kanë nevojë të përkrahen në kontekst të ekonomisë së tregut global. Njëri nga autorët që kanë hetuar këto ndikime negative ekonomike në vendet në zhvillim është ekonomisti Joseph Stiglitz në librin e tij “Globalizimi dhe pakënaqësitë e shkaktuara prej tij” i përkthyer në shqip nga Adnan Kika dhe Ngadhnjim Berani dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2007. Për të diskutuar për këtë libër, na bashkohet Kushtrim Bekteshi, arsimtar i lëndëve sociologji dhe edukim mediatik në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.
![](https://sbunker.org/wp-content/uploads/2023/11/sbunker22.png)