Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Aktivitete

Hackathon-i Digital Democracy Initiative 2025

Ekipi i Sbunker-it mori pjesë me sukses në Digital Democracy Initiative Hackathon 2025 në Bangkok, Tajlandë, një ngjarje ndërkombëtare që bashkon profesionistë dhe organizata për të zhvilluar zgjidhje inovative që fuqizojnë shoqërinë civile dhe forcojnë demokracinë digjitale.

Në kuadër të kësaj nisme, Sbunker-i prezantoi projektin inovativ “Paketa e Komunikimit për Sulmet ndaj Dezinformatave”, i krijuar për të nxitur shpërndarjen e informacionit të saktë dhe për të përmirësuar koordinimin në përgjigjen ndaj fushatave të dezinformimit apo sulmeve digjitale.

Hackathoni ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer përvoja me ekipe ndërkombëtare, për të mësuar nga praktikat më të avancuara dhe për të kontribuar në ndërtimin e një mjedisi informativ më të sigurt dhe më transparent.

Ngjarja u mbështet nga CIVICUS, në partneritet me Metamorphosis Foundation dhe Civic Literacy Initiative.

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.