Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Debunking

Pretendohet rrejshëm se BE-ja sulmon Kosovën me raketa

“NTV.al” ka pretenduar pa fakte se Bashkimi Europian (BE) po e sulmon Kosovën me raketa. Më 21 nëntor 2024, në një postim në Facebook, portali nga Shqipëria që ka shtrirje edhe në Kosovë, “NTV.al”, ka publikuar një video me titullin: “Senatori amerikan ngre alarmin / Rusia dhe Serbia, gati për kaos”. Në video është  edhe një artikull ku shkruan se “BE ’sulmon‘ Kosovën me raketa”. Përmbajtja e videos flet vetëm për kërkesat e BE-së ndaj Kosovës rreth dialogut me Serbinë, dhe nuk e mbështet pretendimin në titull. Duke mos ofruar të dhëna që mbështesin pretendimin në titull, artikujt e tillë kategorizohen si “clickbait” me përmbajtje keqinformuese, ku qëllimi është marrja e klikimeve dhe shkaktimi i hutisë te lexuesit/shikuesit.

Krejt çka jepet në video është deklarata e BE-së, që thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe jashtë dialogut të Brukselit dhe që, sipas tyre, çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë, ndërmjetësuesin e BE-së, si dhe të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe atë të vitit 2015. Në vazhdim të videos paraqitet edhe një pjesë e deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të ecë përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023, rrjedhimisht edhe të nisë hapat për themelimin e Asociacionit.

Mirëpo, në këtë lajm nuk janë ofruar të dhëna të tjera, të cilat mbështesin pretendimin në titull.

Lajmi u dha në të njëjtën ditë kur Ukraina njoftoi se Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale gjatë natës, duke shënjestruar qytetin Dnipro në pjesën qendrore-lindore të vendit. 

Kjo nuk është hera e parë që ky portal online keqinformon për zhvillimet në Kosovë.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.