Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Aktivitete

Shfaqet premiera e dokumentarit “IN PURSUIT OF TRUTH” në konferencën E-Society

Fitim Gashi, Udhëheqës i Projektit kundër Dezinformimit në Sbunker, mori pjesë si panelist me rastin e shfaqjes së premierës të dokumentarit “In Pursuit of Truth” në konferencën e-Society, të mbajtur më 10–11 dhjetor në Shkup, me temën “Integriteti në qendër të transformimit digjital”. Dokumentari është publikuar në kuadër të Western Balkans Anti-Disinformation Hub, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.

Shfaqjes së dokumentarit i parapriu një diskutim me anëtarët e Rrjetit Kundër Dezinformimit.

Fitim Gashi theksoi se: “me rritjen e shpejtë të mediave online është përshpejtuar dhe sofistikuar përhapja e dezinformatave. Informatat e rrejshme nuk përbëjnë vetëm sfidë mediale — në rastin e Kosovës është dëshmuar se ato përbëjnë kërcënim për sigurinë e janë pengesë në realizimin e objektivave strategjike”.

Rajoni mbetet i cenueshëm ndaj manipulimit të informacionit, prandaj bashkëpunimi dhe rrjetëzimi rajonal është thelbësor”, shtoi ai.

E-Society Conference

Konferenca e këtij viti mblodhi së bashku profesionistë të njohur në fushën e sigurisë kibernetike, inteligjencës artificiale, gazetarisë, verifikimit të fakteve dhe parandalimit të dezinformimit. Përmes diskutimeve, punëtorive, ligjëratave dhe aktiviteteve interaktive, pjesëmarrësit shtjelluan mënyra për të mbrojtur integritetin gjatë procesit të transformimit digjital.

 

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.